LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Borchard i nxori gishtin e mesit protestuesve/ OSBE nis hetimet për ambasadorin

18 Tetor 2019, 10:18, Politikë CNA
Borchard i nxori gishtin e mesit protestuesve/ OSBE nis hetimet për

Zyra e OSBE-së ka nisur hetimet lidhur me incidentin ku ambasadori i OSBE Bernd Borchardt i nxori gishtin e mesit protestuesve të Unazës së Re.

Përfaqësuesja e zyrës së OSBE, Mersiha Causevic Podzic, i ka kthyer përgjigje letrës së grave të Unazës së Re të cilat kërkuan shpalljen ?NON GRATA? të Borchard.

?Ky ishte një incident për të cilin na vjen keq. Ambasadori Borchardt i ka kërkuar falje popullit shqiptar dhe theksoi se ai respekton të drejtën e shqiptarëve për demonstrim paqësor. Kjo nuk duhet të hedhë hije në punën e madhe që po bëhet nga Prania e OSBE-së për të ndihmuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj për reformat e tyre në shumë fusha. OSBE do të vazhdojë angazhimin dhe të ofrojë ndihmë për Shqipërinë.

OSBE-ja ka procese të brendshme në lidhje me çështje të tilla. Këto janë një çështje e menaxhimit të brendshëm dhe ne nuk mund të komentojmë publikisht për ndonjë proces specifik që mund të lindë?, i shkruan ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga