LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakica serbe në qeverinë e re?/ Ja si përgjigjet kandidati për Kryeministër

17 Tetor 2019, 20:00, Kosova & Bota CNA
Pakica serbe në qeverinë e re?/ Ja si përgjigjet kandidati

Trajtimi politik i pakicave serbe në Kosovë dhe përfshirja e njerit prej përfaqësuesve të partisë së tyre “Lista Serbe”në kabinetin e ri qeveritar “Kurti”, ka qenë një tjetër çështje për të cilën kandidati për kryeministër i Kosovës ka folur nga tryeza e emisionit “Real Story”.

“Unë nuk kam problem me ?Listën Serbe?, unë nuk kam asnjë problem pse është serbe, por sepse nuk është parti. Në fakt është shtet, instrument i Beogradit. Parregullsi të mëdha ka pasur në vendbanimet me shumicë serbe. Trysnia ndaj serbeve për të votuar ?Listën Serbe? ka qenë e tmerrshme. Një ministër duhet të jetë serb, jo detyrimisht nga ?Lista Serbe?. Por ata duhet ta miratojnë. Nuk do të jetë e lehtë. Unë do ti shërbej si Kryeministër komunitetit serb pa asnjë dallim,” ka thenë Albin Kurti./CNA.al

Lajmet e fundit nga