Connect with Us

Tërheqja e SHBA nga Siria, një kurban strategjik

Bota

Tërheqja e SHBA nga Siria, një kurban strategjik

Publikuar

-

Pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Siria e Veriut, mund të jenë interesa gjeostrategjike, thotë politologu dhe eksperti gjerman Josef Braml. Vështrimi drejtohet nga Irani.

Pas meje le të përmbyset bota? Donald Trump i tërhoqi trupat amerikane nga Siria veriore, duke hapur rrugën për ofensivën ushtarake turke në rajon. Vendimi shkaktoi kritika ndërkombëtare. Thuhet se Trumpit nuk i intereson  politika e jashtme strategjike. Por kjo nuk është e vërtetë, thotë politologu Josef Braml. Sepse pas tërheqjes së trupave mund të qëndrojnë interesa gjeostrategjike të SHBA.

“Që Trumpi tërhiqet tani në guackën e tij është një keqinterpretim,” i thotë Josef Bramli DW. Bramli është drejtues i Programit të Amerikës në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë dhe autor i blogut “Eksperti i SHBA”. Sipas mendimit të tij, Shtetet e Bashkuara nuk mendojnë për tërheqje nga rajoni i Lindjes së Mesme. Në vend të kësaj, me tërheqjen e forcave tokësore, SHBA kujdesen që të minimizojnë objektivat për kundërsulme të mundshme. Këto mund të vijnë nga Irani.

Bramli vëzhgon politikën ndaj Sirisë të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në lidhje me Iranin. Sepse në konflikt me Republikën Islamike, amerikanët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit. “Unë besoj se SHBA duan që me goditje parandaluese ta pengojnë Iranin të armatoset me armë bërthamore,” thotë Josef Braml.

Po të ndërmarrin SHBA sulme ajrore kundër Iranit, do të priten kundërsulme. Për shembull, objekt i Iranit mund të bëhen trupat amerikane të vendosura në Sirinë pranë. “Kur SHBA kanë më pak ushtarë në rajon, ata do të kenë edhe më pak viktima të mundshme, që Irani të mund të godiste në një goditje të dytë,” thotë Josef Braml.

Josef Braml

Vështirësia për ta parashikuar Trumpin vështirëson parashikimet

Ajo që i bën të vështira parashikimet tashmë të ndërlikuara në lidhje me strategjinë e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme është vështirësia për ta parashikuar presidentin amerikan Donald Trump. Kështu mendon politologu Christian Hacke. “Ajo që thotë nuk është aspak në përputhje me ato që bën,” tha Hacke në një intervistë për DW pas sulmeve në industrinë saudite të naftës.

Kjo e bën të vështirë për palët e përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme të vlerësojnë situatën. Pas tërheqjes së trupave amerikane, Turqia ka filluar ofensivën e saj ushtarake kundër milicisë kurde YPG në veri të Sirisë. Pasojat janë që tani të mëdha: sipas OBSH, trupat turke dhe militantët xhihadistë aleatë të tyre kanë detyruar 200.000 vetë të largohen. Sipas Qendrës Siriane për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 130 luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, si dhe 69 civilë janë vrarë.

Kina është blerësja më e madhe e naftës iraniane. Përveç kësaj, lidhja me Iranin është një pjesë e rëndësishme e Iniciativës Kineze të Rrugës së Mëndafshit. Projekti synon të krijojë korridore të reja ekonomike nga Kina në Evropë dhe Afrikë.

Kjo nuk e bën situatën më të thjeshtë. Interesa dhe aktorë të ndryshëm janë ndërthurur ngushtë në Lindjen e Mesme. Për ta thënë përmbledhtazi: tërheqja e trupave amerikane nga Siria mund të përfaqësojë një minimizim strategjik të objektivave. Kjo do të jetë e rëndësishme për SHBA, po të ketë një përshkallëzim ushtarak me Iranin. Dhe atëherë as Kina nuk është më larg. Bramli thotë: “Kur godet Iranin, godet gjithashtu rivalin kryesor global, Kinën, e cila duhet të furnizohet nga ky rajon”./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Zgjedhjeve në Kosovë nuk po i shihet fundi/ Rikthehet numërimi i votave në 1472 vendvotime

Publikuar

-

Nga

Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në shtator duhet të presë ende. Deri në tri javë mund të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve në Kosovë.

Kështu raporton korespondenti i medias gjermane “DW” në Kosovë, sipas të cilit: procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë nuk po i shihet fundi, ndonëse KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare, por ishte Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ktheu pothuajse gati në fillim procesin e numërimit. Pas ankesave të partive politike për parregullsi në rezultate, një herë mbi 400 vendvotime dhe së fundi mbi 1400 vendvotime, votat duhet të rinumërohen dhe kjo mund ta ndryshojë rezultatin përfundimtar. Ajo nuk mund të ndryshojë renditjen e partisë fituese të zgjedhjeve, por numrin e deputetëve.

LEXO EDHE:  Kreu i Policisë së Shtetit në SHBA/ Ja zyrtarët me të cilët takohet

Procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve, filloi më (13.11), dhe ky proces pritet të zgjatë jo më pak se tre javë. Si pasojë çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të zvarritet deri në fillim të dhjetorit. Këtë e thonë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procesin e zgjedhjeve, si KDI.

“Nëse merret parasysh dinamika e procesit të rinumërimit nga procesi paraprak që është zhvilluar në dy raundet e rinumërimit, atëherë unë besoj se me dinamikën e njëjtë do t’i duhen QNR të paktën deri në 3 javë për të përfunduar procesi i rinumërimit për këto qendra”, thotë Eugen Cakolli…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Diplomati gjerman Peter Beyer zgjidhet raportues i BE për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Diplomati gjerman Peter Beyer, që konsiderohet një prej njohësve më të mirë gjermanë të zhvillimeve në Ballkan, në përgjithësi, dhe Kosovë, në veçanti, ka fituar garën për raportues të Këshillin e Evropës për Kosovën, me një rezultat të bindshëm.

Sikurse raporton media gjermane “DW”Beyer ka fituar në votimin e sotshëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 33 vota, ndërsa Kondratyev ka marrë vetëm gjashtë vota. Vendimi i sotëm duhet të kalojë edhe nëpër instanca të tjera të Këshillit, por votimi i sotëm konsiderohet si më i rëndësishmi.

Nominimi nga delegacioni rus i përfaqësuesit të tyre Aleksey Kondratjev, ka shkaktuar reagime shumë të ashpra në shumë qarqe. Në veçanti kundër janë shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës Pacolli dhe mbi 40 organizata të ndryshme shqiptare, për shkak të qëndrimeve të Kondratjev kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që kandidati gjerman Peter Beyer, ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë dhe konsiderohet si një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkan. Ai ka kërkuar shpesh arritjen me dialog të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:  Foto/ Kë po tremb Kina? Nis stërvitjen me 300 luftëanije

Në garën për raportues të Këshilit të Evropës për Kosovën ishte edhe diplomati rus Aleksey Kondratyev, i cili humbi bindshëm këtë garë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Përmbytjet në Venecia/ Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi qyteti i Venecias u përfshi nga nivelet e larta të ujit prej 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën e tij historike dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Më shumë se 80 për qind e qytetit, i cili gjenden në listën e UNESCO-s për trashëgiminë botërore,është nën ujë si pasojë e përmbytjeve.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, e përshkroi përmbytjen si ‘një goditje në zemrën e vendit tonë’. Ai tha se qeveria tani do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

LEXO EDHE:  Deklarata e avokatit: Nuk ka asnjë shkelje në zgjedhjen e Kryeprokurorit, u zgjodh nga amerikanët

Gjatë ditës se enjte pritet të shpallen masat emergjente që do të ndërmarrë qeveria italiane.  Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimet klimatike për nivelin e lartë të ujit.

Këto nivele të ujit, nuk janë shënuar në më shumë se 50 vjet dhe autoritetet thonë se kjo gjendje do të lerë pasoja të përhershme. Sheshi i Shën Markut, një nga pjesët më të ulëta të qytetit ishte një nga zonat më të goditura./rel

LEXO TE PLOTE