LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen deputeti Maliqi/ Ed "sharlatani", përgjegjës për dështimin e negociatave

18 Tetor 2019, 19:00, Politikë CNA
Shpërthen deputeti Maliqi/ Ed "sharlatani", përgjegjës

Mosçelja e negociatave të Shqipërisë me BE ka indinjuar dhe deputetin e listës së PD-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi. Lidhur me “jo”-në e sotme e unionit europian deputeti Maliqi ka postuar një mesazh në faqen e tij në rrjetet sociale, duke shprazur gojën në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e bën përgjegjës të vetëm për dështimin.

“Negociatat nuk hapem nga Edi Mavrija. Paturpësitë, intrigat, servilizmi, lëpirja që u bëri piktori i dështuar më i paafti dhe më i korruptuari në vend për dy ditë në Bruksel kancelarive evropiane që po i mbyllin dyert dhe po i tregojnë që nuk ka më vend si KM i shqiptarëve.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojne hapjen e negociatave. Përgjegjësia për mos hapjen e tyre mbetet e këtij sharlatani të babëzitur, që na turpëroi me shallvare, mjekërr, atlete ,çitjane dhe zgërdhirje.

Europa po e thotë qartë që nuk po hapen negociatat se populli, opozita, shoqeria civile duhet te ngrihen ne kembe per zgjedhje te lira e te ndershme me ndryshim sistemi si garanci e Demokracise. Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me sistem drejtesie te kapur, me kryeprokurore mbi 2 vjet te komanduar e zgjedhur ne sherbim te Rilindjes, me institucione te kapura, me korrupsion galopant, varferi, pasiguri, shpopullim, vendi i pare ne bote si azilkerkues,i mbushur me droge,ku jane kapur e po kapen tonelata me droge ne komteniere, ne brigjet e Italise e Greqise, ne Turqi, Brazil, Gjermani, Hollande, Angli etj, kncesionet miliona euro, kercenimet ndaj qytetareve dhe opozites dhe burgosja e tyre dhe e te varferve, zgjedhjet moniste lokale, lista me deputete e kryebashkiake me te shkuar kriminale ,dosjet “334” dhe “189” të përgjimeve të Bild etj., janë shkaku i mos hapjes se negociatave me BE.
Dhe te gjitha keto kane lidhje dhe jane drejtperdrejt pergjegjesi e Kryeministrit me te korruptuar e më të dështuar, Edi Mavrija”, shkruan deputeti Maliqi./CNA.al

Lajmet e fundit nga