LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 ton kanabis në banesë/ Pranohet gjykimi i shkurtuar për të pandehurn e grupit “Habilaj”

18 Tetor 2019, 10:34, Kronika CNA
4 ton kanabis në banesë/ Pranohet gjykimi i shkurtuar për të

Në Gjykatën për Krimet e Rënda është mbajtur sot seanca gjyqësore në ngarkim të Armando Koçerrit, i cili është pronari i banesës në fshatin Babicë të Vlorës, ku në 2017-ën u kapën 4 ton kanabis.

Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurin e grupit të “Habilajve”, Armando Koçerri.

Të vetmit që janë në burg në lidhje me këtë grup janë Armand Koçerri dhe Nazer Seiti, i cili njihej si “financieri” i grupit kriminal.

Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, pritet që në seancën e ardhshme prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për Armando Koçerrin.

Lajmet e fundit nga