LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trondit Monika Kryemadhi/ Punonjësit e Kryeministrisë 6 vjet pa kontribute

17 Tetor 2019, 20:44, Politikë CNA
Trondit Monika Kryemadhi/ Punonjësit e Kryeministrisë 6 vjet pa

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar mospagimin e kontributeve shoqërore për punonjësit e kryeministrisë.

Deklarata bombë e saj është bërë nëpërmjet lidhjes on-line me studion e emisionit ?Opinion?, ku diskutohet lidhur me hapjen apo jo të negociatave.

Duke dashur të bëj përgjegjëse qeverinë Rama, nëse çelja e negociatave nuk do të ndodhë, ndërsa rreshtoi një sërë negativitetesh të qeverisjes, krahas paralajmerimit për kolaps financiar, Kryemadhi ka denoncuar dhe mospagesën e kontributeve të punonjësve të administratës së kryeministrisë. Madje jo për muaj, por për vite me rradhë.

?Punonjësve të Kryeminsitrisë kanë 6 vjetë që nuk iu janë paguar kontributet. Këtij duhet thënë ik se na more në qafë të gjithëve. Ne kemi përgjegjësi por ditën kur ka dhënë dorëheqje opozita nga mandatet të gjithë folën, ndërsa sot askush nuk reagon për vepriomet e tyre të pamatura. Ku janë? Kemi një disinformim total, komplet në funksion të Edi Ramës,?ka artikuluar Kryemadhi./ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga