LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarja zbulon prapaskenat e bisedimeve në Bruksel/ Apeli i fortë për politikën shqiptare

18 Tetor 2019, 10:29, Politikë CNA
Gazetarja zbulon prapaskenat e bisedimeve në Bruksel/ Apeli i fortë

Gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mejdini shkruan se vendimi per hapjen e bisedimeve për antarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të shtyhet në Maj të vitit tjetër, pasi Franca vendosi veton.

Sipas gazetares,  ky zhvillim ne vetvete ka nje kuptim te vecante ne nje kohe kur pavarësisht se Komisioni Europian ka konfirmuar dy here rresht se dy vendet i kane plotesuar kriteret teknike vendimi eshte bllokuar mbi arsye politike te vendeve anëtare.

Më tej, ajo thekson se ?Nje here se perpara ishin zgjedhjet e Parlamentit Europian, pastaj se ne disa vende kishte zgjedhje parlamentare dhe ne fund Macron mendon se BE nuk duhet te zgjerohet me derisa te zgjidhi ?hallet e saj?.

Kjo praktikisht do te thote perfundimi i aspirates se vendeve te Ballkanit per t?ju bashkuar BE-se ne te pakten 15 vitet e ardhshme, pas kesaj nuk dihet nese BE do te jete me aty ose te pakten ne formen qe e njohim sot.?.

E ndërsa zbulon disa qëndrime të vendeve anëtare, gazetarja shkruan se ?Kete e kuptojne mire Italia dhe Austria, kryeministrat e cileve te alarmuar po flasin per deshperim ne Ballkan. Kete e kupton europarlamentarja e Slovenise, Fajon kur thote se ?se nga loja e piset politike e Frances, do ta pesojme te gjithe?, ashtu sic me te drejte ish kryeministri i Suedise, Carl Bildt pyet ?kush do i mbledhi tani copat qe la pas Franca, Hollanda dhe Danimarka ne Balkan??!?.

Gjithashtu ajo ka një apel të fortë për politikën shqiptare, që të bëhen bashkë dhe të mendojnë për nevojën për aleanca të reja.

?Eshte realisht e nevojshme qe ne keto kushte, politika shqiptare te behet bashke dhe te mendoj per planin B, per nje politike te re te jashtme te Shqiperise dhe nevojen per aleanca te reja.?-përfundon postimin e saj gazetarja Fatjona Mejdini./ CNA.al

Lajmet e fundit nga