Connect with Us

Akuza e fortë e Bashës/ “Shqipëria, e Ramës dhe 10 pashallarëve të tij”

Politikë

Akuza e fortë e Bashës/ “Shqipëria, e Ramës dhe 10 pashallarëve të tij”

Publikuar

-

Në një konferencë për shtyp, pak pas daljes publike të kryeministrit Rama pas “jo”-së për negociatat, kreu i Pastisë Demokratike , Lulzim Basha është shprehur se është e pamundur të ndalet emigracioni i shqitptarëve drejt BE-së për shkak të kushteve ekstreme në të cilat ndodhet ekonomia e vendit.

Sipas Bashës, problemi kryesor sot është kapja e shtetit.

“Franca çfarë ka parë? Në vitin 2010 nisi lëvizja e lirë. 2010-2012 numri i azilantëve në total nuk mbushte kurrë 1 mijë në vit. Prej vitit 2013 filloan të shkojnë nga 1 mijë në muaj, pastaj 1 mijë në javë. Në 2015-ën ia kaluam sirianëve dhe afganëve bashkë në 8 nga 12 muajt.

Çfarë po ndodh?

Të gjitha këto sëmundje që duken në trupin e Shqipërisë dhe ata thonë “prit, mos e hap derën akoma, se nuk është gati të hyjë”, ne i dimë dhe i njohim.

20 % e shqiptarëve ushqehen me lista. 2 në 10 familje ushqehen me lista.

47% e shqiptarëve nuk do të ngrohin dot shtëpitë në dimrin që po vjen, nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë.

70% e shqiptareve i harxhojnë të ardhurat vetëm për bukë.

LEXO EDHE:  Përjashtimi nga PD-ja/ Murrizi: Vendimi qesharak

Nivele afrikane mjerimi. Ka njeri që mendon se mund të ndalet emigracioni drejt Gjermanisë, Francës, Hollandës, Anglisë duke vënë më shumë policë Frontex në kufijtë tanë dhe duke u mburrur. Kush mund ta ndali lëvizjen emigratore të shqiptarëve? PSE ndodh kjo?

Për fat të keq, Shqipëria nuk është më vendi i shqiptarëve. Institucionet e Shqipërisë nuk janë të shqiptarëve, por janë të Edi Ramës dhe të 10 pashallarëve të tij.

Cila është rruga për të dalë nga kjo krizë?

Të dashur qytetarët kjo krizë nuk është fundi sepse përballë na pret një e ardhme më e mirë. Na pret një e ardhme së bashku me partnerët tanë strategjik.

Kjo e ardhme tashmë është e jona, por ne duhet të besojmë se e nesërmja është ndryshe. Do të jetë një e ardhme ndryshe sepse ky është një vend i bekuar, por e vetmja e keqe është kapja e vendit.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos që ka qarkulluar në rrjet, ku shihet një qytetare që i jep rryshfet infermieres në mënyrë që kjo e fundit t’i çojë ushqimin familjarit të shtruar me Covid.

Berisha deklaron se kjo video dëshmon aktin e korrupsionit dhe degradimin e plotë të sistemit shëndetësor.

Sipas tij, rryshfeti që qytetarja i ka dhënë infermieres nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë në këtë kohë pandemie.



“Një video që dëshmon aktin e korrupsionit, degradimin e plotë të sistemit shëndetësor nga kreu i tij Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia që shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur miliona euro me tendera me fitues të paracaktuar, blerje materialesh me shumicë dy herë më shtrenjtë për njësi se sa çmimi i tyre me pakicë në farmaci apo tendera për ndërtim rrugësh nga 1,8 milion euro për km që është standarti për zona fushore në 20 milionë euro, pra mbi 10 fishin e çmimit normal. Krahasuar me këto, ajo që është filmuar nuk është as një kafe”, shkruan ish-kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Publikuar

-

Nga

Disa pyetje për ‘avoketërit’ e Ben Blushit

Pas denoncimit të bërë në CNA.al disa ditë më parë, ku me dokumenta ekskluzive dhe duke verifikuar një kontratë noteriale të vajzës së ish-deputetit Ben Blushi, ku duket qartë se firma e Natali Blushit ishte e falsifikuar, bashkëshortja e Benit dhe nëna e Natalisë, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e noteres.

Dorëheqja e Eva Blushit vjen pasi CNA.al publikoi skandalin dhe drejtoi gishtin ndaj falsifikimit të bërë në emër të vajzës së Eva Blushit për një pronë 500 milionë e cila ishte e regjistruar në një transaksion për vetëm 30 mijë euro.

Një burim zyrtar nga Dhoma e Noterisë i tha CNA.al se noterja Eva Blushi, anëtare e zyrës së Noterisë në Tira në ka hequr dorë nga ushtrimi i profesionit të noterit.

Në letrën dërguar ministres Etilda Gjonaj dhe kryetares së dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi, Eva Blushi thekson se tërhiqet nga ushtrimi i profesionit të noterit dhe sqaron se në disa media online, në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publikime dhe prononcime të shtrembëta për të cilat do të duhet kohë të provohet ligjërisht, raporton CNA.al.

Kjo është ajo që shkruan Eva Blushi në letrën drejtuar ministres Gjonaj dhe kryetares së Dhomës së Noterisë zonjës Sadushi. Letra mban firmën e saj dhe është dërguar në këtë institucion ditën e hënë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ministria e Drejtësisë apo dhoma e Noterisë, por e vërteta është se CNA.al ka publikuar dokumenta autentike dhe të pakontestueshme se si Eva Blushi është bërë aksionere e EM Capital Group AD në Bullgari me 33% të aksioneve dhe ortakërinë e ndan me Klodian (Mirel) Mërtirin e Inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Zbulohet “lidhja” e Bashës me Putinin

LEXO EDHE:  Investigimi për lobimin rus të Bashës/ Bushati: Ja pse e ka fshirë “Bild” artikullin

Kompania ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, e cila është mbajtësja e emrit Lori Caffe si dhe pas publikimit të dokumentit tjetër disa ditë më parë, të falsifikimit të firmës së vajzës së Eva Blushit, nga noterja Violeta Sulkaj, në një kontratë të firmosur më 28 dhe 29 maj të vitit 2015 nga Natali Blushi, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen./ CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën



Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pandemia jashtë kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Publikuar

-

Nga

Pandemia jasht kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku i bën thirrje qeverisë të dorëhiqet menjëherë, pasi sipas tij i ka dalë jasht kontrollit situata me pandeminë.

“Qeveria te dorehiqet menjehere,per shkak te saj gjendja katastrofale me Pandemine!

Deshtimi shume i rende i Qeverise ne administrimin e Pandemise eshte fakt i dhimbshem dhe i pakundershtueshem.

Sot u diagnostikuan 154 raste te reja me COVID-19.

Nga 6971 raste gjithsej, 5654 raste jane vetem ne nente javet e fundit.

Pra mbi 81% e rasteve jane cfaqur pasi u konkludua nga qeveria se faza kritike u kalua dhe se maksimumi i rasteve kishte kaluar.

Situata me Pandemine po rendohet keqas dita dites.

Qeverise i ka dale teresisht nga kontrolli cdo gje qe lidhet me Pandemine.

Vetmohimi dhe sakrificat e mjekeve nuk mjaftojne ne perballimin e kesaj situate.

Armata e punonjsve te mjeksise po drejtohet ne menyre te coroditur,konfuze,duke improvizuar empirizma antishkencore.



Thene shkurt armata e mjekeve dhe infermiereve eshte pa drejtim dhe realisht e demotivuar pasi rezultatet jane gjithmone e me negative dhe me pasoja vdekje dhe infektime te vazhdueshme.

Hapi i pare i qeverise ne emer te jeteve te humbura dhe te mijra infektuarve eshte te jape menjehere doreheqjen.

Qeveria refuzoi cdo propozim, beri nje testim minimal dhe teresisht te pamjaftueshem imponoi kufizime levizje jo shkencore administroi ne menyre te gabuar permes numrit 127, nuk mobilizoi ne kohen e duhur Kujdesin Shendetesor Paresor, nuk siguroi paisje mbrojtese per personelin shendetesir dhe popullaten ne teresi, nuk siguroi respiratore dhe trinomin testim gjurmim trajtim nuk e vuri ne qender te strategjise.

LEXO EDHE:  Basha ende në zyrë me Fatmir Mediun/Çfarë po diskutojnë?

LEXO EDHE:  Shtyrje Vettingu?!/Basha sfidon Ramën: Opozita do ta votojë, por …!

Eshte e qarte qe qendrimi i kesaj qeverie rendon se tepermi pergjesite e saj penale, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, qe eshte perfshire personalisht ne veprime e deklarime shume te gabuara e me pasoja te renda ne shendetin e njerezve.

Doreheqja e qeverise eshte vetem hapi i pare.

Qeveria realisht ka rene,ka gabuar rende,eshte mposhtur per shkak te paaftesise se saj nga pandemia, ndaj largimi dhe doreheja e saj eshte thjesht formalizimi i ketij fakti real e te padiskutueshem.

Doreheqja do te ishte nje akt shume i vonuar, por ne cdo rast cdo dite me shume do te ishte nje fund edhe me i hidhur per Edi Ramen dhe Qeverine e tij.

Shqiptaret e shohin dhe po e vuajne ne kurriz deshtimin e qeverise qe ju kushton jeten atyre.

Shqiptaret cdo gje mund t’a falin po jeten dhe shendetin nuk ja falin kurre kesaj qeverie.“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE