LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështimi i negociatave/ Zaev jep dorëheqjen

18 Tetor 2019, 12:11, Politikë CNA
Dështimi i negociatave/ Zaev jep dorëheqjen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas dështimit për hapjen e negociatave me BE. Lajmin e bën të ditur agjensia italiane e lajmeve ANSA.

Dorëheqja vjen pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

?Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në Samitin e BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.?-shkruan angjencia e lajmeve ANSA.

Ndërkohë, nga Shkupi ende nuk ka konfirmim zyrtar, por po shqyrtohen të gjitha opsionet.

 

Lajmet e fundit nga