LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në konferencë të jashtëzakonshme për mediat/ A do të japë dorëheqje ?

18 Tetor 2019, 12:33, Politikë CNA
Rama në konferencë të jashtëzakonshme për mediat/ A do

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj do të dalin në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pasditen e sotme, në orën 17:00.

Rama do dalë në konferencë për mediat, pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën një marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndërkohë, kujtojmë këtu se Agjencia Italiane e Lajmeve, ANSA, raportoi sot se nga burime diplomatike në BE, pas dështimit për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Po kryeministri Edi Rama do të japë dorëheqje pas dështimit për hapjen e negociatave me BE?

Gjithçka pritet të sqarohet në konferencën për mediat që do të mbajë pasditen e sotme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga