Connect with Us

Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen dy persona

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sauk – Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri – tjetrin. Si pasojë e përplasjes  kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacioni paraprak i Policisë:

Aksident në aksin rrugor Sauk – Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Sofra e Ariut.

Në aksident janë përfshirë dy automjete sipas informacioni paraprak janë dy të plagosur të cilët janë dërguar në Spitalin e Traunës./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Audi” del nga rruga e përplaset me mbikalimin/ Brenda makinës një grua dhe një fëmijë

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur sot ne rrethrrotullimin e Çermes në Lushnjë.

Një automjet tip Audi A4 ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbikalimin metalik.
Mësohet se makina drejtohej nga një grua, e cila po udhëtonte në makinë bashkë me djalin e saj.

Fatmirësisht të dy personat nënë e bir nuk kanë pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humb jetën një person

Drejtuesja e automjetit ka deklaruar se mjetin e kishte marrë me qera dhe gjate ecjes makina kishte filluar të dridhej gjë që solli dhe humbjen e kontrollit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha godet fort/ Ja ushtria e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas mesazhit të djeshëm të presidentit Ilir Meta, i cili ndërsa përshëndeti ushtarin e Gardës, i tha se “Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës, ushtari i parë do jem unë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha ka publikuar një foto të Metës ku përshëndet gardistin dhe një foto të tijën, ku në sfond pas gazetarit shkruan “mafia”.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ Përplasen dy makina (foto)

Artan Hoxha shigjeton ashpër Metën, ndërsa shkruan se në fakt ushtria e Metës është ajo që shkruhet pas tij në foto, pra mafia.

“Si i tha ushtarit te Gardes ne vendroje gjate paradites se djeshme Komandanti i Pergjithshem: “Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës, ushtari i parë do jem unë”…
Ne fakt gjithe ushtria e tij, eshte kjo qe duket pas meje….”-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E vranë dhe e hodhën në kanal të mbështjellë me qese/ Arrestohen dy shqiptarët e dyshuar për ngjarjen makabre

Publikuar

-

Nga

Arrestohen dy shqiptarë të dyshuar si autorët e një vrasje makabre të ndodhur në Belgjikë në maj të këtij viti.
Sipas policisë belge, viktima ishte një 40 vjeçar shqiptar, trupi i pajetë i të cilit doli në një kanal në Lievegem të Belgjikës.

Policia nuk dha shumë detaje për ngjarjen e rëndë, por tha se trupi ishte mbështjellë me plastikë dhe ishte hedhur në kanal, ku u gjet nga një çiklist.

LEXO EDHE:  Përgjaken rrugët e Elbasanit/ Humb jetën 11-vjeçarja

Autopsia zbuloi se trupi kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Pas disa muajsh hetimesh, policia belge thotë se ka arrestuar dy të dyshuarit për ngjarjen. Njëri është arrestuar në Belgjikë, tjetri në Francë.

Të arrestuarit janë një 29-vjeçar dhe një 37-vjeçar ndërkohë që identitetet e tyre nuk dihen dhe hetimet vazhdojnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE