Kronika
Kapen 51 kg kanabis dhe 100 fishekë/ Trafikantët i shpëtojnë policisë

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor antidrogë i koduar “Pult”.
Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.
Si rezultat i operacionit dhe veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, në momentin që kanë kuptuar që po ndiqen nga
Policia, këta dy shtetas kanë arritur të largohen, por po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Rrëfimi tronditës i Klodiana Lalës/ Drama e Komisar Ajetit dhe përqafimi prej babai me zemër të plagosur!
* 30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për ta shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas. Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të...

Nis “furtuna” në Prokurorinë e Përgjithshme/ Jep dorëheqjen shefja e kabinetit
Shefja e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme, Alketa Zifla ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas emërimit të Olsian...