Connect with Us

“Qeveris si një harbut i vërtetë”/ Ish ministri i Drejtësisë shpërthen ndaj Ramës

Politikë

“Qeveris si një harbut i vërtetë”/ Ish ministri i Drejtësisë shpërthen ndaj Ramës

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj qendrimit justifikues që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, lidhur me moshapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, manjani e etiketon ironikisht Ramën si “udhëheqës”, ndërkohë që nuk ngurron ta quaj dhe “harbut të vërtetë, që qeveris pa votën e shumicës së shqiptarëve”.

“Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.

Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme të negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.

Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.

Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.

Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.

Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.

Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.

Të paktën pranojmë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!

Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!

Enough is enough!”, përfundon statusi i ish ministrit manjani./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“GJK dhe Gjykata e Lartë në duart e një personi”/ Juristi i njohur zbardh prapaskenat e politikës

Publikuar

-

Nga

“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është i pamundur, pasi që nuk janë numrat për funksionimin e saj”, kështu është shprehur gjatë një bisede në studio juristi Sokol Azizi.

Sipas Azizit, nuk është respektuar radha për përzgjedhjen e anëtarëve të kushtetueses, ndërsa qeveria ka gjetur justifikimet e duhura për ta ndërlikuar situatën me çështjen e afateve prekluzive.

Duke e shpjeguar në mënyrë të thjeshtuar procedurën e zgjedhjes së anëtarëve , për Azizin, kjo tentativë e fundit, për përzgjedhjen e anëtarve të Gjykatës Kushtetuese, duke mos respektuar normat ligjore është tregues i qartë se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë po tentohet të kapen nga dora e një personi.

“Gjërat janë më të thjeshta sesa i komplikojnë këta. Është një drejtëz në të cilin qëndron Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, nga e cila pritet të dalin nga 3 përfaqësues për secilin. Secili sipas rradhës, nuk kanë pse lodhen së tepërmi me politikë për afate prekluzive.

Radhën e kishte Presidenti e bëri, radhën e ka tashmë Kuvendi dhe më pas Gjykata e Lartë.

I drejtohet kushtetuesja Gjykatës së Lartë për anëtarë, nëse nuk ka kthehet përgjigje përmes kancëlarit.

Këto janë gjëra të shkruara në Kushtetutë. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon punë më pas me firmën e Presidentit.

Tani si është proceduar: zgjodhi Presidenti, zgjedh Kuvendi 2 anëtarë. Po ku është parë kjo? Nejse këta i gjëjnë edhe argumentat për ta mbështetur këtë veprim, padyshim që i gjejnë, por kjo nuk është çështja.

Problemi nuk është se ekspertët e huaj janë më të mirë se shqiptarët.

Këta kanë prodhuar një ligj që mjafton ta lexosh e kupton. Pastaj afatet prekluzive janë 5 ditor 30 ditor dhe ta gëzojmë gjykatën kushtetuese.

Nëse në këtë çështje jemi të drejtpërdrejt, kjo do të ndihmonte edhe mazhorancën.

Vendosja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në duart e një njeriu, tashmë është një fakt i padiskutueshëm.

Sot Gjykata e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk ekziston, Gjykata Kushtetuese është në dorë të mazhorancës, opozita është inekzistente, njerzit janë në hall, ky është i gjithë problemi. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse nga 9 anëtar zgjidhen 6. Dhe nëse njëri nga këta del nga çështja, nuk formohet kuorumi i duhur për të trajtuar këtë çështje. Nuk janë numrat për funksionimin e saj”, është shprehur juristi Sokol Azizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Lame i vërsulet çunit të Fahriut/ Ligjin e votoi qeveria juaj

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Klevis Balliu e mbronte me fanatizëm çështjen e banorëve të “Unazës së re” , ku tregoi dhe një foto ku gjysma e një godine ishte legalizuar  dhe gjysma tjetër jo, ka ndërhyrë Artan Lame, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke hedhur poshtë pretendimet.

Në një lidhje me emisonin “Opinion” Lame u shpreh se ligji është votuar që nga koha e Berishës dhe se qytetarët kanë abuzuar duke bërë legalizime të jashtëligshme, ose jashtë limitit të kohës.

“Gjysëm të vërtet nuk bëjnë një të vërtetë. Duhet të dijë kur është bërë leglizimi i asaj ndërtese.

Nëse legalizimi i atij gjysmë objekti është bërë para viti 2013, se unë e kam thënë disa herë, janë bërë disa legalizime të jashtëligjshme ose jashtë limitit të kohës. Për çdo objekt ka një arsye.

Projekti fillestar i Unazës ka qenë më i ngushtë dhe më pas, në kohën e zotit Berisha, projekti u zgjerua. Është e vështirë për qytetarin ta kuptojë nga telefoni.

Nga kopshti Botanik tek pallati me shigjeta hapësira ishte në rregull, pjesa tjetër ishte e ngushtë dhe  u vendos që të ndryshohej projekti. Kjo u shfrytëzua dhe u bënë legalizime të paligshme muajt pak para se ndryshohej projekti” thekoi Lame në “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dhunuan invalidin dhe një tjetri i thyen kockat e këmbës”/ Klevis Balliu flet me emra

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një lidhje me emisionin “Opinion” ka mohuar se gazi lotësjellës është hedhur nga banorët e Unazës, vepër për të cilën policia shoqëroi dhe 13 persona.

Sipas Balliut, ka qenë policia ajo që i ka goditur banorët me gurë, ndërsa u shpreh se kush flet kundër banorëve është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i kane bërë.

Kush flet për ta sot është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri. Arta Marku nuk ka thirrur qoftë një njeri që të merret me këtë çështje nga kaq muaj. Tenderi ri i Salillari është në shkelje flagrante të ligit.

Këtu kemi një banesë, njëra pjesë që është një qytetari është e legalizuar dhe tjera e palegalizuar. Më thuaj tani, kujt do ja japësh parat? Edhe atij me letra edhe atij pa letra i ke hedhur gaz lotësjellës sot?” u shpreh Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE