LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me armë, drogë dhe 2.7 milionë me vete/ Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

17 Tetor 2019, 08:44, Kronika CNA
Qarkullonte me armë, drogë dhe 2.7 milionë me vete/ Arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor e koduar ?Liqeni?.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi Bledi Haka, 38 vjec Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;
– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;
– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;
– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;
– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;
– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ?Mbajtja pa leje e armëve të ftohta? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?./CNA.al

Lajmet e fundit nga