LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndodhej në kampet e ISIS/ Humbet gjurmët 11-vjeçari shqiptar

18 Tetor 2019, 21:29, Kronika CNA
Ndodhej në kampet e ISIS/ Humbet gjurmët 11-vjeçari shqiptar

Pas historisë drithëruese të transmetuar nga media italiane  ?Le Iene? , për një  11-vjeçar shqiptar, i cili mbahej i izoluar në kampet e ISIS në Siri, i kontaktuar nga Abc News, i ati i të miturit i rënduar emocionalisht tregon se situate ka precipituar orët e fundit.

Afrim Berisha, është shprehur se ka humbur gjurmët e të birit dhe se Alvin nuk ndodhet më në kampin e ?Al Holit?. Berisha tregon se  kontaktin e fundit me të e ka patur në 25 shtator dhe se kishte mësuar se i biri ndodhej i vetëm në kamp në sektorin e fëmijëve jetim.

I trembur për sigurinë e Alvin, Berisha tha se do të niset menjëherë sërish drejt Sirisë për ta kërkuar vetë. Berisha është shprehur  se që pas publikimit të ngjarjes në media, atij iu premtua ndihmë për ta tërhequr të birin nga Siria së bashku me antarët e një familje italiane që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga