LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Franca kundër negociatave/ Gjermania, plan “B” për Shqipërinë dhe Maqedoninë

18 Tetor 2019, 10:15, Politikë CNA
Franca kundër negociatave/ Gjermania, plan “B” për

Liderët e Bashkimit Europian, pas dikutimesh të gjata që prej ditës së djeshme, duket se ende nuk kanë një qëndrim final sa i takon çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

E ndërsa Franca është kundër hapjes së negociatave, me pretendimin se është rritur numri i azilantëve shqiptarë, Euroactiv shkruan se pas mesnatës së mbrëmshme kancelaria gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti i Këshilit të BE-së, Donald Tusk kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tusk raportohet se është munduar të bindë vendet anëtare të firmosin draftin për negociatat, por Franca, Holanda dhe Danimarka kanë rezistuar.

Por, nga ana tjetër duket se nuk tërhiqet Gjermania, ndërsa kancelaria Merkel ka dalë më një Plan B.

Po sipas kësaj media, thuhet se Gjermania do të propozojë shtyrjen e vendimit për në dhjetor të këtij viti, duke shmangur kështu ?Jo-në? e sotme për Shkupin dhe Tiranën.

Gjatë kësaj periudhe, Franca pritet të hartojë një dokumentet për reformimin e procesit të anëtarësimit, duke vendosur kushte të reja për integrimin në BE.

Sipas planit gjerman, vendimi për negociatat do të merret në dhjetor, kur pritet të gjendet një mënyrë për dhënien e dritës jeshile për Shkupin dhe Tiranën , dhe implementimin e rregullave të reja të Macronin.

?Euractiv? shkruan se përveç, Holandës dhe Danimarkës, edhe Spanja ka dalë kundër Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka probleme me krimin e organizuar dhe se reformat po ecin me ritme të ngadalta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga