Politikë
“Më mirë vonë sesa kurrë”/ Pendohet Monika Kryemadhi: Ndjes publike të gjithë shqiptarëve

Nga studio e emisionit “Opinion”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu ka kërkuar një ndjesë publike të gjithë shqiptarëve për votën dhënë Edi Ramës në 2013. Sipas saj, nisma për stabilitetin e vendit do të përfundonte me sjelljen e stabilokracisë që do t’i shërbente krimit të organizuar.
“Më mirë vonë sesa kurrë për të kuptuar gabimet. Iu them të gjithë shqiptarëve më falni për votën që kam dhënë në zgjedhjet e 2013 për Edi Ramën kryeministër. Pse? Sepse kjo ishte një nga gabimet më të mëdha. Ishte për hir të stabilitetit, por në këtë mënyrë ne instaluam stabilokracinë, e cila i shërbyer krimit të organizuar që me Saimir Tahirin si Ministër të Brendshëm, që me mungesën e konsensusit dhe vazhdimin e LSI-së për votimin e 7 ligjeve, e për të vazhduar për të kapur Reformën në Drejtësi. Të gjitha këto kanë qenë gabime të cilat sot ne po i paguajmë”, është shprehur Kryemadhi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Katër faktet që tregojnë sondazhet
Dy javët e fundit, mediat janë mbushur me sondazhe të vazhdueshme nga kompani të cilat kanë bërë edhe më parë në Shqipëri të tilla përllogaritje...