Connect with Us

Korporata e Investimeve/ Skemë grabitjeje e pronave të shqiptarëve

Politikë

Korporata e Investimeve/ Skemë grabitjeje e pronave të shqiptarëve

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka deklaruar se Korporata e Investimeve është një skemë tjetër grabitjeje e pronave të shqiptarëve.

I ftuar në studion e Ditari në A2, Gjoni theksoi se “Këta duan të krijojnë një korporatë si një shoqëri tregtare aksionere që do të marrë në menaxhim tokat shtetërore, duke e kthyer shtetin në pronar. Ende nuk është qartësuar terminologjia tokë shtetërore sepse në atë që quhet tokë shtetërore në hipoteka, fshihen qindra mijëra hektarë tokë private që nuk i është kthyer pronarëve legjitimë gjatë viteve të komunizmit dhe postkomunizmit”.

Më tej, deputeti theksoi se ka interesa madhore që preken nga ndërhyrja e tyre në Parlament, ndërsa shtoi se këta duan të marrin këto toka që i quajnë shtetërore dhe t’ia shpërndajnë 5-6 oligarkëve.

“Ka rreth 80% të shqiptarëve që nuk e dinë që mund të jenë pronarë. Tokat e tyre janë të pakthyera nga qeveria. Çdo qeveri postkomuniste në vendin tonë është në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe të së drejtës kushtetuese të shtetasve për të trashëguar pronën. Këta duan të marrin këto toka që i quajnë shtetërore dhe t’ia shpërndajnë 5-6 oligarkëve. Ne duam të hyjmë në Evropë dhe sillemi si në një vend afrikan. Si mund të kalohet një projektligj i tillë pa e konsultuar me grupet e interesit?”, u shpreh Gjoni.

LEXO EDHE:  Video/Si u prangosën nga “Shqiponjat” dy autorët e grabitjeve në Rinas

Në lidhje me JO-në e Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Gjoni e konsideroi si një “mungesë vizioni nga ana e Macron”.

“Është një gabim strategjik që BE po bën me Ballkanin. Pasi po humbet Britaninë, po krijon një Bashkim Evropian me dy shpejtësi. Po lihet një rrip pasigurie që është katastrofike përsa i përket sigurisë rajonale. Në gjykimin tim, për disa interesa shumë të vogla elektorale, Macron u tregua frikacak dhe ka marrë një vendim që nuk i shërben stabilitetit”, deklaroi Ralf Gjoni.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha te Trauma me të plagosurit/ Skenar i përgatitur me kujdes nga Rama

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot në spitalin e Traumës banorët e Unazës së Re të cilët u plagosën gjatë përleshjeve me policinë mëngjesin e sotëm.

Sipas Bashës, ky është një skenar i përgatitur me kujdes me qëllimin e vetëm që t’i çonte ata drejt konfrontimit me forcat e rendit.

“Opozita është në krah të qytetarëve për të mbrojtur jo thjesht shtëpitë e tyre, por për të mbrojtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit. Jeta është e çmuar dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e këtyre banorëve”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Fëmijë, burra, gra, të moshuar dhe efektivë të policisë janë plagosur sot në një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes me qëllimin e vetëm që ti çonte ata drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerë, kanë planifikuar tek i ashtuquajturi “projekti i Unazës së Re.”
Opozita është në krah të qytetarëve për të mbrojtur jo thjesht shtëpitë e tyre, por për të mbrojtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.Jeta është e çmuar dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e këtyre banorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Banorët e Astirit u përballën me dhunë çnjerëzore”/ Vasili: Demokracia dhe liria më në rrezik se kurrë

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza ndaj qeverisë e cila sipas tij ka ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj banorëve të Astirit dhe se është në krah të oligarkëve.

Vasili tha se demokracia dhe liria janë më në rrezik se kurrë dhe se ora e ndëshkimit po vjen.

“Banorët e Astirit janë përballur sot me një dhunë çnjerëzore të jashtëzakonshme nga ana e qeverisë së Edi Ramës. Sot, hajdutët e qeverisë peng të oligarkëve goditën dhe helmuan banorët e thjeshtë që mbronin banesat e tyre nga grabitja e paligjshme e qeverisë. Në vend të dialogut dhe dëmshpërblimit të drejtë qeveria zgjodhi grabitjen policore për të mbushur xhepat e saj dhe të oligarkëve.
Sot është dhunuar çdo shqiptar. Sot, liria e pronës së çdo shqiptari është më në rrezik së kurrë. Sot, liria e protestës është më në rrezik se kurrë. Sot, e drejta e jetës është më në rrezik se kurrë. Sot, liria e shprehjes është më në rrezik se kurrë. Sot, demokracia është në buzë të greminës. Askush dhe asnjë alibi nuk e shpëton dot qeverinë e cila zgjodhi të derdhte gjakun e qytetarëve të thjeshtë për të plotësuar interesat korruptive të saj. Në çdo centimetër rrugë të korruptuar që do të tentojë të ndërtojë qeveria tek ‘Unaza e Re’ do të qëndrojë mallkimi i qytetarëve të thjeshtë të moshuar gra e fëmijë të dhunuar nga Edi Rama dhe banda e tij”, u shpreh Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Desada Metaj “mpreh shpatën”/ Mbron Lulin pas tradhëtisë ndaj banorëve të Unazës

Publikuar

-

Nga

Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm IKMT, e mbështetur nga forca të shumta të policisë vijon aksionin për shembjen e banesave në zonën e “Astirit” në kryeqytet.

Aksioni i IKMT-së është shoqëruar me tensioned he përplasje të forta, por ajo që ran ë sy ishte mungesa e opozitës.

Edhe pse aksioni dhe përplasjet filluan që prej orës 06:00 të mëngjesit, asnjë përfaqësues i opozitës nuk ishte aty që të mbështeste banorët, edhe pse më parë ishte premtuar që do të ishin në krah të tyre.

Ish-deputetët e opozitës shkuan sa për dukur pothuajse tre orë pasi kishte filluar aksioni i IKMT-së dhe pasi protestuesit ishin shpërndarë me gaz lotsjellës. Dhe si për t’i vënë “kapakun”, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shfaq në media pas orës 12:30, kur vizitoi të lënduarit në Spitalin e Traumës.

Por, një tjetër detaj që ra në sy, pasi Basha duket qartazi se i ka tradhëtuar edhe banorët e Astirit, ishte reagimi i gazetares së Lulit, Desada Metaj.

Kjo e fundit, ka nxituar të “marrë shpatën” në dorë dhe të dalë me vrap të mbrojë Lulin. Duke marrë rolin e një kryeopozitarja, Desada Metaj në një postim në rrjetet sociale, del në krah të Bashës dhe e mbron këtë të fundit.

Për më tëpër ajo tenton të justifikojë opozitën, ndërsa shkruan se “Deputete te opozites kane qene aty qe ne mengjes. Dhe nese mendon se opozita eshte grup i gatshem per t’u perplasur fizikisht me policine e ke gabim. Ti vete ku ishe? Une? Apo dhe shume te tjere qe tani e shohim problemin te opozita… po shteti? Rama? Lleshi? Po korrupsioni? Apo te gjithe presim qe ti cmontoje opozita? Dmth ne te rrime ne kafe dhe te shkruajme analiza ne FB dhe opozita te luftoje per te drejtat tona? Good job. Kjo eshte ajo qe duhet”.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Lleshaj thërret urgjent vartësit

LEXO EDHE:  Grabitja e pronave publike/ Ish ministri i Ramës jep alarmin

Ndërsa më tej në një koment Desada Metaj arrin kulmin ndërsa mungesën e mbështetjes nga ana e Lulit për banorët e justifikon duke thënë se “boll e kemi një 21 janar.

“E kam fjalen ne parim per njerezit qe si ervin goci ishin sot ne mbeshtetje te nje kauze te drejte. Opozita mund te kerkoje kapital politik por s’mund te perdore banoret si mbulese njerezore per kauzen e saj. Boll e kemi nje 21 janar”-shkruan Desada Metaj.

Por, Desada në fakt ka të drejtë për një detaj, vërtetë atje shkuan ish-deputetët e opozitës, por Luli po flintë dhe minimumi justifikonte pazarin e rradhës me oligarkun e investimit që ka kohë që si përmend emrin.

Maskarada e Bashës vazhdon./ CNA.al

LEXO TE PLOTE