Connect with Us

Kronologjia/ 6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat

Politikë

Kronologjia/ 6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat

Publikuar

-

Historia e qeverisjes së Edi Ramës është mbi të gjitha një mashtrim lidhur me hapjen e negociatave. Ai erdhi në pushtet me premtimin se ato do të hapeshin që në vitin e parë të qeverisjes së tij. Pasi në opozitë kishte bllokuar tre ligjet e famshme duke i kushtëzuar me qarkun e Fierit, si kryeministër ai shpresoi se kjo pengesë kishte rënë.

Por, problmet filluan shumë më shpejt.

Tre vite pas fillimit të qeverisjes, në nëtor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BE-së në Bundestag, erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Kryeministrit Rama mendimin e shumicës parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar shtatë kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre.

Në vend që të reflektonte, Rama, që atëherë mbante një monolog të përjavshëm në Facebook e sulmoi Krichbaum dhe pretendoi se zërat e deputetëve si ai kudo në Gjarmani, Holandë apo Austri janë të parëndësisëhm (mos e humb videon poshte ku sulmon edhe Lapsi.al). Ai pretendoi se vendimin për hapjen e negociatave e marrin krerët e qeverive dhe jo parlamentarët e vendeve të BE-së.

Në fakt, do duheshin tre vjet që Bundestagu sikurse i ka numeruar Lapsi.al, të shtonte edhe më shumë kushte se Krichbaum, që Rama ti quante kushtet normale dhe vendimin e parlamentit gjerman si fitore.

Por gjithësesi do të vinte dita që shefi i qeverisë të hapte shampanjën, të dekoronte ambasadorët me thirrjen: Negociatat u hapën. Po ti kthehesh sot qëndrimeve të tij ato duken qesharake. Në 26 qershor të 2018 ai shkroi në Twitter se Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen ne portën e BE, duke u tallur edhe me ata që ishin treguar skeptike ndaj rezultateve të rilindjes (poshtë).

Pas vendimit të Këshillit Europian në qershor 2018 Rama pretendonte se Këshilli kishte vendosur që negociatat do të hapeshin në qershor 2019 dhe takimi i qershorit 2019 ishte thjesht një takim formal për të shënuar fillimin e negociatave. Për ta bërë sa më të besueshëm këtë pohim, ai dhe zëdhënësit e tij deklaruan se Komisioni Europian ka filluar procesin e ashtuquajtur “screening”, analizën e gjendjes aktuale të legjislacionit dhe standardeve për të vlerësuar se cilat janë çështjet që duhet te negociohen.

Në fakt, në verën e 2018 opinioni u nda në dysh, në ata që bërtisnin “data, data”, dhe ata që thoshin se po s’u plotësuan kushtet, negociatat mund të mos happen dhe data e caktuar në dhjetor 2019 për të filluar bisedimet mund të binte.

LEXO EDHE:  Plas në PS/ Deputeti del kundër Ramës  

Gjendja ku jemi sot e tregon qartë se kush mashtroi një vit e ca më parë.

I kapur në mashtrime të njëpasnjëshme Rama do fillonte të ndryshonte gjuhën duke thënë se ngelja në klasë e Shqipërisë ishte më shumë problem i brendëshëm i BE sesa mosrealizim i objektivav nga qeverisja e tij. Por sa më shumë Shqipëria binte në humnerë, aq më shumë tek perendimorët fitonte pikë obsioni i ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia dhe shanci i hapjes së negociatave vetëm për Shkupin. Madje edhe kryeministri Zaev arriti të deklarojë se vendi i tij mbahej peng nga ne. Por për të kuptuar se sa herë ka mashtruar Rama në këtë poces është mirë të shihet kjo video, ku kryeministri bën përgjegjëse njëherë Europën dhe njëhertë PD për të njëjtin mossukses të tij (video poshtë).

Po e njëjta histori zinxhiri mashtrimesh do të përdorej edhe në rastin e Holandës. Qeveria Rama nuk i morri kurrë parasysh paralajmërimet e Hagës për kriminalitetin Shqiptar. Madje daullexhinjtë e kryeministrit këtu i bënin shantazh këtij vendi duke kujtuar se konsumonte më shumë drogra se ne, se porti i Rotërdamit qe hambari i narkotikëve të Europës, se ne veset i kishim eksportuar prej andej. Rilindja nuk reflektoi, për rezikun e JO-së për negociatat, as kur mori goditjen e parë. Rama e shpërfilli vendimin e parlamentit holandez në prill të këtij viti, për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Përgjigja e Ramës si gjithmonë: kanë hallin e politikës së tyre të brendëshme pra zgjedhjeve europiane, u justifikua Rama (video).

Por zgjedhjet përfunduan, Dhe përpos kësaj i njëjti parlament votoi JO dhe për negociatat. Nga parlamenti kryeministri përsëriti gënjeshtrën: “Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë ceshtje e Shqipërisë është trajtuat si një ceshtje e politikes së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama.

Por këto alibi rezultuan gënjeshtra të pasta. Sepse po të kishte hallin e politikës locale Holanda do ti trajtonte ashtu sikurse Franca njësoj edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë. Por ajo i tha PO Shkupit duke vërtetuar se e ka me mosukseset tona dhe jo për hallin e saj.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky kalvar 6 vjeçar gënjeshtrash qe Lapsi.al i ka mbledhur, kur u bind se as këtë tetor, negociatat që i kishte premtuar që në vitin e parë të qeverisjes, sërish nuk do të hapeshin, Kryeministri pa pikë turpi bëri statusin e Radhës: Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen”.

©Lapsi.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Betimi i Vorpsit tek noterja / Reagon PD: E kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bardhit betimi tek noterja i Vorpsit e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

“Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës”, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”
Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.
Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.
Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”
Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalin” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.
Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngritja e Kushtetueses/ Basha mesazh nga Saranda: Gjykata nuk falet natën në Surrel

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh nga Saranda lidhur me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Bashës për këtë qeveri është jetike, ta ndalë, ta bllokojë ose ta kapë reformën në drejtësi.

“Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese. O ta bllokojnë, o ta kapin, kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese. Sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një Gjykatë Kushtetuese që nuk bëhet tenderim, me përcaktim nga Ardian Dvorani do të vendosë në mënyrë të pavarur, dhe do të tregojë atë që treguat ju se 30 qershori ishte një proces fala”, u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës në Sarandë:
Dhe mesazhi i dytë që dua ta jap nga Saranda, në fakt mund ta jepja nga cilido qytet tjetër dhe nga kryeqyteti, është se për këtë qeveri është jetike, ta ndalë, ta bllokojë ose ta kapë reformën në drejtësi. Këta nuk duan reformë në drejtësi. Këtë nuk duan SPAK. Sepse SPAK-u i pavarur nga politika me prokurorë të kualifikuar, të cilët nuk falën natën në Surrel, është kërcënimi i madh për aferat korruptive. Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese.

O ta bllokojnë, o ta kapin, kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese. Sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një Gjykatë Kushtetuese që nuk bëhet tenderim me përcaktim nag Ardian Dvorani do të vendosë në mënyrë të pavarur, dhe do të tregojë atë që treguat ju se 30 qershori ishte një proces fals.

Do t’i japë fund ose do të ndalë përpjekjet për të kapur të gjithë pushtetet. Të gjitha i kanë kapur, dhe duan t’i çimentojnë tani. Pra, nuk ka faktorë më të rëndësishëm të interesuar për një drejtësi të pakapur, për një reformë në drejtësi që të ecë përpara siç e parashikon Kushtetuta, dhe jo siç e parashikon Surreli dhe mercenarët dhe sherbëtorët e Surrelit, por siç e parashikon Kushtetuta. Nuk ka faktor më të interesuar se ne, se Partia Demokratike, opozita. Nuk ka faktorë më të interesuar se ju, se biznesi. Kush më shumë se ju e ndjen në lëkurë barrën e padrejtësisë, faktin që nuk keni një derë ku të përplaseni, faktin që gjykatat administrative nën presionin e ventingut në vend që t’ju japin ju të drejtë sipas ligjit i japin të drejtë qeverisë. Të gjithë e dimë 95% të rasteve që përfundojnë në Gjykatat Administrative i fiton qeveria.
Po përse për këtë u bë reforma në drejtësi?!
Më përpara 70% i fitonte privati, tani 95% i fiton qeveria.
Pse?!
Sepse drejtësia është e kapur. Sepse Edi Rama dhe kjo qeveri kanë vetëm një qëllim, ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi.
Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional. Është një grusht kushtetues i cili ka për qëllim që në vend që qytetarët të kenë Gjykatën Kushtetuese për të cilën kemi dy vite, tre vite që të merren hapat për të formuar, të kenë një kukull të regjimit.
Mund t’ju duket si një debat juristësh, mund t’ju duket debat i stërholluar, por kastile i bëjnë të stërholluar që një qytetar i thjeshtë të mos e kuptojë, ta humbasn fillin, ta humbasin interesin dhe të thotë: “Kush merret me këtë punë, ja politika na futi prapë në këtë valle”. Prandaj e kanë bërë kaq të komplikuar.
Një qeveri e kapur në afera korruptive, një qeveri që do të grabisë pronat e qytetarëve, siç po bën në Himarë, në Sarandë, kudo në bregdet me koorporatën e investimeve, nuk do Gjykatën Kushtetuese të pavarur. Sepse një Gjykatë Kushtetues e pavarur i thotë “Ndal, këtyre veprimeve”. Se një Prokurori e pavarur e merr të pandehur kryeministrin, kabinetin, të gjithë pushtetin në qoftë se shkelin të drejtat themelore të qytetarëve, biznesit.
Ndaj jemi në një moment deciziv për të ardhmen tonë. Ndaj jam me shpresë se këto janë orët e fundit të një tiranie të një pakice ndaj një shumice. Për këtë ne kemi një vizion vlerash, normash, standardesh europiane, që fillon me një drejtësi të pavarur, me një Gjykatë Kushtetuese të fillojë nga detyra, të jetë një Gjykatë Kushtetuese e pavarur e formuar sipas Kushtetutës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush do të jetë Kryeprokurori i ri?/ Gent Ibrahimi mesazh të fortë Kuvendit

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë sot renditjen e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, ku i pari në listë me 459 pikë është renditur prokurori Olsian Çela, Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406 pikë, ndërsa në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi bëri të ditur se të gjithë kandidatët kanë tre ditë afat për të bërë ankimim për sa i takon vendimit të KLP-së.

Më tej, Ibrahimi tha se tashmë radhën e ka Kuvendi për të vendosur se kush do të jetë Kryeprokurori i ri.

LEXO EDHE:  Rama “shuplakë” bizneseve/ U munduam t’ju sensibilizojmë…

LEXO EDHE:  Kthim pas në kohë/ Çfarë duhet të kujtojnë demokratët për Ilir Metën

Po ashtu ai i drejtoi edhe një mesazh të fortë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa theksoi se “Nne dhamë shembullin me të cilin besojmë se i përgjigjemi mosbesimit dhe skepticizmit në lidhje me punën e KLP.

Kuvendi ka kompetencën të nxjerrë kë të dojë, por me frymën e reformës e cila i mëshon fort meritokracisë, Kuvendi duhet të votojë atë që ne renditëm të parin.”/ CNA.al

KLP bën renditjen e kandidatëve/ Ja kush kryeson garën për Kryeprokuror

LEXO TE PLOTE