Connect with Us

Nga Denis Dyrnjaja/ Të gjitha rrugët të çojnë në zgjedhje!

Opinione

Nga Denis Dyrnjaja/ Të gjitha rrugët të çojnë në zgjedhje!

Publikuar

-

Më shumë se mosçelja e negociatave duhet të na shqetësojë Majlinda e Parlamentit. Kemi probleme të rënda me integrimin e brendshëm, ndërkohë që pretendojmë integrimin e jashtëm. Jemi në gjendje të rëndë, madje shumë të rëndë. Përfaqësimi politik ka prekur fundin, Majlinda është një ligjbërëse dhe ligjvënëse sipas statusit që ka aktualisht, pra Deputete e Kuvendit të Shqipërisë e ardhur nga listat e Opozitës.

E kam parë disa herë fjalimin e saj se doja të kuptoja, nëse e ka shkruar vetë mirë dhe lexon keq, ja ka shkruar dikush tjetër, e ka përkthyer me google translate, nuk di as të shkruaj e as të lexojë, apo një përzierje e disa elementëve bashkë, por pastaj mendova se kjo në fakt në këtë rast nuk ka asnjë rëndësi.

Ky është nga ato raste që nuk duhet të merresh me shkakun parësor, pra me Majlindën, por me shkakun thelbësor që e solli Majlindën në tempullin më të lartë dhe të nderuar të demokracisë në një vend normal, sikurse është Parlamenti. Dhe menjëherë mendon cila është zgjidhja.

Paswordi është i thjeshtë: ZGJEDHJET Vendi ka nevojë për zgjedhje në mënyrë urgjente për të ndalur këtë turp kombëtar, këtë nëpërkëmbje të intelektit dhe dinjitetit për njerëz që kanë një formim normal. Është turpëruese edhe për mazhorancën që pretendon se ka një parlament funksional me të tillë individë. Por ndërkohë para se të kërkojmë zgjedhjet si mënyrë urgjente shpëtimi për të ndalur këtë turpësi kombëtare, duhet drejtuar gishti te ata që na e kanë servirur këtë peshqesh edhe pse pa vetëdije ose të pamenduar.

LEXO EDHE:  Hibridizimi i PD-së!

Përveç se një ndjese publike të domosdoshme dhe të detyrueshme për braktisjen e mandateve parlamentare dhe këtë peshqesh që i ka bërë nivelit të përfaqësimit dhe politikbërjes me këta persona që janë futur në lista në mënyrë të papërgjegjshme thjeshtë për të mbushur numrin dhe kuotat, Lulzim Basha duhet të shprehet hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe t’ja imponojë këtë edhe mazhorancës së Edi Ramës që në parlament të shkojnë persona që kanë kredite publike dhe që njërëzit dëshirojnë t’i kenë si përfaqësues.

Kompleksi se dikush mund të marrë vota edhe më shumë se vetë drejtuesit e partive apo ofiqarët e tyre që nuk mbledhin personalisht as votat e farefisit të vet duhet të marrë fund. Deformimi i përfaqësimit politik në Shqipëri është rast unik për demokracitë moderne, krah të cilave pretendojmë se jemi.

Asnjë shtet që ka zgjedhur demokracinë si sistem nuk ka arritur në këtë derexhe ku analfabetët funksionalë ose jo kanë në dorë ligjet e vendit. Atdheu është vërtet në rrezik, jo nga Franca, Danimarka apo Holanda që na refuzojnë për në BE, por është në rrezik nga korrupsioni politik dhe injoranca që kanë prodhuar fenomenin Majlinda.

Kjo është përgjegjësi kombëtare dhe përgjegjshmëri personale që duhet ndërmarrë me çdo kosto dhe çmim politik nga ata që aktualisht kanë në dorë vendimmarrjen. Është emergjencë kombëtare dhe nuk është për t’u zbavitur, por për të uluritur.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Shengeni i Vogël apo Hileja e Madhe?

Publikuar

-

Nga

Nga Arian Galdini
Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.
1. Presidenca Juncker.
Që ditën e parë kur sapo mori detyrën e tij si President i Komisionit Europian, z. Juncker deklaroi se gjatë Presidencës së tij nuk do të ketë zgjerim të BE.
Dhe ashtu ndodhi.
2. Proçesi i Berlinit.
Si alternativë administruese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa portat e Europës u ishin mbyllur, Krerët e BE vendosën të krijojnë një mirazh europian të cilin e quajtën Proçesi i Berlinit.
Nuk u kujdes më askush në Europë për të gjetur shtigjet dhe mekanizmat që do ti përafronin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, por u shpik Proçesi i Berlinit për të shëtitur 6 liderë të korruptuar ballkanas, me dosje pune në duar, nëpër Kryeqytetet e Europës.
6 liderët e korruptuar ballkanas u pëdorën nga Europa, për të krijuar iluzionin e një ndihmese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimit dhe përshpejtimi të Integrimit.
E vërteta është se Proçesi i Berlinit ishte fillimi i Limbos, as në BE e as jashtë Europës, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
6 liderët e korruptuar fituan legjitimitet nëpërmjet marrëdhënies speciale me Kancelaren Merkel dhe fotove të rastit që u jepeshin si shpërblim për rolin e tyre si pezullues vullnetarë të Integrimit të vendeve të tyre në BE.
Me fotot me Merkelin dhe liderë të tjerë të BE dhe vendeve të BE, me deklaratat e pakursyera mbështetëse si shpërblim për rolin pezullues, 6 liderët e korruptuar të Ballkanit a dolën ti mbysin krejtësisht të gjithë zërat kritikë dhe opozitarizmin në vendet e tyre.
6 autoritarë të korruptuar të shëtitur si arlekinë në barkën e Proçesit të Berlinit, nëpër kryeqytetet europiane ia dolën ta shuajnë e zhbëjnë demokracinë në vendet e tyre dhe bënë çfarë deshën me të tjerat.
Psh, Edi Rama mbolli kanabis sa deshi, krijoi Oligarkët që deshi, e mbyti ekonominë shqiptare me taksidarë shteti e bandash, e mbërtheu çdo pushtet me horra, cuba e kriminelë, e zhyti Shqipërinë në borxhe të paimagjinueshme me PPP e Konçensione, u bë garanti i malavitës dhe dyndi Europën me azilantë shqiptarë të dëshpëruar dhe me kanabis, kokainë e heroinë, i ngjiti shkallët e korrupsionit në përmasa të paimagjinueshme, e ka bërë Qeverinë dhe qeverisjen si kuplaranë e tij personale, e përsëri, mbështetja europiane për të ka qenë e padrojë e shpesh e pacipë.
3. Shkëmbimi i Kufijve.
Kur Proçesi i Berlinit po dilte boje sepse nuk po jepte asnjë zgjidhje, asnjë shpresë e asnjë ndihmë, u aktivizua plani tjetër.
Iu kërkua arlekinëve të korruptuar të Ballkanit që të zihen mes tyre.
Këtu hyri në lojë Hashim Thaçi i pari e pastaj Vuçiçi dhe patjetër edhe vëllami i tyre Edi Rama.
Askush nuk e ka pasur ndonjëherë realisht dhe seriozisht tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të gjithë e dinë se është e pamundur dhe e vdekur si ide.
Por plani është tjetërkund.
Spiralja e konfliktualitetit të lartë me fjalë e përplasje mes mbështetësve të shkëmbimit të kufijve dhe kundërshtarëve të saj, do të ndihmonte në disa fronte.
Si fillim do krijohej vetëpezullimi kombëtar i këtyre vendeve drejt Europës, sepse marrja e rolit mbështetës për tezën e shkëmbit të kufijve nga Mogherini dhe Hahn, do ta përvijonte BE si armik të çështjes kombëtare për shqiptarët, psh.
Më tej, fabula do të ishte e thjeshtë.
Franca dhe Macron do të mbështesnin Serbinë dhe shkëmbimin e kufijve, ndërsa Gjermania dhe Merkel do ta kundërshtonin tezën, duke u shfaqur si mbështetës të shqiptarëve.
Në këto kushte, të 6 vendet e Ballkanit, nuk do të flisnin e as aspironin më për Integrimin Europian, por do të kaurdiseshin me nevojën e tyre ekzistenciale për mbijetesë.
4. Macroni bllokon Integrimin.
Nën këtë frymë dhe plan, Europa vendosi të ndajë rolet mes policit të mirë dhe policit të keq.
Macroni mori rolin e policit të keq dhe Merkel mori rolin e policit të mirë.
Merkeli u bë luftëtarja e Integrimit  kur Macroni u shndërrua në Antiheroin e Bllokimit.
Dhe ja ku jemi. Presidenca Juncker u përmbyll pa zgjerim të BE.
E tillë do të përmbyllet edhe Presidenca e re e BE, e ish-Ministres së Merkelit.
Faktet janë kokëforta.
Presidencën e BE e ka disenjuar dhe kontrollon Kancelarja Merkel.
Nëse Presidentja e BE nuk e ka në programin e saj të punës dhe në axhendën e saj, zgjerimin e BE, nuk do të ketë zgjerim të BE.
Të tjerat janë lojëra dhe fjalë.
Merkeli dhe Macroni janë duke bërë të njëjtën lojë, thjesht kanë ndarë rolet, polici i mirë – polici i keq.
5. Shengeni i Vogël.
Për sa kam shkruar sa më sipër, unë mendoj se Shengeni i Vogël është vijimësi e të njëjtës lojë.
3 vendet nënshkruese, kanë marrëveshje të tregëtisë së lirë, e kanë të gjithë mundësinë që me marrëveshje dypalëshe ti lehtësojnë pafundësisht barrierat tregëtare, doganore, kufitare, etj, etj. Hyrja në një territor termash pakuptim e projektesh pa asnjë qartësi e objektiv, tregon se loja vazhdon.
Pikësëpari, Shengeni i Vogël e ka kthyer KM e Shqipërisë në Drejtor të Marketingut të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit.
Së dyti, Shengeni i Vogël është rrethimi dhe izolimi i radhës i Kosovës.
Së treti, rezulton se taksa 100% e Ramushit paska qenë prishje e lojës. Ndaj Shengeni i Vogël është masë sigurie e Serbisë, Ramës e të tjerëve për të rrethuar Kosovën e për ta bërë atë më të brishtë.
Me shumë gjasa edhe fitorja e VV dhe LDK në Kosovë e ka prishur përsëri lojën.
Për këtë, Shengeni i Vogël vjen si lak trysnie që shtrëngohet në fytin e Qeverisë së Kosovës.
Jo më kot Hashim Thaçi rendi dje të deklaronte se ai dhe Macroni biseduan për rinisjen e samëparshme të Dialogut Kosovë – Serbi.
Tek Macroni bllokues i Integrimit, Hashim Thaçi gjeti interlokutorin zhbllokues të Dialogut.
Me pak fjalë, 3 apo 6 arlekinët e korruptuar të ballkanit po përdoren kundër popujve të tyre.
Duhet ti themi të vërtetat dhe të ballafaqohemi me dinjitet me këdo./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Opinione

Protesta në Astir/ Pse të gjithë shqiptarët duhet të mbështesin sot policinë dhe IKMT-në

Publikuar

-

Nga

Nga Bashkim Kopliku*

A duhet t’i lëmë të na grabisin rrugën, hapësirën tonë të pëbashkët, e pastaj shtytësit e tyre t’u marrin votën, që të bëhen prapë pushtetarë?!

Dy palë në bashkëpunim kriminal!

Pala “politikane” që i shtyn grabitësit në këtë krim — se veç banorë nuk janë ata! — është fajtorja kryesore: grabitësja e pushtetit.

Ne shqiptarët normalë duhet të jemi sot të gjithë me policinë dhe IKMT-në, së paku t’i përkrahim moralisht kundër këtyre grabitësve të rrugës dhe të pushtetit, të hapsirave tona të përbashkëta.

LEXO EDHE:  Nga Denis Dyrnjaja/ Unë e vrava gjyqtaren

LEXO EDHE:  Nga Denis Dyrnjaja/ Ina nga heroinë në viktimë, për shkak të biografisë

Në se rrimë si sehirxhitë, vendi ynë do vazhdojë jetë ai ku tash 30 vjet, qytetarët normalë ikin, për faj tonin, të normalëve, sepse, me indiferecën tonë u kemi lënë fushë të lirë anormalëve, grabitësve, që nuk janë të zotët t’ia dalin me punë sipas rregullave të një shoqërie njerëzish, dhe jo ujqësh.

*Ish-zv.kryeministër

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Publikuar

-

Nga

Pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme (që po qëndron në detyrë prej dy vjetësh), sot Rilindja ka kryer aktin e dytë të madh të shkatërimt të Reformës në Drejtësi, zgjedhjen në mënyrë të paligjshme të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në vijim të atij që prej ditësh është përshkruar si një konflikt proceduarash mes Kuvendit të Shqipërisë dhe presidencës, fshihet në fakt një lojë e qartë ekulibrash politike. Shumica parlamentare kërkonte të shpinte atje dy emrat e saj, të dala nga lista e hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili vepron nën influencën e ndjeshme të një drejtuesi si Ardian Dvorani dhe kryeprokurores së përkohshme, Marku.

Pavarësisht nga piruetat që janë bërë në KED, ku njëra nga kandidatet (tashmë e shpallur fituese nga kuvendi) nuk plotësonte prametrat as për gjyqtare e shkallës së parë (lexo këtu), aty gjithësesi u hartua një listë. Por në këtë listë gjendej edhe një “armike e partisë”, juristja Marsida Xhaferllari.

Pikërisht në emër të saj u zhvillua beteja.

Kjo zonjë, që bashkjeton me sa duket me ish deputetin Enkeled Alibeaj, që ka punuar si kryeinspektore e këshillit të Lartë të drejtësisë nën presidencën Nishani dhe Meta, i plotësonte të gjitha parametrat për tu trajtuar si e pa dëshëruar. Jo vetëm Dvorani dhe Marku ia ulën asaj pikët në maksimum, jo vetëm që vettingu e hetoi për dy vite dhe në fund nuk mori vendim për të, por u shkua dhe më tej, u prish gjithë arkitektura e procedurës së përzgjedhjes së një gjykatësi kushtetues, vetëm e vetëm për të shkuar tek emrat që i duheshin Rilindjes.

Ashtu siç kuptohet lehtësisht nga qëndrimet e mbajtura nga socialistët në kuvend, ky puç institucional u organizua vetëm që të përjashtohej Meta nga mundësia hipotetike e përzgjedhjes së Xhaferrllarit.

Në këtë procedurë fillimisht u shkel kushtetuta, sepse  neni 179 (2) i saj e përcakton qartë se zgjedhja e anëtarëve duhet bërë me radhë për të ruajtur parimin e ekuilbrit të pushteteve.

Sipas këtij rendi të përcaktuar në mënyrë taksative, as Ilir Meta nuk mund të përzgjidhte dy kandidatë në të njëjtën kohë, dhe as parlamenti dy të tjerë ashtu sikurse bëri sot.

LEXO EDHE:  Nga Denis Dyrnjaja/ Ballkoni, Tepsia dhe Timoni!

LEXO EDHE:  Nga Denis Dyrnjaja/ Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?!

Organizata e Rilindjes zgjodhi të veprojë pikërisht kështu, pra edhe për ti hequr kreut të shtetit të drejtën e dekretimit të një anëtari të ri edhe për ti dhënë vetes një kompetencë që nuk i takon.

Por, për të mbërritur deri këtu skema e manipulimit qe më e gjatë. Ajo ishte e rakorduar plotësisht me kryetarin e “pavarur” të KED, Ardian Dvorani, i cili i mbajti listat e hartuara nga institucioni i tij, të fshehura në sirtar, pikërisht për të krijuar këtë anomali që i mohonte presidentit të drejtën për të zgjedhur lirsht.

Nga gjithë kjo histori banale kapsish të shtetit rrjedhin disa përfundime të thjeshta.

Në fakt e keqja më e vogël është dërgimi i njerëzve të rilindjes në majat më të larta të drejtësisë.

Pasojat afatgjata janë shumë më të rënda.

Ato kanë të bëjnë me përdhosjen në mënyrë selektive të Kushtetutës apo procedurave në varësi të emrave të veçantë.

Ato kanë të bëjnë me shndërrimin në karagjozllëk të një procesi kaq të rëndësishëm, i cili degradon në një lojë kukamshefti fshehjesh të postës në sirtarë.

Ato dëshmojnë një mospërfillje cinike ndaj presionit ndërkombëtar, për ta ngritur shpejt kushtetuesen, sepse po e mbajnë atë peng përmes sherreve artificiale me Metën.

Ato tregojnë se Rilindasit jo vetëm nuk i besojnë procesit të cilin e kanë votuar vetë, por nuk ia dalin dot atij mbanë pa e manipuluar.

Natyrisht, për të siguruar pandëshkueshmërinë për krimemet e makabre që kanë bërë, ata nuk kanë rrugë tjetër vetçse ta kapin krejtësisht drejtësinë.

Dhe këtu po bëjnë krimin më të madh.

Jo se po përpiqen të shpëtojnë veten, por sepse me njerëzit që po emërojnë dhe prcedurat që po shkallmojnë, po rilindin mostrën e një drejtësie politike. Të një mashtrimi, që, ndonëse e duartrokasim si reformë amerikane, nesër do ta përdorin po njësoj edhe ata që do të vijnë pas tyre në pushtet./CNA.al

LEXO TE PLOTE