Connect with Us

Përpunonin dhe shisnin drogë në lokal/ Në pranga dy persona

Politikë

Përpunonin dhe shisnin drogë në lokal/ Në pranga dy persona

Publikuar

-

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për posedim, përpunim dhe tregtim të lëndës narkotike.
Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale J. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative “Shqiponjat” zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përpunimi”. Ata ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh dhe kapën në flagrance dy të rinjtë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni “Përpunimi”
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”. Sekuestrohet kokainë dhe disa peshore elektronike. Në pranga dy persona që posedonin, përpunonin dhe do tregtonin lëndën narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh përpunohej një sasi lënde narkotike kokainë për t’u hedhur në treg, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja” zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përpunimi”, si rezultat i të cilit u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
J.H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.
Shtetasit e sipërpërmendur, në fshatin Karakullak, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh janë kapur në flagrancë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.
Në kuadër të këtij operacioni policor u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 30 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve“, e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE-OHDIR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE-OHDIR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ OHDIR për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në news 34, Lubonja tha se raporti, nuk ka ndikim kushtetues në vend, pasi përfundimet e saj vijnë në formën e sugjerimeve.

Sipas tij rol më se shumti në vend luajnë ambasadat, e ato, i kanë njohur zgjedhjet.

Lubonja vuri në pah, se SPAK duhet të hetojë pretendimet e ngritura nga opozita, por një gjë të tillë e gjykoi si të vështirë për të ndodhur.

“Qartazi OSBE nuk është një organizëm aq me peshë sa dhe të vendosë realisht politikat, ndryshimet. Jo vetëm që është organ i jashtëm, por edhe influenca e ndërkombëtarëve në Shqipëri, nuk është e lidhur me OSBE, por siç e dimë ambasada e SHBA, BE, të cilët paradoksalisht nuk pritet që ta japin këtë raportin për gjykim, por e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Ç‘vlerë ka kjo për korrigjim. Ne thellohemi, jo korrigjohemi. Sigurisht standardet janë të dyfishta të atyre që japin këto raporte. Në Austri ku ka qenë OSBE në Vjenë, vetëm 2 qendra votimi që u mbyllën më herët seç duhet dhe në një vend se s’kishte njerëz më, u ankuan dhe Gjykata Kushtetuese i ripërsëriti zgjedhjet. Këtu luhet loja e ambiguitetit. Pushteti vazhdon e korrigjim nuk ka. Nëse vazhdon minimumi 20 vjet kështu, edhe këta të OSBE duhet të vijnë dhe ta ta thonë më qartazi dhe prerazi.

Kur sheh raportin e OSBE, përsëri lind nevoja e hetimit. Patronazhistët dalin qartazi si shkelje e ligjit. Problemi është se cili do e hetojë. SPAK? Ky është problemi te ne. Kur s’ke institucione të hetojnë këta do të vijojnë kështu. Ai i SPAK s’duhet të marrë urdhra nga askujt. Nuk është hapur dosja e patronazhistëve asnjëherë. Ata shpejt thërritën Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun se kush ia dha. U treguan të gatshëm për të treguar se kush e spiunoi PS.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë në Tiranë ku policia gjatë aksionit ka shtrirë në tokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj.

Basha shprehet se ky është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqjet në PD e Korçës/ Lisandër Hoxha përgëzon demokratët: Përgjegjshmëri e lartë politike

Publikuar

-

Nga

Dorëheqjet në PD e Korçës/ Lisandër Hoxha përgëzon demokratët: Përgjegjshmëri e lartë politike

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka përshëndetur dorëheqjen e 13 zyrtarëve në PD e Korccës.

Në reagimin e tij, Hoxha thekson se sjellja e Lulzim Bashës prej krenaristi arrogant pas humbjes turpëruese të 25 Prillit i vuri kapakun pamundësisë për të bashkëjetuar nën nje çati politike me hipokrizinë.

Ai shton se distancimi nga Basha sot është përgjegjshmëri e lartë politike.

“Pershendes veprimin e PD Korçe, e cila nuk perfaqesohet dot me vlerat e tjetersuara te Partise Lulokratike!

Jemi mijera demokrat, te cilet kemi nje revolte ndaj uzurpatorit te Partise Demokratike me modelin e tij prej burokrati humbes. Sjellja e Lulzim Bashes prej krenaristi arrogant pas humbjes turperuese te 25 Prillit i vuri edhe kapakun pamundesise per te bashkejetuar nen nje çati politike me hipokrizine.

Largimet nga Basha nuk quhen largime nga PD, pasi Luli nuk eshte dhe nuk ka qene kurre PD-ja.

Distancimi nga Basha sot eshte pergjegjshmeri e larte politike, e cila tregon se jemi ne politike per vlerat dhe jo per pazaret bashkeqeverisese te stabilokracise. Elektorati yne ndihet i neveritur nga ky atrofizim i mendimit politik brenda PD dhe pret reagime nga njerezit e pergjegjshem te strukturave tona.

Zoti i bekofte Demokratet, antikomunistet dhe patriotet e djathte qe neverisin sherbetoret e shitur te George Soros brenda PD!“/CNA.al

LEXO TE PLOTE