Connect with Us

Vodhën banesat e futbollistëve të Madrid/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Kronika

Vodhën banesat e futbollistëve të Madrid/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Publikuar

-

Shkatërrohet banda e shqiptarëve që vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Madrid.

Mësohet se shqiptarët vidhnin në banesat e lojtarëve të Realit e Atleticos.
Shqiptarët hynin brenda banesave edhe kur kishte njerëz.

Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez është bërë nga katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

LEXO EDHE:  Nxirret nga kampi Al-Hol në Siri fëmija i familjes Dumani/ Mister fati i së motrës

Shtetasi M.Z., ishte arrestuar edhe  në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll,  José Luis Moreno.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Vjedhje me kazmë/ Arrestohen dy hajdutët shqiptarë në Itali

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Publikuar

-

Nga

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një 21 vjeçar me motor pranë rrugës së Kavajës.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Afera korruptive e inceneratorëve/ Berisha tregon kush po hetohet nga SPAK

LEXO EDHE:  Modelja e famshme shqiptare që po bën namin në pasarelat botërore/ Fotot më fantastike të Tika Camaj

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE