Connect with Us

Nga Lorenc Vangjeli/ “Kush peshkon në llum, nuk duhet të ankohet për fatin e grepit”

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ “Kush peshkon në llum, nuk duhet të ankohet për fatin e grepit”

Publikuar

-

Rrjetet sociale e masakruan barbarisht një deputete të parlamentit shqiptar. Gruaja e re, bionde e kuruar siç do të kishte bërë dhe një brune në vend të saj, e dalë nga listat e Partisë Demokratike e kishte pothuaj të pamundur të lexonte normalisht tekstin  fjalimit të saj. Gabonte fjalët në shqiptim dhe dukej qartë dhe se nuk ishte e familjarizuar me kuptimin e tyre. Por ky nuk është faji I saj dhe gjithë kritikët që e quanin atë si bionde barsaletash, në thelb gabonin kur e konsideronin qesharake. Ajo thjesht nuk ndodhej në vendin e duhur. Njëlloj si një grua që shkon me fustan balloje për të bërë plazh, njëlloj si një burrë që shkon me kominoshe bojaxhiu në një ballo politike. Sa kohë qëndronte e heshtur, gruaja e parlamentit do të mund të komentohej për të krehurën, të veshurën, ecjen drejt sallës së seancave plenare dhe askush nuk do të kujtohej për teknologjinë e pabesueshme që kryetarët e partive, në këtë rast Basha I PD-së, kanë për të zgjedhur njerëzit e listave të tyre. Dhe askush nuk do të guxonte të quante qesharake zonjën që nuk dinte të lexonte, por do të vazhdonte të merte seriozisht bashën që e kishte zgjedhur. Kjo anë komike e çështjes nuk ka nisur sot. Ana tjetër dramatike ka kohë që ëhstë shfaqur gjithashtu. Pak vite më parë, në një moment ngërçi të politikës shqiptare, një konsensus tripolar mes palëve, i dha jetë një qëndrimi kontraversial politik, të njohur si ligji i dekriminalizimit. Një ligj i egër, i ashpër dhe ekstrem përtej ekstremit, por që në ato moment ishte ndoshta edhe përgjigja e vetme e mundshme. Një përgjigje që më shumë se ndaj realitetit konkret, ishte një reagim ekstrem në perceptimin për kriminalizmimin e politikës. Edhe pse më pas gjykata kushtetuese e klasifikoi ligjin si në përputhje me dokumentin themelor të shtetit, e drejta universale e njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është shkelur nga ligjvënësit shqiptarë. Madje edhe nga ata që do të bëheshin viktima të këtij akti politik dhe që e votuan edhe vetë.

Ai ligj dëshmoi atëherë dhe ulërin edhe sot pafuqinë morale të shoqërisë shqiptare për të detyruar tre – katër individë në Shqipëri – kryetarët e partive – që të mos peshkojnë në llum dhe të mos promovojnë individë me rekorde kriminale. Që të mos ftojnë në skenë individë që kanë marë diplomën e universitetit përpara se të mbarojnë shkollën e mesme. Ligji u duk se zgjidhi anën praktike të problemit, por duke qenë I përciptë dhe sipërfaqësor, duke qenë mjet për të kaluar lumin dhe jo moral I vetëdijshëm, ai ka dëshmuar vetëm njërën anë e medaljes. Duke tentuar të bëjnë diçka mirë atëherë, është bërë shumë keq e gjitha. Sot, për shkak të ligjit, politika e gjykon të shkuarën e individit me syzet e interesit të ditës. Ajo I citon si dëshmi nga Bibla apo Kur’hani vendimet e gjykatave të huaja, greke e italiane kryesisht. E pra, thjesht nuk është kështu. Shqiptarët e viteve 90-të, brezi i parë i emigrantëve që u katapultuan në një botë të huaj, papritur panë botën jo nga ekrani bardh e zi i RAI-t apo nga  “njishi i sllavit”, por me sytë e tyre dhe me ngjyra.

Coca-Cola dhe Marlboro, simbolet të Perëndimit në psikologjinë e shqiptarit të kohës, por shpesh edhe ushqimi i përditshëm, ishte vetëm një xham vitrine larg. Dhe nuk dukej mëkat i madh për ta thyer atë.

Të mësuar me sapunin e zi të Rrogozhinës dhe seksin me miza që shihnin tek Electric Blue, vajzat e Perëndimit, të spërkatura me parfum dhe të qeshura për mirësjellje, ata i shihnin si ftesa për shkepje. Dhe ishin të bindur se ishte burrëri edhe ta rrihnin viktimën e kulturës së tyre të ndryshme, ndërkohë që shfrynin tensionin e tyre mbi to.

Të tjerë shqiptarë, i hynë rrugës së krimit për motive nga më të ndryshmet, por nuk bëhet fjalë për ta, por për një kategori krejt tjetër fatkeqësh. Qindra e mijëra shqiptarë janë dënuar më shumë sesa parashihte ligji, në rastin më të mirë dhe në pafajësi të plotë, në rastin më të keq, vetëm sepse ishin emigrantë të varfër shqiptarë. Ata vuajtën diskriminimin në një botë që ishte e huaj për ta, ata luftuan për mbijetesë, të braktisur nga atdheu dhe ranë shumë shpesh viktimë e racizmit, ksenofobisë dhe paragjykimeve që i parashihte fajtorë. Surpriza që sot marin nga Tirana, është se pikërisht kjo kategori individësh, kriminalizohet dhe i cungohet e drejta për t;u zgjedhur dhe për t’u reabilituar. Kjo ndodh vetëm për një arsye: sepse politika i përdor ata kur ka interes dhe i flak tutje me përbuzje kur ju zbulohet e shkuara. Por meqë e shkuara e kujtdo nuk blihet dot, e nesërmja duhet të jetë ndryshe. Për të këmbyer një ligj me vullnetin e kontrolluar nga morali i shoqërisë së tre – katër individëve. Atyre që vendosin për fatin e të gjithëve sot dhe jo duke nisur vetëm nga skedinat penale. Por përpara se të firmosin listën e deputetëve – sa për fillim – të bëjnë një test për shkrim e këndim të kandidatëve të tyre. T’ju bëjnë një diktim dhe nëse arrijnë të shkruajnë tre fjali bashkë, me vetëm 9 gabime drejtshkrimore, ta konsiderojnë testin e tejkaluar.  Herët a vonë, kjo do të ndodhë. Por deri atëherë, kufiri mes ëngjëjve biondë dhe djajve brunë do të jetë tërësisht i padukshëm dhe shumëkush do të hasë në politikë djaj të pafajshëm dhe ëngjëj analfabetë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

LEXO EDHE:  Nga Lorenc VANGJELI/Presidenti, Porta ku herët a vonë do të trokitet edhe nga kush e goditi me gurë

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Klodian Tomorri: Taksimi selektiv është antikushtetues

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

Tentativa e Bashkise se Tiranes per te taksuar qytetaret e rretheve te tjera qe hyjne ne kryeqytet eshte nje cmenduri antikushtetuese. Kjo eshte nje takse qe cdo gjykate ta rrezon poshte brenda sekondes.

Oreksi i Lalit per te taksuar eshte gjithmone i madh, por ka ca parime me te shenjta se sa uria e Bashkise se Tiranes per taksa.

I pari eshte parimi i mosdiskriminimit. Qytetaret jane njesoj te barabarte para ligjit. Nuk ka takse qe vendoset per disa qytetare dhe nuk vendoset per te tjeret. Ca emri do i vendosim kesaj takse? Taksa e provincialeve? Sepse nese kalon kjo, qeveria neser mund te veje nje takse per barkmedhenjte, nje takse per njerezit e gjate, nje tjeter per njerezit e shkurter, e keshtu me radhe. Keto shembuj banale jane per te treguar se cfare cmendurie eshte ajo ide.

I dyti eshte parimi i perkatesise. Tirana, Durresi dhe cdo qytet tjeter i Shqiperise jane prone e shqiptareve. Nuk jane prone as e kryetarit te bashkise, as e kryeministrit, cilido qofte ai.

I treti eshte parimi i rezidencialitetit qe misherohet ne sistemin tone tatimor, neni 7 i ligjit per tatimin mbi te ardhurat. Taksat paguhen atje ku je rezident. Ndaj kemi marreveshje per eliminimin e taksimit te dyfishte edhe me te huajt ne. Me mendjen e Bashkise se Tiranes, ne duhet te na taksonin sa here qe dalim jashte shtetit, per pushime apo per halle. Vajte dy dite per vizite ne Milano, paguaj takse per pastrimin dhe gjelberimin e Milanos.

LEXO EDHE:  Vangjeli: Rama dhe Meta, dashuri në kohën e interesit

Se fundmi, argumenti ekonomik. Edhe ky nuk qendron. Pretendimi i Bashkise se Tiranes se gjithe shqiptaret vijne ne Tirane per te marre sherbime duke shkaktuar kosto dhe duke mos paguar asgje eshte i pavertete.

Ata qytetar qe vijne ne Tirane, paguajne takse tek cdo mall apo sherbim qe marrin ne kryeqytet. Sepse bashkia takson cdo biznes ku ata blejne apo marrin sherbime. Pertej kesaj, Tirana nuk u be e mira e dheut as nga Bashkia as nga qeveria. Eshte konsensusi i te gjithe shqiptareve per ta pranuar ate si lryeqytet, qe ka zhvilluar ekonomikisht Tiranen dhe qe rrjedhimisht mbush arkat e bashkise me taksa.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kush e vrau Adelën?

Publikuar

-

Nga Martina Peshtani

Kush e vrau Adelën? Kush vdiq tjetër me ikjen e Adelës?  Kush po na i vret të rinjtë dhe të ardhmen? Adela 23 vjeç hidhet nga kati i 11. Studente në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë.

Faktorë të ndikimit flitet se kanë qënë problemet e mëdha financiare, ngërçi i provimeve dhe gjëndja e rëndë psikologjike.

Pamë shumë komente ngushëllimesh dhe keqardhjesh pas lajmit. Pamë fotot e Adelës kudo. Po ç’vlerë ka? Adela dhe plot raste si Adela janë viktima të profesorit që e vlerëson profesionin e tij si pagamarrës dhe jo si një person fizik kyç përgjegjës për të ardhmen e vendit.

Njerëz si Adela janë viktima të shoqërisë të varfër humaniste, janë viktima të familjes që nuk arrijnë të kuptojnë problemin edhe në rastin “sikur” nuk merren fare me rrugën “SI”, si do ta zgjidhim?

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e Lorenc Vangjelit/ “Në dosje të përfshirë ministra e ish ministra”

Adela është viktimë e Depresionit? Po shoqet e Adelës çfarë bënë, e dinin ato çfarë është dhe çfarë e stimulon depresionin? A lexojnë shoqet e Adelës? A është miqësia një vlerë tjetër e humbur e këtij vendi? A ndjekin ato vetëm shembujt “Made in Luxury” që keqpromovohen? Po psikologë kemi ne në çdo institucion përkatës?! KUSH E VRAU ADELËN?

Jemi vendi që sdimë ku kemi kokën dhe se kam shpresën se do ta gjejmë kush e vrau Adelën. Jemi vendi që asnjë se di ku e ka vendin. Edhe sa Adela të tjera do na e vrasin shpresën dhe të ardhmen?/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE