LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

18 Tetor 2019, 06:16, Sociale CNA
Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Europa Juglindore është në ndikimin e presionit të lartë atmosferik, të cilat po mbajnë mot të qëndrushëm në territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira në shtim në Juglindje ku nuk përjshtohet mundësia e reshjeve të shiut.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  10/23°C

Zonat e ulëta 11/27°C

Zonat bregdetare 15/27°C/ CNA.al

Lajmet e fundit nga