LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rënia e ekonomisë/ Bode: Sfidë shumë e madhe për tu rikthyer në ritmet e parakrizës

17 Tetor 2019, 07:33, Ekonomi CNA
Rënia e ekonomisë/ Bode: Sfidë shumë e madhe për tu

Ish ministri i Financave, Ridvan Bode ka folur lidhur me performimin e ekonomisë në vend këto 6 vitet e fundit. Sipas Bodes, sfida më e madhe e ekonomisë shqiptare sot është të rikthehet në ritmet e parakrizës.

?Ekonomia shqiptare e ka humbur dinamizmin e brendshëm dhe përthyen shumë shpejt zhvillimet që ndodhin në rajon dhe në botë. Ka humbur këtë që pas periudhës së krizës, nga 2009-ta. Duhet thënë se ky vit është problematik, me një ngadalësim të ekonomisë. Jemi në një situatë ku rënia ekonomike vërehet në të gjithë Eurozonën. Ekonomia shqiptare edhe në post krizë ka humbur kapacitetet për t?u rikthyer në ritmet e mëparshme.

Ne jemi shumë larg, jemi në gjysmën e nivelit të parakrizës. Unë besoj që ekonomia shqiptare kishte mundësi të bënte reformimin strukturor të ekonomisë dhe për të ndihmuar biznesin. I vetmi sektor që u reformua është ai bankar. Sistemi prodhues mbeti në pritje të zhvillimeve që nuk mund të riktheheshin. Ekonomia shqiptare ka një sfidë shumë të madhe që të pretendojë të rikthehet në ritmet e parakrizës?, u shpreh Ridvan Bode, në ?A2 Business Week?.

Lajmet e fundit nga