Connect with Us

Tentoi të arratisej nga burgu i Sigurisë së Lartë, flet Gëzim Toma/ Ky është qëllimi im, detyra juaj të më ruani

Kronika

Tentoi të arratisej nga burgu i Sigurisë së Lartë, flet Gëzim Toma/ Ky është qëllimi im, detyra juaj të më ruani

Publikuar

-

Gëzim Toma, një i dënuar në burgun e Peqinit me 20 vite burg për vrasje dhe grabitje ka folur pas tentativës për arratisje nga burgu i Sigurisë së Lartë.

Burime mediatike bëjnë me dije se se në hetuesi Toma është shprehur që arratisja është qëllim i tij dhe se detyra e policisë është ta ruajnë.

“Ky është qëllimi im detyra juaj është të më ruani. Unë do të luftoj të kem lirinë në të gjitha format”, tha Toma.

Mësohet se Toma gjendet i izoluar pas tentativës për arratisje mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.

I burgosuri, Gëzim Toma është kapur nga punonjësit e burgut duke prerë hekurat e rrethimit gjatë kohës së pushimit./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U hoq si juriste dhe mori 50 mijë euro/ Arrestohet 36 vjeçarja në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një grua 36 vjeçare është arrestuar në Tiranë për “Mashtrim me pasoja të rënda”.
Në pranga është vënë shtetësja Amarilda Leka, 36 vjeçe, lindur në Permet dhe banuese në Tiranë.

Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qëndrore përcolli në Prokurorinë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të referuara regjistroi procedimin penal, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase.

Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë tek “Uji i ftohtë”/ Arrestohen 4 persona në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurmimi”.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari Dajko Canodemaj.

Në pranga janë vënë shtetasit: • D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë;
• A. G., 24 vjeç, banues në Fier;
• D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë;
• A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Minibusi përplas 11 vjecarin

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur sot në Roskovec ku një 11 vjeçar u përplas nga një minibus tip ‘Iveco’

I mituri E.V. po lëvizte me biçikletë, ndërsa drejtuesi i minibusit Ali Malka e ka përplasur me automjetin e tij. Si pasojë e aksidentit, makina ‘Iveco’ ka përplasur dhe një automjet tjetër ‘Audi’, i cili ishte parkuar anës rrugës.

11 vjeçari është dërguar në Spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi shoferin e ‘Iveco’-s.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M. ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE