Connect with Us

Zgjedhje të parakohshme?/ Rama: Do ta mendoj…

Politikë

Zgjedhje të parakohshme?/ Rama: Do ta mendoj…

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Open” u pyet nëse vendi  do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se  Shqipëria merr nesër një përgjigje negative për hapjen e negociatave.

“ Pse duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme! Ne do vazhdojmë të ecim para, të bëjmë atë që kemi bërë deri tani.

Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se nuk i ka lënë asgjë mangut.

Nëse zgjedhjet parakohshme do të zgjinin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja, por kjo nuk zgjidh krizën mes Francës dhe Gjermanisë.” u shpreh Rama./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mungoi gjatë inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar/ Meta thumbon Ramën

Publikuar

-

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në stadium, presidenti Ilir Meta mesaduket ka zgjedhur ta ndjekë nga shtëpia super sfidën Shqipëri-Francë.

Meta ka postuar pak më parë  në rrjetet sociale një foto nga shtëpia me macen e tij “Sashën”.

“Me Sashën duke shpresuar!”, shkruan Meta. Sic duket me këtë foto Meta, ka dashur të ironizojë shefin e qeverisë, Ramën i cili u përball me thirrjet në kor të tifozëve kundër tij “Rama ik”./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Rama njoftoi dorëheqjen e tij/ Flet Fatmir Xhafaj

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Tifozët i prishin festën kryeministrit/ Reagon Vasili: Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”

Publikuar

-

Nga

Britmat e tifozëve të kombëtares kundër kryeministrit Rama gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë mbremjen e sotme, kanë sjellë reagime nga ana e opozitës.

Pas ish kryeministrit Berisha, për këtë ngjarje të sikletshme për kreun e qeverisë Edi Rama, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa poston një video të tifozëve që brohorasin “Rama ik! Rama ik!”, Vasili shkruan: “Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”. Kryeministri Fake tifoz”.

LEXO EDHE:  Gazetarja deklaratë “bombë” për vëllain e Kryeministrit/ Tregon ultimatumin e Kancelares Merkel

Kujtojmë se, kreu i qeverisë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, dhe djalin, Zaho, kanë vendosur të bëjnë tifo për kombëtaren duke e ndjekur nga afër ndeshjen, në stadiumin e ri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzon të ndjek kombëtaren live/ Lleshaj dërgon një person special në stadium: Respekte për sakrificën

Publikuar

-

Nga

sandër lleshaj

Përveç  tifozëve, një interes të veçant për ndeshjen e sotme të kombëtares kundër Francës, në stadiumin e ri “Air Albania”, ka treguar edhe nga politika. Të ftuar për të ndjekur ndeshjen në tribunat VIP, një pjesë e madhe e qeveritarëve, ndër të cilët edhe kryeministri Rama, kanë qenë të pranishëm.

Mirëpo, i ftuar për të ndjekur ndeshjen Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka vendosur të mos marrë pjesë, por në vend të tij të dërgojë efektiven e Policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e dëmtuar në një nga protestat e opozitës para Kuvendit.

LEXO EDHE:  Foto/ Ku ishte PD para katër vitesh dhe ku është sot

Lajmin e bën me dije vetë ministri Lleshaj, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se ky gjest ishte në shenjë respekti për sakrificën e saj si punonjëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE