Connect with Us

Mosçelja e negociatave/ Rama pranon përgjegjësinë, tallet me Nard Ndokën

Politikë

Mosçelja e negociatave/ Rama pranon përgjegjësinë, tallet me Nard Ndokën

Publikuar

-

Në konferencën e jashtëzakonëshme  pas “jo”-së për negociatat, nuk kanë munguar as ironitë dhe shigjetimet në drejtim të opozitës nga kryeministri Rama.

I pyetur nga gazetarët se nëse duhet të mbante përgjegjësi për përgjigjen negative që kishte marrë Shqipëria sot, Rama është shprehur se: “Është e vërtetë që është përgjegjësia ime që Franca dhe Gjermania kanë 2 ide të kundërta për të ardhmen e BE-së.

Nuk arrita dot t’i bëj bashkë dhe t’i bind të thonë ndryshe. Kështu që kjo është tërësisht përgjegjësia ime.

LEXO EDHE:  “Nuk duhet të çuditemi nga mediokritetet e vendit”/ Kujt ia drejton Vasili këto vargje?

Është përgjegjësia ime që të gjitha vendet e BE-së të kryesuara nga Gjermania të thonë “ po”, ndërsa Franca dhe dy vende të tjerat  thonë “jo”.

Është tërësisht faji im sepse ajo që cilësohet opozitë e bashkuar është larguar nga Parlamenti, sepse nëse do kishte qenë këtu dhe nëse përgjegjës do të ishte Nard Ndoka dje procesi do të kishte filluar”, është shprehur Rama./ CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Kocodhima

    18 Tetor, 2019 at 7:50 pm

    Ky eshte nje i cmendur i papergjegjshem ndaj nuk do te njohe kurre pergjegjesi. Po ore trap, ishte pergjegjesia jote te reagoje e te merje masa pas largimit te opozites nga kuvendi.
    Kjo tregon qe je vetem hajdut, kriminel, e aspak politikan.
    Shporru fare e keqe

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata bombë e Metës/ “Rama më kërkon dy firma për të hedhur në erë…”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka bërë një deklaratë të fortë tekSa tha se Rama i kërkon dy-tre firma për të hedhur në erë interesat e kombit, por pa u sqaruar më tej se për çfarë bëhet fjalë.

“Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma në atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit. Ta harrojë! Sa të jem unë në atë zyrë deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vijë koha të flas dhe çfarë firma kërkohen. Por e përsërisë ta harrojnë që unë do t’i hedh ato firma!”,deklaroi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Teatri i Astirit”/ Arbjan Mazniku braktis emisionin ku janë të ftuar banorët protestues

Publikuar

-

Nga

Në emisionin e mbrëmjes së sotme, “Open”, temë diskutimi është “Teatri i Astirit”, ku, përveç përfaqësuesve politik,  të ftuar janë edhe banorë të “Unazës së Re” të cilët prej më shumë se një viti po protestojnë në mbrojtje të ndërtimeve pronë e tyre.

Ndërkohë që kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen, zvendëskryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Arbjan Mazniku nuk e ka mbajtur fjalën dhe e ka braktisur pjesëmarrjen. Në momentet e fundit Mazniku është tërhequr, mesa duket nga që i ka dhenë “besdi” prania në studio e banorëve të “Astirit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta hedh akuza të forta/ “Ndërkombëtarët nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj ndërkombtarëve teksa tha se nuk i kanë syte tek Kushtetuta por tek xhepat e tyre.

“Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.

LEXO EDHE:  Kryemadhi kërcënon një ditë para protestës/ “Zoti e ruajt Edi Ramën”

LEXO EDHE:  Zbulohet dokumenti/Firma që do ndërtojë TEC-in në Korçë morri statusin e Investitorit Stategjik

Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.”, theksoi Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE