Connect with Us

Pasuroni bibliotekën tuaj me oferta deri në -60% me lirë

Politikë

Pasuroni bibliotekën tuaj me oferta deri në -60% me lirë

Publikuar

-

Pazari i librit zhvillohet më 18-28 tetor 2019 në qendrën tregtare TEG. Ja të gjitha uljet e çmimeve për
librat e rinj, bestseller-at, botimet në seri dhe aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë tetorit të librit.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati “Pazari i librit” në TEG në edicionin e tetorit të vitit të kaluar,
vjen sërish, edhe këtë tetor, – para lexuesve shqiptarë, me plot oferta dhe supriza të reja. Edicioni i këtij
viti synon të themelojë një traditë të munguar në tregun e librit shqip, – ku të gjithë ata që duan të
krijojnë bibliotekat e tyre, kanë mundësi të shumta zgjedhjeje, me çmime fantastike.
Edhe kësaj radhe, ofertat arrijnë deri në -60%, dhe për këtë arsye, organizatorët i janë tej mase
mirënjohës të gjithë atyre botuesve që iu bashkuan kësaj nisme dhe po u krijojnë këtë mundësi për
lexuesit. Kësaj radhe janë shtuar edhe botuesit nga Kosova, librat e të cilëve do ti gjeni në stendat e
eventit që zhvillohet më 18 – 28 tetor 2019 në TEG.
Autorët shqiptarë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli apo Ben Blushi, do të jenë në fokus të
promovimit në stenda, si një mundësi për t’i dhënë mbështetje letërsisë shqipe. Po ashtu, librat e
autorëve ndërkombëtar më të shitur në Shqipëri, si Paulo Coelho, Gabriel Garcia Marquez, Erich Maria
Remarque, Khaled Hosseini, Rhonda Byrne do të jenë në ofertë edhe kësaj radhe për të pasionuarit pas
tyre.
Një tjetër risi e këtij eventi janë edhe librat që sapo janë hedhur në qarkullim nga shtëpitë botuese:
Stendat me librat e rinj janë të ndara veçmas për lexuesit e vegjël dhe ata të rriturit.
Ky event sjell para lexuesit edhe titujt bestseller-a botëror të momentit si “Homo Deus”, “21 leksione
për shekullin e XXI” të Yuval Noah Hararit apo “Të bëhesh” të Mishel Obamës.
Përderisa jemi në muajin tetor, ky event ka krijuar këndin e nobelistëve që janë përkthyer në gjuhën
shqipe, ku, – mes tyre padyshim, – do të gjeni edhe nobelisten e saposhpallur, Olga Tokarczuk, me librin
“Sonatë për shumë tamburë”.
Gjithashtu do të gjeni edhe romanet në seri, si rekomandime më vete, ku spikasin “Saga Napoletane” e
Elena Ferrantes, saga Tatiana dhe Aleksandri, seria e “Shtatë motrat”, etj.
Shqiptarët janë të pasionuar pas romaneve, prandaj janë përzgjedhur mes zhanreve më të njohura, një
listë titujsh të kuruar me kujdes, për kategoritë “Romancë & pasion”, “Sagë & Histori” apo “Mister &
Thriller”.
Për lexuesit që duan librat e sipërmarrjes, motivimit apo zhvillimit personal, do të kenë ishullin e tyre me
librat më të mirë dhe me çmime fantastike. Biznesi kërkon ide dhe mjete të reja prandaj, ky event vjen
me një listë të kuruar rekomandimesh. Tani është koha për të krijuar këndin e librave të biznesit në
kompaninë tuaj!
Edhe klasikët kanë këndin e tyre, ku edhe kësaj radhe do të ketë ulje të konsiderueshme.
Ofertat 50-60% kësaj radhe iu janë dedikuar kryesisht letërsisë për fëmijë; librave me përralla,
enciklopedive, botimeve speciale për moshat 1-5 vjeç.

LEXO EDHE:  Pranga "Babagjysheve" grabites

Në Pazarin e librit të këtij viti nuk mund të mungojnë edhe seritë fantastike për lexuesit e vegjël si
Nikolasi i vogël, Ditaret e Peshkopes, Ditari i Gregut, Ditaret e Alisës, Kapiten Brekushi, etj. Një surprizë
fantastike do të jetë në këtë event “Vendi i rrëfenjave”, streha fantastike ku vogëlushët mund të
përjetojnë magjinë e përrallave.
Librat e kuzhinës, biografitë e njerëzve të shquar vijnë të përzgjedhura me kujdes nga organizatorët e
panairit.
Po ashtu, ata që janë të pasionuar pas librit si mënyrë jetese, tek online zone mund të gjejnë objekte të
stampuara, si bluza, filxhane,  gota, etj., me thënie librash dhe për leximin.
Për të gjithë ato libra që nuk gjenden nëpër stenda, sigurisht, ofrohen porosi online të cilat mund ti bëni
pranë Pazarit të librit në Teg.
Pazari I librit vjen I organizuar nga Bukinist.al dhe Teg. TEG menaxhohet nga Acrem, që është pjesë e
Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në
rajon, i njohur për investimet në qendrat e tjera tregtare sic është dhe QTU, zhvillimet e zonave
rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences dhe Green Coast
resort, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare me Albchrome dhe Newco Ferronikeli, ne sistemin
bankar me Tirana Bank dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR,
Jumbo etj./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“GJK dhe Gjykata e Lartë në duart e një personi”/ Juristi i njohur zbardh prapaskenat e politikës

Publikuar

-

Nga

“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është i pamundur, pasi që nuk janë numrat për funksionimin e saj”, kështu është shprehur gjatë një bisede në studio juristi Sokol Azizi.

Sipas Azizit, nuk është respektuar radha për përzgjedhjen e anëtarëve të kushtetueses, ndërsa qeveria ka gjetur justifikimet e duhura për ta ndërlikuar situatën me çështjen e afateve prekluzive.

Duke e shpjeguar në mënyrë të thjeshtuar procedurën e zgjedhjes së anëtarëve , për Azizin, kjo tentativë e fundit, për përzgjedhjen e anëtarve të Gjykatës Kushtetuese, duke mos respektuar normat ligjore është tregues i qartë se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë po tentohet të kapen nga dora e një personi.

“Gjërat janë më të thjeshta sesa i komplikojnë këta. Është një drejtëz në të cilin qëndron Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, nga e cila pritet të dalin nga 3 përfaqësues për secilin. Secili sipas rradhës, nuk kanë pse lodhen së tepërmi me politikë për afate prekluzive.

Radhën e kishte Presidenti e bëri, radhën e ka tashmë Kuvendi dhe më pas Gjykata e Lartë.

I drejtohet kushtetuesja Gjykatës së Lartë për anëtarë, nëse nuk ka kthehet përgjigje përmes kancëlarit.

Këto janë gjëra të shkruara në Kushtetutë. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon punë më pas me firmën e Presidentit.

LEXO EDHE:  Ja përse këtë të dielë duhet të kaloni patjetër tek dyqani Women’Secret në TEG! Zbuloni 200 “Çantat e Sekreteve”

LEXO EDHE:  Grupi Balfin jep shembullin, bën transparente taksat e paguara në 2018

Tani si është proceduar: zgjodhi Presidenti, zgjedh Kuvendi 2 anëtarë. Po ku është parë kjo? Nejse këta i gjëjnë edhe argumentat për ta mbështetur këtë veprim, padyshim që i gjejnë, por kjo nuk është çështja.

Problemi nuk është se ekspertët e huaj janë më të mirë se shqiptarët.

Këta kanë prodhuar një ligj që mjafton ta lexosh e kupton. Pastaj afatet prekluzive janë 5 ditor 30 ditor dhe ta gëzojmë gjykatën kushtetuese.

Nëse në këtë çështje jemi të drejtpërdrejt, kjo do të ndihmonte edhe mazhorancën.

Vendosja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në duart e një njeriu, tashmë është një fakt i padiskutueshëm.

Sot Gjykata e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk ekziston, Gjykata Kushtetuese është në dorë të mazhorancës, opozita është inekzistente, njerzit janë në hall, ky është i gjithë problemi. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse nga 9 anëtar zgjidhen 6. Dhe nëse njëri nga këta del nga çështja, nuk formohet kuorumi i duhur për të trajtuar këtë çështje. Nuk janë numrat për funksionimin e saj”, është shprehur juristi Sokol Azizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Lame i vërsulet çunit të Fahriut/ Ligjin e votoi qeveria juaj

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Klevis Balliu e mbronte me fanatizëm çështjen e banorëve të “Unazës së re” , ku tregoi dhe një foto ku gjysma e një godine ishte legalizuar  dhe gjysma tjetër jo, ka ndërhyrë Artan Lame, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke hedhur poshtë pretendimet.

Në një lidhje me emisonin “Opinion” Lame u shpreh se ligji është votuar që nga koha e Berishës dhe se qytetarët kanë abuzuar duke bërë legalizime të jashtëligshme, ose jashtë limitit të kohës.

“Gjysëm të vërtet nuk bëjnë një të vërtetë. Duhet të dijë kur është bërë leglizimi i asaj ndërtese.

Nëse legalizimi i atij gjysmë objekti është bërë para viti 2013, se unë e kam thënë disa herë, janë bërë disa legalizime të jashtëligjshme ose jashtë limitit të kohës. Për çdo objekt ka një arsye.

LEXO EDHE:  Ja përse këtë të dielë duhet të kaloni patjetër tek dyqani Women’Secret në TEG! Zbuloni 200 “Çantat e Sekreteve”

LEXO EDHE:  Pranga "Babagjysheve" grabites

Projekti fillestar i Unazës ka qenë më i ngushtë dhe më pas, në kohën e zotit Berisha, projekti u zgjerua. Është e vështirë për qytetarin ta kuptojë nga telefoni.

Nga kopshti Botanik tek pallati me shigjeta hapësira ishte në rregull, pjesa tjetër ishte e ngushtë dhe  u vendos që të ndryshohej projekti. Kjo u shfrytëzua dhe u bënë legalizime të paligshme muajt pak para se ndryshohej projekti” thekoi Lame në “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dhunuan invalidin dhe një tjetri i thyen kockat e këmbës”/ Klevis Balliu flet me emra

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një lidhje me emisionin “Opinion” ka mohuar se gazi lotësjellës është hedhur nga banorët e Unazës, vepër për të cilën policia shoqëroi dhe 13 persona.

Sipas Balliut, ka qenë policia ajo që i ka goditur banorët me gurë, ndërsa u shpreh se kush flet kundër banorëve është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i kane bërë.

LEXO EDHE:  Dasma e vitit, zgjat disa ditë!

LEXO EDHE:  Kush është qendra tregtare me elitare në Shqipëri?

Kush flet për ta sot është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri. Arta Marku nuk ka thirrur qoftë një njeri që të merret me këtë çështje nga kaq muaj. Tenderi ri i Salillari është në shkelje flagrante të ligit.

Këtu kemi një banesë, njëra pjesë që është një qytetari është e legalizuar dhe tjera e palegalizuar. Më thuaj tani, kujt do ja japësh parat? Edhe atij me letra edhe atij pa letra i ke hedhur gaz lotësjellës sot?” u shpreh Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE