LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënuan me armë dhe morën peng 31 vjeçarin/ Një në pranga, 3 në kërkim

18 Tetor 2019, 09:34, Kronika CNA
Kërcënuan me armë dhe morën peng 31 vjeçarin/

Policia e Matit ka arrestuar një person dhe ka shoalur në kërkim 3 të tjerëe pasi nën kërcënimin e armës kanë marrë peng një 31 vjeçar.

Më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen ?Pjetër Budi?, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:
S. L., 32 vjeç, banues në Burrel.
U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.
Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip ?Mercedes Benz?, i përdorur nga këta shtetas.
Materialet hetimore do t?i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale ?Heqja e paligjshme e lirisë?, e kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake?./CNA.al

Lajmet e fundit nga