Connect with Us

Fjalimi përballë liderve të BE-së/ Grida Duma masakron Ramën: Je aty për të lypur, lyp!

Politikë

Fjalimi përballë liderve të BE-së/ Grida Duma masakron Ramën: Je aty për të lypur, lyp!

Publikuar

-

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, nga studio e “Zonë e Lirë”, ka kritikuar së tepërmi qëndrimin dhe fjalimin  e Ramës sot përballë liderve të BE-së.

Sipas Dumës, sot nuk ishte një ditë ku kryeministri duhej të jepte urdhëra.

“Rama sot ishte në një pozitë ku duhet të lypte, jo të jepte aty urdhëra të llojit që: “Makroni duhet të …”. Je aty për të lypur të hapen negociatat ore zotëri, lyp”, është shprehur ndër të tjera Duma./ CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. genc

    20 Tetor, 2019 at 12:59 pm

    Kush asht ky emer.nuk me kujton asgja.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Listat për kushtetuesen, lojë politike e KED-së?”/ Ja si përgjigjet Ulsi Manja

Publikuar

-

Nga

deputeti socialist

“Listat për kushtetuesen, lojë politike e KED-së?”, kjo ishte pyetja bërë kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Real Story”.

Ndonse nuk jep një përgjigje të qartë, Manja argumenton se Gjykata Kushtetuese dhe KED janë projektuar për të qëndruar larg politikës, ndryshe nga Kuvendi ku marrja e një shumice të cilësuar është tërësisht bazuar në vullnetin politik të palëve.

Teksa njeh meritën edhe të opozitës për zgjedhjen e anëtares së re të kushtetueses, Manja shprehet se nëse nuk do të arrihej një shumicë, Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të krijohej deri pranverën tjetër.

“Është një organ kolegjial dhe unë nuk jam në gjendje të di se cili ka qenë qëllimi kur i kanë çuar Presidentit një listë me 4 emra, ndëryshe nga lista paraqitur Kuvendit.

Po t’i referohemi Kushtetutës, nëse shohim formulën përbërëse të kushtetuses kemi 3 anëtar që zgjidhen nga Presidenti, 3 zgjidhen nga Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë.

Po t’i referohemi procesit ligjor, shohim se Gjykata Kushtetuese është projektuar për të qenë e distancuar nga politika, deri tek KED. Dhe kaq e vërtet është kjo sa ne kemi 2 vakanca të rishpallura sepse KED i ka kthyer prapa për shkak se nuk kanë përmbushur kriteret.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: Nuk e di nëse Grida Duma e fiton Durrësin, Bojaxhiun e vlerësoj

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: Nuk e di nëse Grida Duma e fiton Durrësin, Bojaxhiun e vlerësoj

Në Kuvend jam dakord që është një proces politik, ku duhet një shumicë e cilësuar me 3/5, vetëm në këtë mënyrë do zgjidhet. Nëse psh, sot nuk do të ishte zgjedhur anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, do të ishte shpallur sërish vakanca. Kjo sepse as Kuvendi, as Presidenti apo Gjykata e Lartë nuk e kanë tagrin kushtetues të shtyrjes së afateve.

Nëse kjo do të ndodhte Gjykata Kushtetuese do të shkonte në kaledrat greke. E sigurt që nuk do të kishim një Gjykatë Kushtetuese deri pranverën tjetër.

Prandaj ndërkombëtarët BE dhe SHBA përshëndetën procesin sot, sepse ishin 105 vullnete ato të cilat vendosën ‘pro’. Nuk duhet lënë pa përmendur vullneti i opozitës, pa të cilët nuk do ta arrinim dot një gjë të tillë, është shprehur Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ishte Rama për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi?/ Albin Kurti tregon të vërtetën

Publikuar

-

Nga

Nga emisioni “5 Pyetje nga Babaramo”, kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh dhe kandidat për kryeministër i Kosovës, krahas të tjerave ka rrëfyer edhe çfarë ka bisedoi me kryeministrin Edi Rama, pak javë më parë në Tiranë. Ku shkëmbimi i territoreve ka qenë një nga pikat e bisedës.

I pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me të vërtetën e qëndrimit të Ramës për këtë pikë të nxehtë, përtej akuzave që janë hedhur për qënien pro shkëmbimit të territoreve nga Rama, Albin Kurti ka treguar të vërtetën që Rama e ka zbuluar gjatë bisedës “kokë më kokë” me të.

“Karshi Beogradit nuk duhet të ketë një politikë Tirana dhe një politikë Prishtina. Ashtu si me Greqinë, nuk mund të kem unë një politikë ndaj Athinës pa u konsultuar me Tiranën. Kemi diskutuar shumë gjatë për çështje ekonomike dhe Rama u mundua që të më tregojë mua një mori të vështirësive që ka hasur kur erdhi si kryeministër, shumë gjëra që kish menduar ti bënte, disa i ka bërë disa janë vonuar dhe vështirësitë që ka hasur me administratën, por edhe profesionalizmi dhe punës që ndoshta jo pak mungon tek ne. Është për të përshëndetur qëndrimi i tij se nuk ka qenë dhe nuk është për shkëmbimin territorial,” ka treguar Albin Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qëndrimi për çështjen Alvini”/ Largohet nga detyra Ambasadori shqiptar në Turqi

Publikuar

-

Nga

Gent Gazheli është larguar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi

Ky fakt konfirmohet dhe në faqen e Kuvendit të Shqipërisë ku thuhet se Gazheli nuk është më në detyrë dhe ka nisur procedura në Komisionin e Politikës së Jashtme për zëvendësimin e tij.

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar seancë dëgjimore ditën e nesërme, 12 nëntor, ora 10:00, në Komisionin e Politikës së Jashtme me diplomatin Kastriot Robo, si kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: Nuk e di nëse Grida Duma e fiton Durrësin, Bojaxhiun e vlerësoj

LEXO EDHE:  Divorci i Grida Dumës/ Zbulohet vendimi i Gjykatës

Ky largim i Gazhelit, vjen pas “presionit” publik për rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që qëndronte në kampin Al-Hol të Sirisë.

Gazheli u kritikua fort për qëndrim arrogant ndaj gazetrëve të “Le Iene” të cilëve pas premtimeve për zgjidhjen e cështjes, në fund nuk u ishte përgjigjur më telefoantave duke mbyllur telefonin./CNA.al

LEXO TE PLOTE