LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu në Fier/ Nis rehabilitimi i Pediatrisë, shërbim me standarde për 40 mijë fëmijë

18 Tetor 2019, 10:54, Sociale CNA
Manastirliu në Fier/ Nis rehabilitimi i Pediatrisë, shërbim me

Nis rehabilitimi i Pediatrisë në spitalin rajonal të Fierit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi paraditen e sotme punimet për rindërtimin me themel të Pediatrisë së Fierit.

?Vëmendja e qeverisë është tek përmirësimi i shërbimit për fëmijët, afër vendbanimit. Jam e kënaqur që rikthehem në spitalin e Fierit, investimin më të ri në këtë spital rajonal që do të transformojë shërbimin për rreth 40 mijë fëmijë në vit?, tha Manastirliu.

Me një kapacitet prej 99 shtretërish, Pediatria e Fierit që pret rreth 100 urgjenca në ditë, do të jetë plotësisht e rehabilituar brenda muajit Janar. Investimi parashikon rikonstruksionin e të gjithë godinës ku ofrohen shërbimet e pediatrisë së përgjithshme, pediatrisë infektive, reanimacionit të pediatrisë dhe urgjencës pediatrike.

Manastirliu deklaroi nga Fieri se shumë shpejt do të nisë investimi për rehabilitimin e Pediatrisë së Tiranës. Sapo ka përfunduar investimi në Pediatrinë e Beratit, vijon puna për rehabilitimin e Pediatrisë së Durrësit dhe shumë shpejt nisin punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së Tiranës, një investim strategjik me vlerë 9 milion euro.

E pyetur për shërbimin e mamografisë, Manastirliu deklaroi se aktualisht në qytetin e Fierit po ofrohet shërbimi i mamografisë nëpërmjet mamografit të lëvizshëm, ndërsa shumë shpejt spitali rajonal i Fierit do të pajiset me mamografi stacionare.

Lajmet e fundit nga