LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merkel konferencë pas vendimit për negociatat/ Rama e Zaev do të zhgënjehen

18 Tetor 2019, 12:42, Politikë CNA
Merkel konferencë pas vendimit për negociatat/ Rama e Zaev do të

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë në një koferencë për shtyp pas vendimit për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merkel tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë progres, por sipas saj problem është se si do të jetë efekti nëse hapen negociatat.

?Janë disa vende që kanë rezerva përsa i përket hapjes së negociatave. Problemi është se si do të jetë efekti nëse hapen negociatat. Patjetër që edhe do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë dhe i Shqipërisë.
Gjermania dëshiron që të ndodhe hapja e negociatave. Maqedonia ka bërë shumë, ndryshimi emrit ka qenë një progres i madh por edhe Shqipëria ka bërë progres.

Vazhdoj të mendoj që Shqipëria ka bërë shumë porgres, por nuk na ka bërë të marrim një vendim unanim.
Në Gjermani ka rezerva përsa i përket shqiptarëve, bëhët fjalë për hapjen e negociatave jo për anëtarësim. Ata duhet të përballen me disa kushte që kemi vendosur, në Shqipëri vijon të ketë probleme përfshi këtu edhe emigrimin megjithatë Shqipëria ka bërë maksimunin përsa i përket emigracionit.
Kur bëjmë premtime, patjetër që duhet t?i mbajmë dhe nuk do t?i kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që kemi bërë premtime?, u shpreh Merkel./CNA.al

Lajmet e fundit nga