Connect with Us

Pas Francës, edhe Holanda i thotë “JO” Shqipërisë

Politikë

Pas Francës, edhe Holanda i thotë “JO” Shqipërisë

Publikuar

-

Pas Franës edhe Holanda i ka thënë “JO”  çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Kryeministri holandes Mark Rutte është shprehur se mbështet nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipëria duhet të realizojë detyra të përcaktuara për të marrë ‘ok’-in.

‘’Ju e dini pozicionin tonë, për Shqipërinë është jo. Nuk ka avancime ose ndryshime. Shqipëria ka shumë detyra për të pëmbushur. Maqedonia e Veriut është në pozicion më të mirë. Parlamenti jonë ka dhënë një ‘jo’ të qartë për Shqipërinë’’, u shpreh para mediave sonte në mbrëmje kryeministri holandez Rutte./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Betimi i gjyqtarëve duke anashkaluar Presidentin/ Komiteti i Helsinkit letër Manjës dhe Kuvendit

Publikuar

-

Nga

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manjës dhe Kuvendit, lidhur me ndryshimet ligjore për betimin e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese duke anashkaluar Presidentin.

Komiteti i Helsinkit deklaron se betimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet me shkrim dhe atributet që Kushtetuta i ka caktuar Presidentit, s’mund t’i jepen një tjetri.

“Lidhur me këtë propozim, KShH vlerëson se ceremonia e betimit që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet me formë të shkruar, pasi betimi në vetvete, si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizikë të personit që betohet do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, para Presidentit të RSH. Gjithashtu, sikurse dihet atributet që i ka dhënë Kushtetuta një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër”, thuhet në letër, ndërsa më tej theksohet se anashkalimi i betimit te presidenti, mund t’i japë fuqi prapaveruese gjyqtarëve.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës tregon sekretet/Çfarë ndodhi dje në tryezën me Ramën

LEXO EDHE:  Çmendet Fahri Balliu/ Del kundër hapjes së negociatave

“Përveç argumenteve të përmendura më sipër, KShH vlerëson se ky parashikim mund t’i japë fuqi paravepruese, gjyqtarëve të zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar që janë zgjedhur sipas legjislacionit në fuqi”, nënvizon Komiteti i Helsinkit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta takon Ambasadoren e Kanadasë/ Zbulohet çfarë diskutuan

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot Ambasadoren e Kanadasë, Alexandra Bugailiskis.

Kreu i Shtetit e ka falenderuar, pasi qeveria e saj ka si prioritet mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Gjithashtu presidenti ka vlerësuar bashkëpunimin në fushën politike dhe në atë të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

“Inkurajova për më shumë investime kanadeze në Shqipëri. Shpreha mirënjohjen e thellë për integrimin model të diasporës shqiptare në Kanada.

LEXO EDHE:  Çmendet Fahri Balliu/ Del kundër hapjes së negociatave

LEXO EDHE:  Çmendet Fahri Balliu/ Del kundër hapjes së negociatave

Kërkova sa më shpejt ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, që do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada. Shpreha bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen”, nënvizon Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po tenton të eleminojë fizikisht Ramën”/ Frrok Çupi zbulon 3 planet e Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka bërë deklarata shumë të forta pasditen e sotme, lidhur me aksionet që ka ndërmarrë presidenti Ilir Meta ndaj qeverisë.

Çupi pretendon se Meta thotë gjëra pa vlerë dhe të paqena, ndërsa tregoi kush janë sipas tij 3 planet e Kreut të Shtetit.

Sipas tij, presidenti ose po tenton të eleminojë nga politika kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, ose të shkaktojë kaos, ose të eleminojë fizikisht kryeministrin Edi Rama.

“Brenda opozitës po ndodh një tërmet nga më të rëndat që mund të ketë një lëvizje politike. Ilir Meta duke e ditur që nuk është më President po kërkon të kapë PD-në për të eleminuar kryetarin e opozitës, për ta nxjerrë në një parti të vogël, që të lidhë koalicion me partinë e dytë opozitare më të madhe.

LEXO EDHE:  Negociatat, justifikohet Rama/ “Një forcë e brendshme politike po tenton t’i pengojë

LEXO EDHE:  “Po na shkelin me këmbë çdo ditë”/ Nuk përmbahet Fatos Lubonja

E dyta është se Meta po bën marrëzi për shpërndarjen e Parlamentit, po tenton të shkaktojë një kaos. Ose ka në mendje një akt barbar siç është eleminimi fizik i kryeministrit. Politika ka vrarë shumë njerëz, ka vrarë liderë të mëdhenj shumë, njëri që tentoi të vrasë kryeministrin, vrau veten dhe ne kemi një ngjashmëri shumë të madhe në këtë rast. Ose do eleminohet fizikisht kryeministri, ose do dorëzohet se këta nuk bëjnë politikë, vetëm terror fizik”, theksoi analisti në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE