LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mitro Çela/ Tarasi në histori italiane

17 Tetor 2019, 13:00, Satire Politike CNA
Nga Mitro Çela/ Tarasi në histori italiane

?Në qoftë se diçka nuk nis mbarë, gjithçka do të shkoi ters!? Ky paradoks me origjinë amerikane, shkruar tek Ligjet e Mërfit, sikur është gatuar për familjen time?Vite më parë, javën e dytë të korrikut, me diellin saç prapa zverkut, mbritëm në Modunjo, një qytet brenda zonës industriale të Barit. Atje banon prej 30 vjetësh nipi im. Sa mbriti në Itali, u martua me një italiane të fisme, dhe në bashkëpunim bënë një djalë e një vajzë.

Për të ndihmuar Italinë, nipi ka marrë me vete gjithë familjen.
Sipas zakonit shqiptar, ende pa e ?tretur? lodhien dhe sëkëlldinë, Ezmerka vendosi të bëjë një vizitë në supermaket, sepse e bija e Zeqos majë thanës, i kishte thënë se Italia është më e lirë se Shqipëria.

Kur u kthyem nga Bari në Modunjo ndodhi hataja. Në fillim ngatërruam rrugën. Ndaluam makinën për të pyetur një djalë azgan, që qëndronte hipur mbi një motorr të markës japoneze. Ai, me shumë mirsjellje na tregoi rrugën… dhe pa shumë takt ja rrëmbeu nga dora gruas një nga çantat. Për fatin e zi të hajdutit, çanta në vend të parave dhe pasaportës, kishte disa mallra ?alla-Frenga? që I blemë në supermarket.

Që nga ai çast, na u fut lepuri në bark. Për të nxjerrë lepurin, nipi na propozoi të bënim, jashtë pushimeve, dy vizita.
Ditën e pare shkuam në Çezena. Shëtitëm pallatin dhe kopështet e mbretit të Napolit. Biro o Mina! Bukuri e rrallë! Para e derdhur lumë! Histori nga ato me ?brirë?. Mua, që në shumë raste më pret truri eksiq, regjistrova vetëm njerën:
Mbreti me mbretëreshën flinin të ndarë! Secili kishte dhomën e vet të gjumit. Nuk u trashëguan, sepse mbreti vdiq nga sifilizi në Vjenë! Po si ndodhi kjo hata, kur flinin veç e veç? Kush ta ketë përdredhur?…Shkenca ende, nuk e ka ndarë shapin nga sheqeri

Ditën e dytë shkuam në Napoli. Sipas ciceronin, qyteti i tretë në Evropë, pas Parisit dhe Londrës, për pasurinë arkeologjike dhe kulturore. Por mendja ime përsëri punoi ters. Regjistroi një ngjarje makabër. Pikërisht në Kështjellën e Re ( Fortesa Angevin), simbol I bukurisë së qytetit. U ndërtua në vitin 1282.

Në vitin1346 në Napoli në fron ishte mbretëresha Johanë. Vetë kishte zgjedhur hungarezin Andrea për burrë. Pasi kaluan disa vjet të lumtur, mes tyre plasi sherri. Sebep I shkreti pushtet. Në mëri e sipër Johana e murrosi burrin, duke imituar legjendën e kalasë së Shkodrës. Pas dy vjetëve, vëllai I Andresë pushtoi kështjellën. Duke qënë liberal dhe sevdalli, nuk e murosi kunatën, por e detyroi mbretëreshen të marri rrugën e mërgimit në Francë!

Ndërsa zonja u bënte ?zbor? dyqaneve, unë nisa të shëtis rrugëve?Ja një fytyrë e njohur? Ishte miku im Meti, dikur ujk deti, dmth., marinar, sot është emigrant në Itali. Botë e vogël,- i thashë unë. Pas 20 vjetësh u takuam në Napoli. Meti nisi të më tregoi, pa e pyetur.

“Lashë detin, për një ofiçinë të flamosur në Piza të Italisë. Pronarin e kam koprac. Një ditë i thashë: Më shto rrogën!?Ai ngriti supet dhe më tregoi xhepat.”
-Po nuk më dhe më shumë para, do të thyej tornon!…Do më futësh në burg?…Të gënjen mëndja! Unë jam Proletar. Këtë fjalë të huaj na e solli Tarasi. Në shqip ?Proletar? do të thotë Për- litar! Dmth-në, që unë nuk kam se çfarë të humbas, veç litarit nga qafa! Thyej tornon dhe ja mbath në Zvicër!..
-Ke të drejtë o Për-litar! Do të ta shtoj rrogën, edhe pse Italia është në krizë, për faj të Berluskonit, që më shumë vret mëndjen për ?tangat? e çupakave nga Maroku, se sa për hallet e sovranit! Por më parë dua të më thuash: Kush është ky Tarasi!

-Ishte usta mbi usta, Komandati Legjendar I Luftës Nacional-Çlirmatare! Enver Hoxha, I thonë! Në fillim të luftës u mblodhën ilegalët. Thanë t’i gjejnë një pseudonim shokut Enver, sepse mos na shkoi për dhjamë qëni, dhe ku të mbytet pastaj komunizma shqiptare! Le ta quajmë Ta-Ras, tha njeri, sepse do vijë një ditë që do të na e rasi të gjithëve!?Dhe I doli fjala!…Na del në ëndërr si lugat, edhe pse ka 38 vjet që ka shkuar tek të shumtët?!

Lajmet e fundit nga