LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi nxjerr “blof” Spiropalin/ Keni 20 vite që vidhni

17 Tetor 2019, 08:52, Politikë CNA
Murrizi nxjerr “blof” Spiropalin/ Keni 20 vite që vidhni

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka marrë fjalën në senacën plenare të Kuvendit, pas ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera tha se ekonomia është rritur, papunësia është ulur, etj.

Por, Murrizi ka nxjerrë ?blof?, Spiropalin, ndërsa u shpreh se nëse Shqipëria do të ishte kaq e begatë, se ç?pretendon ministrja, shqiptarët nuk do të ishin të detyruar të merrnin rrugët e Europës.

?Sipas ministres jetojmë në një shtet të begatë. Por, po të kishte punë, po të ishte siç thotë ministrja, shqiptarët nuk ishin arratisur drejt rrugëve të Europës. Franca e tha qartë, se arsyeja pse nuk hapin negociatat është se na keni rritur numrin e këtyre hallexhinjve?-tha Murrizi.

Më tej, ai zbardhi shifra të frikshme, ndërsa deklaroi se ?Kam parë raportin e KLSH. Mbi 600 milion euro ka shteti detyrime për vendime gjyqësore të paekzekutuara?.

Po ashtu Murrizi tha se 2.2 miliard euro janë kontrata PPP, të cilat sipas tij janë lidhur me firma, që nuk kanë asnjë lloj takati për realizimin e atyre projekteve gjigante.

Më tej, ndërsa iu përgjigj Spiropalit, e cila tha se janë rritur shpenzimet për çështjet sociale, më tej Murrizi tha ?Sa është ngritur pensioni i një pensionisti? 1 mijë apo 2 mijë lek të vjetra?

Nëse shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të fusin në xhep ngritjen e pensionit thojini se kur do ti marrin?.

Gjithshtu Murrizi ?fshikulloi? ashpër klasën politike, e cila sipas ka të paktën 20 vite që vjedh.

?Keni 20 vite që vidhni bashkë. Për këtë merreni vesh shumë mirë me njëri-tjetrin?-tha Murrizi.

Lajmet e fundit nga