Connect with Us

Skena të frikshme/ Luftë mes kartelit të drogës dhe policisë, për shpëtimin e djalit të El Chapo

Bota

Skena të frikshme/ Luftë mes kartelit të drogës dhe policisë, për shpëtimin e djalit të El Chapo

Publikuar

-

Një luftë e vërtetë si nëpër filma ka shpërthyer në Culiacan, kryeqendra e Shtetit meksikan të Sinaloa, ku një patrullë policie ka gjetur vendin ku ndodhej Ovidio Guzman Lopez, djali 20-vjeçar i Joaquin “El Chapo” Guzman, lideri i kartelit të drogës, i cili ndodhet në burg në SHBA.

Ministri i Sigurimit, Alfonso Durazo tha se një patrullë nga policia e militarizuar e Gardës Kombëtare fillimisht u sulmua nga brenda një shtëpie në qytetin e Culiacan.
Pasi hynë në shtëpi, gjetën katër burra, duke përfshirë Ovidio Guzman, i cili akuzohet për trafik droge në Shtetet e Bashkuara.

Burra të tjerë të armatosur të lidhur me kartelin kanë ndërhyrë, duke hapur zjarr me forcat e sigurisë për të liruar të riun.
Njëkohësisht, luftëtarët zbritën nëpër qytet, duke luftuar policinë dhe ushtarët gjatë ditës si dhe duke djegur automjete.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Haradinaj përkujton vëllain e rënë dëshmor/ Publikon foton e 23 viteve më parë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij në ditën e lindjes duke u kthyer 23 vite më pare.

Haradinaj ka publikuar një foto në të cilën është bashkë me të vëllain

“Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt”, shkruan jaradinaj

LEXO EDHE:  Netflix ka një “konkurrent”/Apple i hap ‘luftë’ gjigantit të filmave

Kujtojmë që i vëllai i Haradinajt ra dëshmor gjatë luftës së Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthen autobomba/ 14 të vdekur në Siri

Publikuar

-

Të paktën 14 persona, mes të cilëve 9 civilë, kanë mbetur të vrarë pas një shpërthimi në veri-lindje të Sirisë.

Lajmin e bën me dije organizata kombëtare për të drejtat e njeriut, me qendër në Londër.

Bomba ka shpërthyer në një stacion autobusësh dhe taksish.

Atentatet e këtij tipi kanë shkaktuar shumë viktima në muajt e fundit në zonat e kufirit me Turqinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuçiç dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd, bëri të ditur të shtunën, AFP. Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se „tani Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore”, por nuk dha të dhëna të tjera. Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiç ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë.

LEXO EDHE:  E rrallë/ 12 vjeçari pranohet në Universitet

Vuçiç ka qenë kryeministër serb nga viti 2014-2017, deri kur u ngjit në postin e presidentit. Sipas kushtetutës serbe, presidenti ka një rol të gjerë përfaqësuese, por Vuçiç konsiderohet, si njeriu që ka fijet në dorë në Serbi. Opozita dhe organizatat joqeveritare e akuzojnë atë për stil autoritar të qeverisjes dhe kufizim të lirisë së mediave.

LEXO TE PLOTE