LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studentët e Drejtësisë përfundojnë tek Liceu/ Detajet që u mbajtën larg mediave pas tërmetit

18 Tetor 2019, 08:09, Sociale CNA
Studentët e Drejtësisë përfundojnë tek Liceu/ Detajet

Që prej datës 21 shtator Universiteti i Drejtësisë ka dalë jashtë funksionit, pas tërmetit që shkundi vendin.

CNA.al ka mësuar se studentët e këtij universiteti, këtë vit akademik e kanë filluar jashtë auditoreve të kësaj godine.
Si pasojë e tërmetit, muret e klasave kanë pësuar dëmtime të mëdha duke bërë kështu që të mos funksionojnë për dhënien e lëksioneve.

Që prej ditës së hënë kur filloi viti i ri akademik, studentëve të Drejtësisë nuk i lejohet të hyjnë në klasat e këtij universiteti pasi ka rrezik.

Ndërkohë mësimi zhvillohet në ambientet e Liceut artistik. Studentët janë të detyruar të shkojnë të ndjekin leksionet tek Liceu pasi universiteti i tyre nuk është i sigurt.

Kjo situatë mesa duket është mbajtur e fshehtë dhe larg syrit të mediave. Deri tani nuk është marrë asnjë masë ndërkohë që klasat qendrojnë të kyçura dhe para tyre është vendosur shiriti ?Ndalohet hyrja?.

Kujtojmë se pas tërmetit edhe gjendja tek Fakulteti i Gjeologji-Minierave ishte alarmante pasi godina pësoi dëme të parikuperueshme nga lëkundjet./CNA.al

Lajmet e fundit nga