LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju uroj gjullurdi të mbarë”, Rama ia “ngec” ministrit Cakaj pyetjet e panelit të “Open”

17 Tetor 2019, 20:23, Politikë CNA
“Ju uroj gjullurdi të mbarë”, Rama ia “ngec”

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për negociatat në BE dhe rrugën e vështirë të Shqipërisë, pasi pritet një jo, por nuk harroi që të bënte dhe batuta me gazetarët. I ftuar në emisionin ?Open? në Top Channel, Rama ka pyetyr me ironi se kush ishte Andi Bushati, pasi ishte në lidhje direkte dhe jo në studio përball të ftuarve.

Pas disa batutave Rama tha se nëse nuk kishte pyetje të tjera mund të largohej, dhe shtoi ?ju uroj gjullurdi të mbarë?.

Analisti Andi Bushati tha se ?ky debat nuk duhet bërë me shumë pasion dhe me ironi e ngritje zëri, jo sot të paktën?. Ndërsa Rama u përgjigj se ?Kush ishte ky zëri që me interferonte, teksa shtoi se është gjithmonë pasionant dhe nuk mendoj se debatoj në një sistem ku interferohem?.

?Unë jam këtu për tu përgjigjur, nëse nuk keni ju uroj gjullurdi të mbarë aty? ? tha Rama, duke ia lënë të gjithë pyetjet e gazetarëve të panelit për ministrin Cakaj i ftuar në ?Open? nga gazetarja Eni Vasili./OPEN

Lajmet e fundit nga