Connect with Us

Imami “copëton” Bashën/ Duhej larguar me kohë, është në shërbim të plotë të Ramës

Politikë

Imami “copëton” Bashën/ Duhej larguar me kohë, është në shërbim të plotë të Ramës

Publikuar

-

Nga studio e emisionit “Java”, duke folur për situatën politike në vend dhe mënyrat se si mund të kthehet opozitarizmi në skenë, pas dështimit të qeverisë për çeljen e negociatave, ish deputeti demokrat, Arben Imami, ka shpërthyer në akuza të renda ndaj drejtuesit aktual të PD-së Lulzim Bashës për mënyrën sesi ai e ka drejtuar dhe po e drejton partinë.

Sipas Imamit, popullariteti i PD-së është në rënie që nga ardhja e Bashës në krye të saj dhe se mbështetja e tij brenda partisë ka rënë ndjeshëm.

“Që kur Basha shkeli statutin e partisë duhej të ishte larguar nga PD-ja… Iku kjo, po tani? PD-ja ka mbledhur aty një skuadër të çuditshme. Problemi është që ky njeri është në rënie. E ka mbështetjen deri në 18 %.

LEXO EDHE:  Lobimi i PD-së/ Imami: Është çështje politike, por Basha…

Kur një lider bëhet pjesë e partisë politike presupozohet që të rrisë popullaritetin e asaj partie deri në 4%. Po ky, çfarë ka bërë ky? Ky po shkon në pikiatë. Mbështetja e Bashës brenda partisë së tij ka shkuar në 17-18 %. Ky është në shërbim të plotë ndaj Ramës. Në këtë gjendje nuk jep asnjë prespektivë. Ky njeri është gati i pashpresë.”, është shprehur ndër të tjera ish-deputeti Imami./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-zv.ministri i Financave emërohet në krye të AMF

Publikuar

-

Nga

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi në fjalë është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.-raporton BW.

Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Tashmë Ervin Mete do të drejtojë AMF-në, duke i zënë vendin Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

LEXO EDHE:  Patozi nxjerr zbuluar Bashën dhe Kryemadhin/ “Nuk mund të bojkotohet procesi politik”

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Mbi dialogun postar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!

Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta paralajmëron protestë/ Mesazh të koduar Ramës: Të bëjnë gati poture të gjera

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se çdo ditë do të ketë detaje të reja për grushtin e shtetit.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Meta paralajmëroi një protestë në datën 2 mars, në Bulevardin dëshmorët e Kombit për shpartallimin e grushtit të shtetit.

“Do ta marrim me qetësi çmonitmin e plotë të grushtitë të shtetit. Nëse ky institucion është sot një kështjellë e vetëm por e pamposhtur dhe e paetur e mbrojtes së Kushtetutës, nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë për shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do bëj thirrje për të shpartalluar grushtin e shtetit. Ju presim pasdite në Bulevard se do jap fjalën se shumë shpejt falë popullit nuk do të ketë vetëm një institucion që është vetëm presidenti por të gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit”, tha Meta.

Ai e ka mbyllur fjalën e tij me një mesazh i cili duket se i drejtohet kryeministrit Edi Rama: “Ata që kërkojnë popullin e presidentit të Whatsapp të porosisin poturet e gjera”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbulon faktet e rënda/ “Gjysmë-parlamenti” dhunoi Kushtetutën, ideatori është Rama

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat, ku ka vijuar të hedhë akuza në drejtim të mazhorancës, për të cilën thotë se po përgatit grusht shteti.

Meta akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi si ideator dhe ekzekutor të grushtit të shtetit.

“Edi Rama është ideatori dhe ekzkekutoi i këtij grusht shteti. Do jetë ai që do të mbajë përgjegjësi dhe do të përgjigjet para drejtësisë së re, pas bllokimit të këtij grusht shteti”-tha Meta.

Më tej, ai ironizoi edhe Kuvendin e  Shqipërisë, të cilin e cilësoi si “gjysmë-parlamenti”.

Sa i takon miratimit të ligjit që shmang presidentin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta tregoi disa fakte, që sipas tij tregojnë se Kuvendi ka gënjyer.

“Gjysmë-Kuvendi, i cili njihet për gënjeshtra, thotë se për të bërë betimin e gjyqtarëve nëpër kafene, ose tek Lana, thotë se ka marrë miratimin edhe nga KED, nga Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nga Shkolla e Magjistraturës etj.

LEXO EDHE:  Aktorja tregon për puthjen me Arben Imamin/ Si u hoq figura e Tartarit, për shkak të lidhjes së Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut

LEXO EDHE:  Aktorja tregon për puthjen me Arben Imamin/ Si u hoq figura e Tartarit, për shkak të lidhjes së Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut

Këto përgënjeshtrohen nga vetë Dvorani, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë për të dhënë opinion për këtë çështje. Këtu e duartrokas.

Këtu ka një tjetër gënjeshtër, të deputetëve që dhunojnë kushtetutën dhe popullin shqiptar, ku thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë çështje.

Po ashtu edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një pjesë e deklaratës thuhet: Duke patur në konsideratë aktin se këto nisma prekin dy ligjë të rëndësishme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron që këto projekte ti nënshtrohen një konsultimi të gjërë me Presidentin, ILD, shoqatat e gjykatësve, etj

Lidhur me këtë propozim , KSHH vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formën e shtruar, pasi betimi kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një tjetër organi”-tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE