Connect with Us

“Negociatat merren me punë, jo propagandë”/ Tabaku: Rama të marrë përgjegjësi

Politikë

“Negociatat merren me punë, jo propagandë”/ Tabaku: Rama të marrë përgjegjësi

Publikuar

-

Ish deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një intervistë për  çështjen e negociatave është shprehur se Rama duhet të vendos si prioritet integrimin e vendit dhe më pas pushtetin e tij personal.

Teksa nuk ka pranuar të komentojë  festën e parakohshme të kryeministrit Rama në 2018 për çështjen e negociatave, Tabaku është shprehur se një gjë e tillë arrihet  vetëm me punë reale, jo me propagandë.

“Nuk dua të komentoj Ramën, por zoti Rama vjet festoi hapjen e negociatave, para dy javësh tha se Bundestagu nuk ka kushte dhe do të nisin bisedimet për kapitujt e negociatave, në 2016-ën Rama tha se do të hapen negociatat. Duhet të merremi me punë reale dhe jo me propagandë. Rama duhet të vendosë të parin prioritetin kombëtar për integrimin dhe jo të ketë prioritet pushtetin e tij personal. Sepse ai është pengesa kryesore për procesin. Nëse nuk do të ishte Rama, sot nuk do të ishim të përfshirë në dokumentin e Bundestagut si vend bazë për drogërat e forta, nuk do të përmendeshim nga OSBE ODIHR si vend që nuk ka më standard për zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk do të kishim kusht që të nisnin procedime penale për ata që kanë vjedhur zgjedhjet. Edi Rama duhet të merrte sot përgjegjësi.”, është shprehur  ndër të tjera në studion e Syri.net ish deputetja demokrate./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Moj e Çmendura E”/ Presidenca paralajmëron ashpër Spiropalin

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk është kursyer ndaj prësidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Spiropali tha se keqardhja për Ilir Metën nuk ka të sosur, ndërsa nënkuptoi se do vijojnë punën për shkarkimin e presidentit.

Pas kësaj, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Metës Tedi Blushi, ku paralajmëron mazhorancën se do e shohë shumë shpejt zemërimin e popullit.

“Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

LEXO EDHE:  Intervista për DW/ Edi Rama flet për raportet Gjermani-Shqipëri dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Meta: Shqipëria i ka mundësitë për sukses

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Blushi thekson se nuk ka koment për gjuhën jashtë kontrollit, ndërsa me ironi thotë se Spiropali i udhëheq në këtë drejtim bashkë me “Skënderbeun”, duke nënkuptuar kështu kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zoti e ndihmoftë, keqardhja s’ka të sosur”/ Spiropali i përgjigjet Metës për grushtin e shtetit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur presidenit Ilir Meta i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Spiropali shprehet se keqardhja për Ilir Metën nuk ka të sosur.

Lidhur me grushtin e shtetit, ajo thotë se “ai ka nisur në kokën e Metës qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”

“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!
Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”, shkruan Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e Donatorëve/ Basha fton ndjekësit të votojnë në Instagram

Publikuar

-

Nga

Tre ditë pas Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën 1.15 mld euro, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në Instagram nëse besojnë te qeveria për menaxhimin e fondeve.

“Jepni mendimin tuaj: Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit” është pyetja e Bashës, ku ka dhënë alternativat votimit “PO” ose “JO”.

Së fundmi, kryedemokrati është prezantuar me një formë të re komunikimi në profilin e tij në Instagram./CNA.al

LEXO TE PLOTE