Connect with Us

Raporti i TI-as/ Shqipëria, ndër vendet ku pastrohen paratë e kompanive ‘fantazmë’

Denoncim

Raporti i TI-as/ Shqipëria, ndër vendet ku pastrohen paratë e kompanive ‘fantazmë’

Publikuar

-

Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency International rezulton të jetë edhe Shqipëria.

Në analizën e vlerësimeve të bëra nga Rregullatori botëror kundër pastrimit të parave ‘Forca për Veprimtaritë Financiare’ (FATF) tregon se edhe Shqipëria ka shtigje nëpërmjet të cilave bëhet i mundur pastrimi i parave.

Raporti, i sjellë nga radioja “Zëri i Amerikës”, thotë se dështimi është i lidhur fort me mbështetjen në të dhënat e mbajtura nga bankat.

“Nuk ka kërkesë që të gjithë personat juridikë të kenë një llogari bankare. Nëse një person juridik nuk ka hyrë në marrëdhënie me një entitet raportues, atëherë nuk ka dispozita të tjera ligjore për të siguruar që autoritetet përgjegjëse të kenë qasje në informacionin e saktë dhe më të ri mbi pronësisë”, thuhet në raport i cili u referohet vlerësimeve të vitit të kaluar të Këshillit të Evropës mbi masat që ka marrë Shqipëria për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve terroriste.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon “Stop”/ Kurum, kompania që vjel pasuritë e Shqipërisë përmes gjyqësorit!

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” sjell detaje mbi aktivitetin e kompanisë “Kurum”, nga viti 1998 e deri më sot dhe rezulton, se në më shumë se 20 vjet, kjo kompani ka vjelë resurset tona kombëtare përmes një mijë e një manovrave.Në vitin ’98 iu dha me koncension Ndërmarja e prodhimit të hekurit, Elbasan, të cilën e privatizoi në vitin 2008.Në vitin 2010 iu tha me koncesion Miniera e Kalimashit dhe Rafineria e Naftës në Cërrik.Në 2013-ën, Kurumi mori me koncension 4 hece, në Mat dhe Sarandë.Nga viti 2016 deri në 2018-ën, Kurumi nisi procedurat e falimentit dhe në këtë kohë aktivizoi sërish shoqërinë përmes gjykatës.Në të gjitha sipërmarrjet e veta, Kurumi dështoi. Në Rafinerinë e Cërrikut u premtuan 48 milionë euro investime, por në fund u shit për skrap.Terminali i Kontenierëve në Durrës nuk përmbushi investimet dhe kushtet e kontratës. Koncensioni u hoq nga Gjykata e Apelit Administrativ, por ky vendim nuk është ekzekutuar deri më sot. Në Minierëm e Kalimashit, ndër më të mëdhatë në vend, Kurum sërish nuk zbatoi kontratën.Gazetarët e “Stop” sjellin edhe skandalin e relatorit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i cili nuk shfuqizon kontratën koncesionare, krejtësisht në shkelje.Një analizë e shkurtër e gjyqtarit, tregon, se pasuria e tij është absolutisht e pajustikueshme.Rezulton, se gruaja e tij, me punën si mësuese dhe shitëse, ka kursyer 710 mijë euro për 5 vjet?! Arjan Qafa zotëron edhe 6000 m2 tokë bujqësore në Gjurm-Kurbin dhe 1000 m2 tokë pyll në Shëngjin.

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria, jo më nën monitorim për pastrim parash

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Sjellje banditeske ndaj punonjësve nga Drejtori i Ujësjellësit!

Publikuar

-

Nga

Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellësit ushtron terror ndaj punonjësve në mënyrë që ti detyrojë të largohen nga puna për ti hapur rrugë punësimit të kontigjenteve militante të “rilindjes”. Për këtë sipërmarrje Drejtori është urdhëruar nga deputeti i zonës, Eduart Shalsi…Denoncimi vjen nga ish kryeministri Sali berisha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale.

“Sjellje banditeske ndaj punonjesve nga drejtori i ujesjellesit!” e nis postimin Berisha, duke vijuar:

“Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!
Drejtori i emeruar nga Eduart Shalsi ne Ujesjellesin e Pogradecit, Johan quhet, ju ben terror punonjesve profesioniste prej vitesh per largim nga puna, madje me nje metode terroriste duke ju hequr ditet e punes, dite ne te cilet keta punonjes kane fakte qe kane qene ne pune dhe madje duke lene gjurme ne ato dite.
Nje urdher te tille e ka marre nga deputet i Shalsi pasi kerkon te punesoje njerzit e PS!

Ju lutem anonim sepse keta legena ndjekin gjithe fisin si ne kohen e komunizmit!

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria, jo më nën monitorim për pastrim parash

Respekte doktor!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Top Channel i quajti banorët “shpellarë”/ Eni Vasili sherr live me Klevis Balliun

Publikuar

-

Nga

Ish deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ndezur sherrin me moderatoren e “Open”, Eni Vasili, gjatë emisionit të mbrëmjes së sotme ku po diskutohet rreth prishjeve që po ndodhin në zonën e Astirit.

Konvertimi i debatit në sherr ka ndodhur kur diskutimi u kanalizua në dhunën që banorët protestues ushtruan ndaj gazetarit të TV “Top Channel”, Andi Bora. Klevis Balliu vlerësoi se nuk u dhunua gazetari por emri i telvizionit, ndërkohë që moderatorja Vasili korrigjoi duke përkufizuar: “Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”.

“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”, ka këmbëngulur Balliu.

“Jo, jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë?” iu kundërpërgjigj Eni Vasili, e cila u kërkoi banorëve të kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora. Banorët e Unazës së Re kërkuan falje, ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu nuk pranoi ta bënte një gjë të tillë.

LEXO EDHE:  ILDKP, kallëzon penalisht Alaudin Malajn, dyshime per pastrim parash

“Klevis mos ndërhyj, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë!”- i tha Eni Vasili, Klevis Balliut, pasi në krah të moderatores Vasili i doli dhe analisti Andi Bushati.

“Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë e pastër ndaj gazetarit. Kjo nuk duhet të ndodhë”, vlerësoi Andi Bushati, gjë që e detyroi çunin e Fahri Balliut të pranonte se nuk ka patur një deklaratë nga TV “Top Channel”, që ti ketë etiketuar banorët “shpellarë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE