Connect with Us

Pas gafave gjatë fjalës në Kuvend/ Deputetja mundohet të justifikohet por lë nam sërish

Politikë

Pas gafave gjatë fjalës në Kuvend/ Deputetja mundohet të justifikohet por lë nam sërish

Publikuar

-

Deputetja demokrate, Majlinda Halilaj, ka reaguar një ditë pas fjalës së saj në Kuvend, e cila bëri bujë në media për shkak të gabimeve të shumta në shqiptimin e fjalëve.

Halilaj sqaron se nuk ka mundur të lexojë mirë për arsye shëndetësore, pasi ka pasur probleme me syrin.
Sipas saj, njerëzit nuk duhet të gjykohen nga gabimet, por nga mendimet që kanë.

Por, ajo që tërheq vëmendje në mesazhin e deputetes është fakti se ka sërish shumë gabime drejtshkrimore.

“Gabimet janë për njerzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syri nuk isha e qart për qytetarët”, shkruan deputetja Halilaj./CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. syri

    18 Tetor, 2019 at 11:58 am

    Po nuk eshte cudi! Berisha i vuri shqelmin shkolles! U rrit nje brez gjysem analfabet! Te gjithe te rinjte e kesaj kohe te Saliut jane te gjithe njelloj! Nuk dine te shkruajne e lexojne shqip!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Opozita është kthyer në OJQ”/ Kryemadhi e pranon hapur: “Meta ka të drejtë”

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për radion “Zëri i Amerikës” ka komentuar deklaratat e presidentit Meta, njëherësh dhe bashkëshorti i saj, i cili e ka kritikuar ashpër opozitën  për strategjinë që po ndjek, qoftë me djegjen e mandate apo moshyrjen në zgjedhje. Madje Kreu i Shtetit shkoi dhe më tej duke e konsideruar opozitën të kthyer tashmë si OJQ.

Kryemadhi e pranoi hapur se opozita është dëmtuar, por, sipas saj, u detyrua për shkak të kapjes së qeverisë nga krimi.

Opozita është dëmtuar, sepse u detyrua të shkojë drejt ekstremiteteve për shkak të kapjes së shtetit nga bandat e Rilindjes.  Ka fenomene që do të qelbej bota po të dilnin se si ka vepruar Rama për të kapur drejtësinë. Opozita do ta paguaj faturën e saj dhe po e paguan.

LEXO EDHE:  Fjala e Tahirit para votimit në Kuvend

Por ngritja e punës për Reformë Zgjedhore është hapi i parë, për të ngritur një korpus ku nga njëra anë të qëndrojë opozita dhe nga ana tjetër Parlamenti.

Ne po punojmë në mënyrë të pavarur dhe po presim përgjigije nga mazhoranca. Ne nuk kemi të drejtën e vëzhguesit. Duhet të jetë faktor i gjithë palëve politike, i gjithë faktorëve, edhe i shoqërisë civile. Ka faktorë të tjerë, janë partnerët tanë strategjik që janë shprehur të gatshëm për të na ndihmuar”, ka shtuar Kryemadhi më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fabian Topollaj: Absurdi institucional u zgjidh sot nga vete Gjykata Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

topollaj flet per bindjen

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, në njo postim në faqen e tij në rrjetet sociale ka reaguar ndaj mbledhjes së sotme të trupës së reduktuar të Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur optimist për fillimin e mbarë të punës së saj.

Nën titullin”Absurdi institucional u zgjidh sot nga vete Gjykata Kushtetuese”, Topollaj shkruan:

“Çdo institucion i shtetit ka te drejte te percaktoje rregullat e funksionimit te brendshem. Ne kete logjike, Gjykata Kushtetuese e cila zgjidh ngercin e institucioneve te tjera ne Shqiperi, sigurisht qe ka edhe te drejten te gjykoje se cilet jane anetaret e saj te rregullt ne detyre.
Per kete arsye mbledhja e sotme e Gjykates Kushtetuese e cila nuk arriti te merrte nje vendim per shkak se kater anetaret me te drejte vote u ndane ne barazim per kete ceshtje, perben precedentin qe do te zgjidh kete rast absurd ne ditet ne vijim.
Sapo kjo gjykate te shtohet me nje anetar te ri, ceshtja do te shtrohet perseri per gjykim dhe trupa me pese anetare kesaj radhe do kete mundesine te percaktoje perfundimisht se kush eshte anetari i rregullt i Gjykates, zonja Xhaferllari apo Vorpsi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Cila bandë fiton?/ Paralajmëron Lubonja: Po shkohet drejt një “lufte me armë”

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me emisionin “Open” në News 24 teksa ka komentuar situatën politike në vend, u shpreh se po shkohet drejt një “ndeshje” dramatike, me armë.

Sipas Lubonjës këtu janë kaluar të gjitha caqet dhe beteja tashmë është cila “bandë” fiton.

“Këtu po kalohen disa limite që shqiptarët edhe pse e kanë duruar këtë klasë poltike, duket se po kalohen ca caqe. Gjatë gjithë kësaj kohe, është një luftë me fjalë. Nuk janë marrë “armët”, por drejt asaj po shkohet. Është një luftë që e përjashton kompet tjetrin. Nuk merret në konsideratë asnjë ligj. A kemi ne ligje! A kemi Kushtetutë që është  e shkruar e zeza mbi të bardhë.

LEXO EDHE:  “Dëgjo Lulzim”/ Balla paralajmëron kreun e PD, i kujton kunatin

Po shkon shumë afër asaj që do të jetë një ndeshje dramatike për të gjithë shqiptarët. Këtu lufta është cila bandë fiton”, theksoi Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE