Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Edi Rama po na thotë “të kemi shëndetin”

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Edi Rama po na thotë “të kemi shëndetin”

Publikuar

-

“Edhe po nuk u hapën negociatat me BE, dielli do të lindë prapë në Shqipëri nesër”, na paralajmëroi para dy ditësh timoneri i kaikes sonë direkthyer. Mund të shtoje aty pa merak fare se asgjë nuk ka për të ndryshuar në Tiranë edhe sikur nesër t’ia kërcasë shiu.
Është njësoj si ata kryefamiljarët problematikë, që pasi kanë katranosur gjithçka, me pije, bixhoz dhe vese te tjera, u thonë fëmijëve dhe të tjerëve të mos mërziten, se shyqyr që kanë shëndetin.
Ndërkohë në Maqedoninë fqinje, i zoti i punës, me shumë më pak përgjegjësi se sa kryeudhëheqësi ynë, nuk priti që të gdhijë e nesërmja për të parë se si do të ishte koha, por dorëzoi çelësat.
Nuk ia vlen fare të krahasosh historikun e të dy vendeve dhe as rrugëtimin e tyre të ndryshëm drejt Brukselit, sepse edhe kaq është shumë për të njohur diferencën.
Sepse në Shqipëri, ata që kanë pushtetin kanë krijuar bindjen dhe keqkuptimin se do të jenë prapë në krye, në të gjitha rastet, si kur është diell, ashtu edhe kur bie shi.
Dhe në rast se kjo situatë nuk do të ndryshojë, askush nuk mund të justifikohet më se ky është mallkimi ynë i parashkruar dhe se për t’u zhbllokuar duhet të presim duke i mbajtur sytë nga qielli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zoti e ndihmoftë, keqardhja s’ka të sosur”/ Spiropali i përgjigjet Metës për grushtin e shtetit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur presidenit Ilir Meta i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Spiropali shprehet se keqardhja për Ilir Metën nuk ka të sosur.

Lidhur me grushtin e shtetit, ajo thotë se “ai ka nisur në kokën e Metës qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”

“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!
Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”, shkruan Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e Donatorëve/ Basha fton ndjekësit të votojnë në Instagram

Publikuar

-

Nga

Tre ditë pas Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën 1.15 mld euro, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në Instagram nëse besojnë te qeveria për menaxhimin e fondeve.

“Jepni mendimin tuaj: Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit” është pyetja e Bashës, ku ka dhënë alternativat votimit “PO” ose “JO”.

Së fundmi, kryedemokrati është prezantuar me një formë të re komunikimi në profilin e tij në Instagram./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-zv.ministri i Financave emërohet në krye të AMF

Publikuar

-

Nga

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi në fjalë është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.-raporton BW.

Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Tashmë Ervin Mete do të drejtojë AMF-në, duke i zënë vendin Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

LEXO EDHE:  A synon të bëhet kryeministër?/ Befason Astrit Patozi

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Patozi: PD e ka pranuar vetë para pak ditësh, që nuk i takon të përfshihet në zgjedhjet e 30 qershorit

Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

LEXO TE PLOTE