LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Këshilli Europian pa tekst”/ Rama: Merkel bëri gjithçka për një kompromis

18 Tetor 2019, 15:37, Politikë CNA
“Këshilli Europian pa tekst”/ Rama: Merkel bëri

Kryeministri Edi Rama thotë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë gjithaçka për të arritur një formulë kompromisi për çeljen e negociatave.

Sipas Ramës, Këshilli Europian ishte pa tekst sepse sipas tij, nuk ka asnjë pikë takimi, është një përplasje e madhe për të nesërmen e BE.

?Kancelarja ka bërë gjithçka për të arritur një formulë kompromisi dhe për të mos lejuar që këshilli të mos përfundonte pa tekst. Këshilli nuk ka tekst, nuk ka asgjë të shkruar sepse nuk ka asnjë pikë takimi, është një përplasje e madhe për të nesërmen e BE.
Kemi pasur një problem të madh për shkak të gjithë asaj që u bë këtu për të dëmtuar procesin dhe për të hedhur hijen deri në pikët që të refuzohej çelja e negociatave. I kemi kapërcyer me diplomaci dhe me komunikim të vazhueshëm?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga