Connect with Us

KLSH në sulm me kallëzime dhe ndjekje penale/ Arrin në 112 numri i drejtuesve

Kronika

KLSH në sulm me kallëzime dhe ndjekje penale/ Arrin në 112 numri i drejtuesve

Publikuar

-

Ka arritur në 112 numri i kallzimeve penale, nga ana e KLSH lidhur me shkeljet e kontatuara për drejtues të lartë dhe të mesëm në institucionet e shtetit për periudhën Janar – Dhjetor 2018.

Gjatë kësaj periudhe KLSH kishte bërë 41 kallzime, kryesisht në bashki, ZVRPP e Institucione shëndetësore.

Ndërkohë që kësaj liste i shtohen dhe 71 institucione të tjera.

Më poshtë lista e institucioneve

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 41 kallëzime dhe indicie penale, për drejtues
kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, konkretisht në këto institucione:

1) Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (Titullari i Institucionit);
2) Ministria e Kulturës;
3) Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (Indicie për dijeni, analizë dhe vlerësim
të elementëve të veprës penale).

4) Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë (Ish-përgjegjës i sektorit të legalizimit, Përgjegjës i
sektorit të legalizimit, Specialist i sektorit të hartografisë, Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë,
Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, Specialiste në
zyrën e legalizimit);
5) ZVRPP Malësi e Madhe (Ish regjistrues, Ish regjistrues, Ish specialist);
6) ZVRPP Elbasan (Specialiste, Specialist, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ishregjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Specialist, Specialist, Ishspecialist);
7) Enti Rregullator i Energjisë (ERE) (Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë);
8) Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (Zv.Drejtor i AAC);
9) Bashkia Belsh (Kryetar i Bashkisë, Drejtor i Bujqësisë, Ish – përgjegjës i Urbanistikës, Ish-juriste)
{Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së};

10) Bashkia Belsh (Kryetar i Bashkisë, Mbikëqyrës i Kontratës, Kolaudatore, Kolaudator);
11) Bashkia Rrogozhinë;
12) Bashkia Rrogozhinë (Mbikëqyrës i punimeve në shoqërinë “C..” sh.p.k);
13) Bashkia Rrogozhinë (Ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Qiradhënies së
Tokës Bujqësore të Pandarë).
14) Universiteti Fan S.Noli Korçë (Inxhinier Ndërtimi, më cilësinë e Mbikëqyrësit të Punimeve);
15) Spitali Universitar i Traumës;
16) ZVRPP Fier (Ish Regjistrues, Përgjegjës Zone, Jurist, Specialist, Zv/Regjistrues, Ish Regjistrues,
Specialist);

17) ZVRPP Tiranë (Ish Regjistruese, Specialist dhe Ish Përgjegjës Zone, Ish Përgjegjëse e Sektorit të
Legalizimeve, Specialist, Ish Specialist Hartograf, Përgjegjës Sektori);
18) Drejtoria Rajonale e Mjedisit Berat (Drejtor i DRM Berat, Tre Specialist të Vlerësimit të Ndikimit
në Mjedis);
19) Hekurudha Shqiptare Sha Durrës;
20) Spitali Rajonal Shkodër (Ish-Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër);
21) Bashkia Lezhë, ish komuna Ungrej (Administrator, në cilësinë e titullarit të AK, Ish-përgjegjëse e
Zyrës së Financës, në cilësinë e kryetarit të KVO, Nëpunës i Gjendjes Civile, Ish-sekretar i Këshillit të
Komunës);

LEXO EDHE:  SPAK fut në “ethe” 850 zyrtarë/ Drejt arrestimit ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë

22) Bashkia Lezhë, ish komuna Blinisht (Sekretar, në cilësinë e Kryetarit të KVO, Administrator,
Specialiste në Zyrën e Tatimeve, Ish-Arkivist, Specialist pyjesh);
23) Bashkia Lezhë, ish komuna Zejmen (Ish- Kryetar i Komunës, Ish-përgjegjës i Zyrës së Financës);
24) Bashkia Lezhë (Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit);
25) Bashkia Këlcyrë (Specialist i Kadastrës (në cilësinë e Kryetarit të KVO, Përgjegjëse e Zyrës së
Taksave dhe Tarifave Vendore (Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së), Inspektor i Taksave dhe
Tarifave Vendore (Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së);
26) Bashkia Konispol (Përgjegjësi i Zyrës së Financës, Drejtori i Urbanistikës, Specialiste Juriste,
Specialist i Drejtorisë së Urbanistikës, Specialist i Drejtorisë së Urbanistikës, Ish-Zv/Kryetari i
Bashkisë Konispol, Specialist i Drejtorisë së Bujqësisë);

27) Indicie për hetime të mëtejshme mbi veprime mashtruese në dëm të imazhit të KLSH-së, për
Znj.I.K., për konsumimi e figurës së veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar në nenin 143 të
Ligjit nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me ndryshimet përkatëse,
dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
28) ALUIZNI Lushnje;

29) ALUIZNI Qarku Durrës (Ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale,
Specialist/Hartograf, Specialist/Juriste);
30) ZVRPP Sarandë (Ish-Regjistruese, Ish-Zv.Regjistrues, Specialist Hartograf, Përgjegjëse e Sektorit
të Regjistrimit, Ish-specialist jurist, Ish- Specialist Jurist, Ish-specialist Jurist, Ish-Regjistruese, Ish
Specialist Jurist, Ish Specialist Hartograf, Ish Regjistrues, Ish Regjistrues);
31) Bashkia Dibër (Ish-Kryetar i Bashkisë, Drejtor i zyrës së Financës (në cilësinë e Kryetarit të KVO),
Ish-Përgjegjësit dhe Përgjegjësit e Sektorit (në cilësinë e anëtarit të KVO);
32) Bashkia Korçë (Ish-komunat Voskopojë, dhe Bulagerc);
33) Bashkia Kolonjë;
34) Bashkia Gjirokastër;
35) Bashkia Gjirokastër;
36) Bashkia Shijak (Kryetar, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor; Nënkryetar, në cilësinë e
Kryetarit të KVO; Ish Nënkryetar, në cilësinë e Kryetarit të KVO; Shefe Finance, në cilësinë e
anëtarit të KVO; Përgjegjëse e Sektorit të Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në
cilësinë e anëtarit të KVO);
37) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve3
(Zv. Drejtor i Përgjithshëm-Indicie);
38) Porti Detar sh.a.Vlorë (Drejtor i Shoqërisë);
39) ZVRPP Pogradec (Ish Rregjistrues, Specialist Hartograf, Specialist Jurist, Ish-Specialiste);
40) Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë (Ish-Drejtor);
41) Spitali Rajonal Durrës (Ish Drejtor, Ish Drejtore);

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Lëndohen nënë e bir në Fier

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 17:30 të mbrëmjes së sotme në fshatin Libofshë të Fierit.

Nga infomacionet paraprake, mësohet se ka shpërthyer një bombol gazi në banesë dhe të lënduar kanë mbetur nënë e bir.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale M.Z. dhe nëna e tij kanë marrë lëndime të lehta në trup, ndërkohë janë transportuar në spital, për të marë mjekimin e duhur.

LEXO EDHE:  Çmenduria e KLSH/Miliona lekë për reklama nga taksat e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti i KLSH -së/ Ja, çfarë gjeti Arta Marku në zyrat që i la Llalla

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, të cilat kanë shkaktuar disa dëme materiale në banesë. Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e  shkaqeve të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Avokati i Ervis Martinajt: Kërkesa e policisë është ‘Nul’

Publikuar

-

Nga

vendi ku ndodhi vrasja ne ish-bllok dhe ervis martinaj

Pas ultimatumit të OFL për deklarimin e pasurisë së Ervis Martinajt ka reaguar avokati i këtij të fundit.

Mirash Martini, ka deklaruar se klienti i tij Ervis Martinaj në asnjë moment nuk është subjekt i aktit normativ, pasi nuk është i dënuar qoftë brenda territorit të Shqipërisë, por edhe jashtë për veprat penale që ky akt-normativ, ka targetin për të vepruar juridikisht.

Sipas avokatit të Martinaj, nisur nga kushtet kur Martinaj nuk është i dënuar për veprat që parashikon akti-normativ, çdo veprim i mëtejshëm qoftë policor por edhe bllokim të aseteve kapitale dhe financiare nga policia, është qartazi “Nul”.

LEXO EDHE:  “Lufta e ftohtë” Rama-Meta/ Mazhoranca paralajmëron rrëzimin e Vitore Tushës

LEXO EDHE:  Paditen nga KLSH/ Zyrtarët e UKT-së përfundojnë në prokurori

“Ervis Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ nr.1 të Kryeministrit, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti…”-thotë avokati. Më tej mbrojtësi ligjor shton se “…bazuar në vendimet gjyqësore që kanë shqyrtuar kërkesat e prokurorisë, rezulton se në veprimet tij, nuk as dyshime se ai ka kryer veprën penale të vrasjes e aq më pak këtë vepër ta ketë kryer me paramendim…”-thotë avokati i Martinaj për Report Tv.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikoi 120 milionë euro kokainë/ Arrestohet supertrafikanti shqiptar

Publikuar

-

Nga

Policia italiane e Pordenones ka arrestuar një shtetas shqiptar për të cilin ishtë lëshuar një urdhër arresti europian për trafik ndërkombëtar të 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

Ndalimi i 42-vjeçarit me iniciale A.A, lindur në Mirditë, u bë pas një kontrolli rrugor të Policisë së Pordenones në një automjet tip BMË me ngjyrë të zezë me targa italiane.
Në automjet po udhëtonin 2 shtetas shqiptarë. Ekzaminimi dokumentave të tyre ka verifikaur se ndaj njërit prej shqiptarëve ishte shpallur nën urdhër arresti europian i lëshuar më datë 3 shkurt 2020 nga autoritetet greke pas një megaoperacioni për trafik lëndësh narkotike.

Shqiptari i kapur në Pordenone të Italisë akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Jugore e Qëndrore drejt Europës.
Ai akuzohet se nga shtatori i 2018 deri në janar 2020 ka trafikuar me anije nga Amerika e Jugut dhe ajo Qëndrore 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

LEXO EDHE:  KLSH nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për projektin e USAID-it “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”

LEXO EDHE:  “Lufta e ftohtë” Rama-Meta/ Mazhoranca paralajmëron rrëzimin e Vitore Tushës

Shqiptari i arrestuar rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal i strukturuar për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi i 42-vjeçarit shqiptar u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit grek, i cili kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE