Connect with Us

Shtypi i ditës, 17 tetor 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 17 tetor 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 17 tetor 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Mijëra shqiptarë kërkuan azil, Macron na thotë “jo”, ndërsa një tjetër titull vijon “Vrau dy prostitute, pranga të dënuarit përjetë”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Tokat me 7501, kushtet e reja për të marrë tapitë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Shqipërisë i dhamë vizat në mirëbesi, sot mijëra kërkojnë azil”, Macron: Franca “jo” për negociatat”.

“Shekulli” hapet me titullin “PPP-të, 6.5 milion euro për firmën e Check Up, pa kryer shërbimet”, ndërsa një tjetër titull vijon “Besnik Muci emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Franca akoma heziton për negociatat me Tiranën”, ndërsa një tjetër titull vijon “Emanuel Macron: I dhamë Shqipërisë lëvizjen e lirë në BE, sot mijëra kërkojnë azil”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Buxheti për vitin 2020/ Manastirliu: 26 milion dollarë investimet në shëndetësi

Publikuar

-

Nga

Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka paraqitur para Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë prioritetet e buxhetit për vitin 2020, duke theksuar se buxheti ka pësuar rritje krahasuar me 2019 me synim vazhdimin e mbështetjes së programeve në shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

“Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 ka një rritje me 4%, krahasuar me 2019. Vetëm për sektorin e shëndetësisë rritja e buxhetit, krahasuar me buxhetin e vitit 2013 është 48% më shumë. Gjatë vitit 2020 financojmë 26 milion dollarë vetëm për investimet në shëndetësi”, tha Manastirliu.

Buxheti i vititi 2020 do të mbështesë politika të reja shëndësore.
“Për herë të parë financojmë me buxhetin e ri transplantin e palcës së kockës, hapim shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe nisim për herë të parë programin kombëtar të kancerit të gjirit me vendosjen e mamografisë së deryrueshme”, tha Manastirliu.
Me buxhetin 2020, rindërtohen 120 qendra shëndetësore, rehabilitohet dhe zgjerohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, vijon puna për ndërtimin e maternitetet të Beratit, Lezhës dhe Kukësit, pediatrisë së Durrësit, vijon modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me ndërtimin e spitalit të ri modern të sëmundjeve të brendshme me vlerë 14.28 milionë euro, si dhe për spitalin e ri të pediatrisë me vlerë 9,1 milionë euro.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 17 shtator 2018

Manastirliu theksoi se kujdesi ndaj nënës dhe fëmijës janë prioritet i qeverisë shqiptare.
“Buxheti i vitit 2020 mbështet financimin në vlerën 2 miliard lekë për bonusin e bebes, si një politikë pro natalitetit dhe që shkon direkt për mbështetjen e familjeve të reja”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të buxhetit 2020 është ndalur tek programet dhe investimet që do të prekin mbrojtjen sociale.
“Buxheti i vitit 2020 do të financojë pagesat e personave me aftësi të kufizuar për rreth 166 mijë përfitues dhe me reformën e re të aftësisë së kufizuar do të përfshihen të gjithë ata persona që përjashtoheshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit. Gjithashtu buxheti i ri do të mbulojë pagesat për rreth 66 familje në ndihmë ekonomike”, tha Manastirliu.

LEXO TE PLOTE

Sociale

U lirua pas pesë vitesh nga kampi i Sirisë/ Alvini shtrohet në spital

Publikuar

-

Nga

Alvin Berisha është shtruar në spital mëngjesin e sotëm pasi ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Leço-s.

Sipas RTV Ora News, një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjendjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri.

Nga atentati me bombë Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Portali “Mjekë për Shqipërinë”/ Manastirliu: Punësohen 58 mjekë në sistemin shëndetësor publik

Publikuar

-

Nga

Gjatë muajit Nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë”.

Gjatë takimit me mjekët e punësuar rishtazi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se portali do të jetë gjatë kohës i hapur për t’u krijuar mundësinë mjekëve për t’u njohur me vendet e lira të punës dhe për t’ju bashkuar sistemit shëndetësor publik.

“Jam e kënaqur që 58 mjekë do të jenë pjesë e armatës së mjekëve në sistemin publik që do t’i atashohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve tona si mjekë të përgjithshëm, mjekë familje edhe si mjekë specialistë. Ndryshe nga më parë, sot informacioni për vendet e punës është I hapur dhe i aksesueshëm nga të gjithë dhe ju jeni shembulli i punësimit me meritë, në bazë të aftësive tuaja” – tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me mjekët e sapo punësuar.

Manastirliu tha se Portali “Mjekë për Shqipërinë” ka rritur transparencën në punësimin e mjekëve.
“Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ është një instrument që u krijon një mundësi më të mirë mjekëve jo vetëm për identifikuar pozicionet e lira në sistemin publik, por ky sistem i ri si dhe portal ‘Infermierë për Shqipërinë’ ka tjetërsuar të gjithë mekanizmin e rekrutimit të profesionistëve të shëndetit duke nisur nga infermierët, laborantët duke vijuar tek mjekët në sistemin publik”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 18 maj 2018

Portali i mjekëve është një portal që nuk hapet me faza, pra do të jetë gjatë gjithë kohës i hapur për të plotësuar vendet e lira të punës me mjekë familje, mjekë të përgjithshëm apo mjekë specialistë. Secili mjek i cili është i diplomuar dhe i licensuar mundet që të aplikojë për gjatë gjithë vitit në pozicione të cilat janë të shpallura apo do të shpallen rishtazi në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa procedurat do të ndiqen nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor.

Thirrjes së dytë në Portalin “Mjekë për Shqipërinë” i’u përgjigjën 106 mjekë familje dhe mjekë specialistë. Me Udhëzimin e ri të Portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë krijuar listat e pritjes për mjekët që aplikojnë me portal, duke i dhënë kështu mjekëve mundësinë e punësimit në momentin që hapet vendi vakant në rajonin ku ka e aplikuar.
Nga muaji Maj i këtij viti janë në total 99 mjekë të punësuar në sistemin shëndetësor nëpërmjet Portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

LEXO TE PLOTE