Connect with Us

Kush janë drejtorët e krimbur të Rilindjes në Korçë

Politikë

Kush janë drejtorët e krimbur të Rilindjes në Korçë

Publikuar

-

Rilindja nuk është thjeshtë projekti i Edi Ramës në qeveri, por rrënjët e saj janë më të thella e të forta në bazë. Në qeveri s’ka ministra kaq jetë gjatë sa drejtorët e Rilindjes, në shumë prej qyteteve të Shqipërisë.

         Artur Qeramixhi

Sot po sjellim disa shembuj nga Korça, ku drejtorët e Rilindjes kanë zenë krimba në karrige apo janë krimbur në para nga pushteti i tyre. Faktet dhe argumetat flasin vetë.

Artur Qeramixhi, drejtori i OSHEE në Rajonin e Korçës është një nga shembujt më domethënes. Ka 6 vite në karrige dhe në Korçë mjafton të pyesësh në strukturat e PS-së apo të opozitës dhe mëson performanën e këtij rilindasi.

Jo vetëm i është krimbur karrigia, por është krimbur në para të thotë. Tregojnë edhe historinë kur ju vodh shtëpia, por nuk deklaroi kasafortën e vjedhur me shumë dyshime se nuk dinte sa lëkë kishte brenda.

            Agim Pili

Nga pas nuk ngelet edhe vartësi i tij Agim Pili, drejtori i OSHEE për qytetin e Korçës është një tjetër shembull karrige krimburi i  pushtetit të Rilindjes.

Dy ikona të 6 viteve pushtet me suksese në pushtet e para nga Rilindja, ndërsa socialistët e qytetarët ngelen rrugëve eksponentë diku edhe jo të spikatur të PS kalben në krye të institucioneve.

LEXO EDHE:  Partia Socialiste zgjedh kryetarët e Komisioneve të Parlamentit

Por, le të shohim edhe një shembull tjetër, Petrika Tollkuçi drejtor i ISKSH, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Korcë.

        Petrika Tollkuçi

Ky është edhe më spektakolari nga disa shembuj që po sjellim. Socialistët e emëruan si koordinator për punësimet sapo Rilindja erdhi në pushtet. Por në atë kohë plasën edhe thashethemet mes socialistëve, një vend pune si infermier, apo mësues po shkonte nga 3-5 mijë euro. Këto lekë kërkoheshin në zyrat e Rilindjes ku koordinimin e kishte Tollkuçi, dhe jo tek drejtoritë që kishin kompetencat. Punësimet shkuan tek Rilindja, aty ku bëhej dhe batërdia. Sot ai është një drejtor karrige krimbur dhe i krimbur në para nga pushteti i Rilindjes, me kohë të pjesshme punon si drejtor, full time është kamarier e banakier në bizneset e tij.

Këta janë tre emrat e parë, por ka shumë në Korçë, ku Rilindja po krimb në pushtet e para drejtorët e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA: Presim përgjegjshmëri nga udhëheqësit e vendit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Kim bën me dije se me Bashën, Ramën dhe Metën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, pritjet e SHBA dhe për donacionet për rindërtimin pas tërmetit.

Ambasadorja thekson se rindërtimi duhet të bëhet në mënyrë transparente, ndërsa liderët  duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Me referencë specifike në konferencën e donatorëve në Bruksel, ne besojmë se pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Ne diskutuam gjithashtu për pritjen tonë se do të ketë transparencë dhe përgjegjshmëri gjatë gjithë këtij procesi. Përtej konferencës së donatorëve, diskutova edhe hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët dhe muajt e ardhshëm, duke demonstruar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Ne presim që liderët e Shqipërisë të sillen në një mënyrë të përgjegjshme dhe të mos kenë si qëllim të përfitojnë nga populli shqiptar”, thekson Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqi ndaj Balliut dhe banorëve të Astirit/ Basha akuza të forta Prokurorisë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë, për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Klevis Balliut dhe disa protestuesve të Unazës së Re.

Sipas tij, Prokuroria është kapur dhe është bërë palë me vjedhjen, ndaj pretendon se nuk po heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por po përndjek dhe merr të pandehur qytetarët.

Basha paralajmëron se opozita nuk do ndalojë së denoncuari aferat korruptive në Unazën e Re.

“Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës.

Në emër të Partisë Demokratike dua të bëj të qartë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj korrupsionit dhe dhunës qeveritare. Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij. Akte të tilla dëshmojnë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur!”, thekson aio në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Vettingu shkarkon kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë

LEXO EDHE:  Zbulohet lëvizja e radhës/ Ja çfarë do të bëjë Lulzim Basha të hënën

Ndërkohë, kujtojmë se Balliu publikoi sot një dokument ku ishte stampuar fotoja e një shtëpie dhe ngriti akuzat se e vetmja banesë e pa prishur në Astir, është ajo e prokurores Elisabeta Imeraj./ CNA.al

“E vetmja shtëpi që nuk preket në Astir”/ Klevis Balliu denoncon prokuroren dhe dosjet e bujshme që ka mbyllur

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Paketa Anti-KÇK cënon lirinë”/ Avokatja e Popullit thirrje Parlamentit

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka folur sot për paketën “Anti KÇK”, që e cilësoi si antikushtetuese.

Ballanca deklaron se kjo paketë kufizon lirinë e individëve dhe të drejtata e njeriut.

“Rregullat thelbësore që ne kemi parashikuar në Kushtetutë janë e drejta e lirisë e cila është e garantuar dhe nuk mund të cënohet nga ana e shtetit. Ka një problematikë në lidhje me shtetin e së drejtës që është paraqitur edhe nga avokati i popullit. Krimi duhet luftuar dhe duhet garantuar siguria publike, por kjo duhet të bëhet me mjete të ligjshme. Konventa ka përcaktuar se deri në çfarë limiti mund të bëhet kufizimi i këtyre lirive, që janë të pacënueshme. Janë shumë të rëndësishme të drejtat e njeriut edhe të drejtat e kriminelëve. Jemi në proces vlerësimi, me të drejtën e opinionit nuk pranohet më asnjë proces vlerësimi”, u shpreh ajo në studion e Abc News.

Sipas saj, paketa është në shkelje të ligjit dhe për këtë i bëri thirrje Kuvendit dhe politikës të reflektojë.

LEXO EDHE:  PS mbledh Asambletë në Shkodër e Kukës/ Ja mesazhi i Ballës

LEXO EDHE:  PS mbledh Asambletë në Shkodër e Kukës/ Ja mesazhi i Ballës

“Shkelja egziston sot nuk ka ende një Gjykatë Kushtetuese që të japë zgjidhje. Pres që Parlmaneti të reflektojë, ne nuk jemi për lirinë e krimit. Politika në Shqipëri duhet të reagojë. E drejta e qeverisë për të bërë ligje është shumë e kufizuar”, theksoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE