Connect with Us

“Platformë bashkëpunimi me maxhorancën?”/ Basha kërcënon Ramën

Politikë

“Platformë bashkëpunimi me maxhorancën?”/ Basha kërcënon Ramën

Publikuar

-

Në bashkëbisedim me gazetarët, referuar një platforme të mundshme bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama për Reformën Zgjedhore, kryedemokrati  Basha është shprehur se: “Propozimin për Reformën Zgjedhore e kanë mbi tavolinë. Tani dy rrugë i mbeten,  ta zbatojnë dhe t’i binden ose të hapin krahun. Nuk ka negociata me mazhorancën për Reformën Zgjedhore sepse nuk ka mekanizëm. Mekanizmi që ne kemi propozuar është lënë pa përgjigje.”

“Kësaj pyetje i kemi dhënë përgjigje prej më shumë se një viti dhe me udhërrëfyesin për hapjen e negociatave e kuptojmë qartë se e kujt është përgjegjësia. Ne si opozitë e përqafojmë këtë dokumet të Bundestagut gjerman, për zbatimin e Reformës Zgjedhore,  si një hap për daljen nga kriza.

Kërkojmë zbatimin e Reformës Zgjedhore pa lojra, pa hilera, pa mashtrime dhe propogandë për një demomkraci të vërtetë. Vetëm kështu Shqipëria do të jetë e shqiptarëve.

Është fare e qartë për ne rruga përpara. Për ne dhe këdo që e do Shqipërinë.

Ne kemi bërë një propozim për Reformën zgjedhore. Nuk jemi në pritje.

Propozimin për Reformën Zgjedhore e kanë mbi tavolinë. Tani dy rrugë i mbeten,  ta zbatojnë dhe t’i binden ose të hapin krahun.

Nuk ka negociata me mazhorancën për Reformën Zgjedhore sepse nuk ka mekanizëm. Mekanizmi që ne kemi propozuar është lënë pa përgjigje.”/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Debatet për Gjykatën Kushtetuese/ Basha i përgjigjet ftesës së Metës për takim

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për një takim për të diskutuar rreth situatës politike në vend dhe ngërçit të krijuar për Gjykatën Kushtetuese.

Report TV raporton se, takimi do të mbahet këtë të martë në Presidencë.

Ftesa zyratre e Metës ndaj opozitës jo parlamentare, në të cilën kërkohej një takim mes palëve para datës 20 nëntor, është pranuar nga këta të fundit.

Ndërkaq presidenti pritet të ketë një axhendë të mbushur me takime javën e ardhshme, pasi pas opozitës, pritet të zhvillohet një  takim me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), por edhe me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar mbi situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor.

LEXO EDHE:  Basha përsërit skenarin/ Sillet rreth Kryeministrisë

Kujtojmë se në daljet publike ditët e fundit, Meta ka folur me tone të ashpra ndaj opozitës joparlamentare, duke i akuzuar këta të fundit se me veprimet e tyre kanë treguar hapur se janë më pranë qeverisë sesa Presidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Petrit Vasili mesazh Xhafajt dhe Dvoranit/ “Ju pret fati i Katicës!”

Publikuar

-

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, i cili kritikoi sot anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, ku tha se ajo nuk ka respektuar vendimet e KED-së për anëtaret e rinj të Kushtetueses.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Xhafaj po tenton të mbrojë palaçollëkun e kreut të KED-së, Ardian Dvoranin, i cili sipas tij ka tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese për ta vënë më pas atë në shërbim të Rilindjes.

Ndërsa i krahasan këta dy të fundit me Janeva Katicën e Maqedonisë së Veriut.

Postimi i Vasilit:

Katica politike,qe mbron Katicen e KED dhe betimin te Bregu i Lanes! Sot Katica politike e reformes ne drejtesi Fatmir Xhafaj po guxon te mbroje palacollekun e Katices Dvorani Kryetar i KED, qe shkeli e dhunoi Kushtetuten e Ligjin per ti sherbyer kapjes se Gjykated Kushtetuese nga rilindja dhe per ta kthyer drejtesine ne pronen kriminale te saj.

Sot Katica politike guxon te shantazhoje edhe anetaret e KED ne mbrojtje te Katices Dvorani te KED. Mashtrimi publik arriti deri aty sa Katica politike te genjeje edhe per vendime te KED, qe nuk jane marre kurre si dhe per vendime qe KED e ka te pamundur me ligj qe ti marre dhe te shpalle fitues.

KED ka marre vendim vetem, qe vendimet e saj te publikohen ne faqen e Gjykates se Larte dhe kjo eshte e zeza mbi te bardhe e nuk e luan topi. Katica Dvorani dhe Katicat e tjera thjesht shnderruan Gazeten Zyrtare ne Landfill Zyrtar gje te cilin mbron sot Katica politike Xhafaj. Mbi Katicen Dvorani bie e gjithe pergjegjesia individuale penale per kete veprim dhe te shume te tjera ne funksion te rolit te tij ne puçin kushtetues duke filluar nga loja kriminale me dergimin e listave,manipulimin e vleresimit te kandidateve etj etj ndaj edhe do te pergjigjet deri ne nje.

LEXO EDHE:  Basha kundër integrimit/ Reagon deputeti gjerman

Katica politike Xhafaj, qe ben presion gjoja ne emer te reformes duke permendur vecanerisht partneret amerikane,eshte dita sot qe ti kujtojme se SHBA eshte simboli i drejtesise pavarur,te pakapur dhe te pashantazhuar. Katica politike nuk mund te shperdoroje e keqperdore dot më SHBA dhe ate qe ato simbolizojne, si alibi per te kapur drejtesine dhe Gjykaten Kushtetuese.

Katica politike, qe bekoi zgjedhjen antikushtetuese te Arta Markut,qe vuri Ministrine e Brendeshme ne funksion te vellait trafikant,qe deklaroi 24 ore perpara vazhdimin dinjitoz te reformave dhe 24 ore me pas iku me bisht ne shale flet sot per parime e per kushtetute.

Katica politike me shoke e cuan kushtetuten ne ate derexhe qe kandidatja e vetshpallur te betohej te Bregu i Lanes. Nje notere e thjeshte u tregua shume me dinjitoze se te gjithe Katicat e kapura te marra bashke. I gjithe populli i sheh me neveri Katicat e Bregut te Lanes, qe mbrojne njera tjetren dhe kerkon vec ndeshkimin e tyre./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhja e delegatëve të PS/ Denoncohet skandali: Më tepër vota se anëtarë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas procesit të zgjedhor për përzgjedhjen e 706 delegatëve të Kongresit të PS, që pritet të mbahet në fillim të vitit 2020.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetareje, e cila shprehet se “rezultatet e votimit në njësinë 5 ishin më të larta se numri i votuesve”.
Postimi i plotë:
Krim elektoral edhe gjate votimit per delegate!
Socialistet ne njesine nr 5 nen moton “nga krimi, me krimin, per krimin” mbushin kutite e votimit! sb
Pershendetje dr.Berisha! Jam nje socialiste e thjeshte.Ne njesine nr.5 rezultatet e votimit te delegateve te PS ishin super te larta. Ka shume e me shume vota se antare,dhe flete votimi te marra ne dorzim.Keta po na fyejne edhe inteligjencen,ju lutem e postojeni edhe ne fb/CNA.al

LEXO TE PLOTE