Connect with Us

Gazetari “shuplakë” të fortë Ramës/ E ka mbaruar misionin, tani duhet të flasë populli

Politikë

Gazetari “shuplakë” të fortë Ramës/ E ka mbaruar misionin, tani duhet të flasë populli

Publikuar

-

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, pasi vendet anëtare të BE-së nuk miratuan vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa heq një paralele mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Edi Ramës, gazetari Tomorri i jep një “shuplakë” të fortë kreut të qeverisë shqiptare.

“Ramush Haradinaj ishte kryeminister kur Kosoves ju rrezikua integriteti territorial. Jo per fajin e tij, por per shkak te prapesive te Thacit, Vucicit dhe Rames. Megjithate, edhe pse nuk pati asnje faj, ja ktheu mandatin popullit. La sovranin te vendose dhe sovrani vendosi.

Zoran Zaevit i deshtoi hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Jo per fajin e tij, por me shume gjasa per shkak te Shqiperise. Edhe ky beri te njejten gje. Edhe pse nuk ka asnje faj, ja ktheu mandatin popullit.

Edi Rames i deshtoi hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Sigurisht jo per fajin e Zaevit. Qendron si tribun, stoik ne detyre. Por edhe nese nuk ka asnje faj, dy kryeministra te vendeve fqinje iken pa asnje faj. Kryeministri yne nuk leviz, edhe pse nuk thote dot qe nuk kam asnje faj.”-shkruan Tomorri.

Më tej, ai thekson se Rama e ka mbaruar misionin e tij dhe se tashmë duhet lënë populli të flasë.

“Ne ceshtje kaq te medha si kjo e integrimit, e vetmja rruge dalje jane zgjedhjet. Populli duhet lene te flase. Rama e ka mbaruar misionin. Dhe per fatin e keq te Shqiperise, e vetmja gje per te cilen do mbahet mend jane atletet.”-shkruan Tomorri në postimin e tij.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Ku janë aleatë Rama dhe Berisha

Ballkanas, por jo njesoj

Ramush Haradinaj ishte kryeminister kur Kosoves ju rrezikua integriteti territorial. Jo per fajin e tij, por per shkak te prapesive te Thacit, Vucicit dhe Rames. Megjithate, edhe pse nuk pati asnje faj, ja ktheu mandatin popullit. La sovranin te vendose dhe sovrani vendosi.

Zoran Zaevit i deshtoi hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Jo per fajin e tij, por me shume gjasa per shkak te Shqiperise. Edhe ky beri te njejten gje. Edhe pse nuk ka asnje faj, ja ktheu mandatin popullit.

Edi Rames i deshtoi hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Sigurisht jo per fajin e Zaevit. Qendron si tribun, stoik ne detyre. Por edhe nese nuk ka asnje faj, dy kryeministra te vendeve fqinje iken pa asnje faj. Kryeministri yne nuk leviz, edhe pse nuk thote dot qe nuk kam asnje faj.

Ne ceshtje kaq te medha si kjo e integrimit, e vetmja rruge dalje jane zgjedhjet. Populli duhet lene te flase. Rama e ka mbaruar misionin. Dhe per fatin e keq te Shqiperise, e vetmja gje per te cilen do mbahet mend jane atletet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Moj e çmendura E”/ Presidenca paralajmëron ashpër Spiropalin

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk është kursyer ndaj prësidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Spiropali tha se keqardhja për Ilir Metën nuk ka të sosur, ndërsa nënkuptoi se do vijojnë punën për shkarkimin e presidentit.

Pas kësaj, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Metës Tedi Blushi, ku paralajmëron mazhorancën se do e shohë shumë shpejt zemërimin e popullit.

“Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

LEXO EDHE:  Mamaqi apo Rama, kush është kllouni!

LEXO EDHE:  Detajet/ Si u hakmor Edi Rama me artistët

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Blushi thekson se nuk ka koment për gjuhën jashtë kontrollit, ndërsa me ironi thotë se Spiropali i udhëheq në këtë drejtim bashkë me “Skënderbeun”, duke nënkuptuar kështu kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zoti e ndihmoftë, keqardhja s’ka të sosur”/ Spiropali i përgjigjet Metës për grushtin e shtetit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur presidenit Ilir Meta i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Spiropali shprehet se keqardhja për Ilir Metën nuk ka të sosur.

Lidhur me grushtin e shtetit, ajo thotë se “ai ka nisur në kokën e Metës qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”

“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!
Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”, shkruan Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e Donatorëve/ Basha fton ndjekësit të votojnë në Instagram

Publikuar

-

Nga

Tre ditë pas Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën 1.15 mld euro, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në Instagram nëse besojnë te qeveria për menaxhimin e fondeve.

“Jepni mendimin tuaj: Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit” është pyetja e Bashës, ku ka dhënë alternativat votimit “PO” ose “JO”.

Së fundmi, kryedemokrati është prezantuar me një formë të re komunikimi në profilin e tij në Instagram./CNA.al

LEXO TE PLOTE